"Vrasësit që jepen me qira"

Categoria: Artikuj

Muxhahedinët Khalk nuk e arrijnë  nivelin e Pol Putit, Hitlerit , Sadamit dhe shumë të tjerëve, por  kur vjen puna për të kryer punë kundrejt pagesës janë të parët. Sado që muxhahedinët kanë vite që po lypin dhe nuk heqin dorë derisa si fillim të dalin nga lista e organizatave terroriste të Amerikës dhe Evropës, ne nuk duhet të harrojmë rrënjët e saj  të së shkuarës.  Nuk duhet t'i harrojmë ditët kur vrisnin dhe derdhnin gjakun e njerëzve të thjeshtë nëpër rrugë dhe bazare, ditët kur me emrin e "operacioneve inxhinierike" rropën lëkurën e shumë të rinjve dhe burrave me krimin e vetëm se mbanin mjekër. Ditët kur torturonin pengjet iraniane në Irak, ditët kur gjatë kohës së mbrojtjes së shenjtë i kishin vendosur mendimet dhe kapacitetet e burrave të tyre në dispizicion të Sadamit dhe trupat e  grave të tyre në dispozicion të oficerëve të lartë të Ba'thit.  Ditët kur i kthyen shpinën popullit të tyre  duke shitur veten me çmimin e tradhëtisë së atdheut. Ditët kur janë përpjekur të jenë miq të regjimit të Izraelit dhe vrasjet e shkencëtarëve bërthamorë të Iranit i kanë konsideruar si krenari të spiunazhit të tyre të paguar  ( sado që burimet e njohura të  muxhahedinëve  dhe informacionet rreth objekteve bërthamore të Iranit arritën në duar të Izraelit, ka dy tre vite që janë bërë objekt talljeje nga mediat perëndimore të cilat theksojnë se këto burime janë pa vlerë). Gjithashtu dhe ditët e sotme kur  kanë nxitur disa grumbullime  dhe bashkime në protesta të planifikuara , dhe kur kanë pasur dorë në disa kaose të brendshme, dhe kur  rezultatet e punëve të grupeve të tjera terroriste  i kanë regjistruar për hesap të tyrin duke i publikuar kudo. "Kryengritjet e brendshme i kemi organizuar ne" që kështu t'i japin jetë alarmit dhe të vërtetojnë që janë akoma gjallë . Duket sikur u kanë ngjitur mbi ballë kërkuesve të huaj dhe mendimit publik, pullën si të paditur që nuk e kuptojnë që  një organizate të pistë me bebilina , po të mos i mjaftojë racioni i përditshëm i bebilinave nuk do të mund të vazhdojë të  mbajë papastërtinë e saj.  Ata i marrin paratë e kaosit nga lopa plot qumësht e Trumpit (regjimi saudit)  dhe i hedhin në rrjetet virtuale dhe sajtet me klikime të pakta.

Në kohën kur qiramarrja e tyre ishte e rëndë, në ato ditë kur i kishin mbetur ende pak forca të reja  në kult, i shpenzuan të gjitha forcat e tyre në "Operacionin Mirsad" që kështu të ishin prezentë me të gjithë pagesën e qiramarrjes, si tanke dhe përkrahjen e Sadamit , në një sulm kundër Iranit , dhe fundin e këtij krimi gjithashtu e kemi parë.

Disa vite më parë , në afërsi të fundit të forcës së tyre, muxhahedinët u futën në mesin e kryengritjes së 2009 në mënyrë të përulur dhe të butë dhe roli maksimal që luajtën ishte projektimi i ngjarjes dhe  jo ekzekutimi i saj.  Tani marrja e tyre me qira është më e lirë se shumë vite më parë sepse jo vetëm që trupi i femrave të tyre nuk është më i ri  dhe i bukur për kryetarët e Partisë Ba'th, por as burrat e tyre nuk janë më të rinj dhe të fortë për të bashkëpunuar direkt në sulme terroriste. Por janë sa të të dojë qejfi mercenarë të paguar për bllofe, dhe mashtrime në hapësirën kibernetike. Ka disa vite që ata e japin veten me qira me këtë pretekst. Retorikë, mashtrim, bllofe dhe gënjeshtra që e bëjnë kryeministrin izraelit qesharak ,dhe me mashtrimet që kanë kryer, nuk është e mundur të kenë më mundësinë për të qenë të frytshëm për t'u marrë me qira dhe të kenë më klient.

Fatkeqësia e anëtarëve të këtij kulti është kjo që edhe ata të cilët janë në kundërshtim me Republikën Islamike dhe kërkojnë ndryshimin e regjimit nuk mbështeten më te ky karkalec i kalbur , sepse e dinë që në momentin që emri i muxhahedinëve do të bëhet publik në dosjen e ndonjë projekti, me siguri do jetë dita e fundit e mbështetjes së asaj dosje dhe opozite. Nuk e kemi harruar ende përvojën e pak kohëve më parë të rrjetit saudit. Aq shumë e transmetuan lojën kukull të muxhahedinëve drejtorët e atij rrjeti, saqë e humbën audiencën. Nuk e humbën audiencën për shkak se ishin nën kartën e sauditëve sepse ndoshta mund të  kishte shpresë që sauditët të ktheheshin në orbitë, por muxhahedinët nuk kanë asnjë shpresë për t'u kthyer sepse ky kult është shembull i ajetit  Kur'anor " të humbur në këtë botë dhe të humbur në botën tjetër". 

Në qoftë se do të shohim të shkuarën e mercenarëve të paguar, talebanëve, Al-Kaeda, ISIS, Ushtria e Drejtësisë, Fronti al- Nusra. Farak, Sepah Sahabeh,  Boko Haram, Fronti Islamik i Sirisë, Ushtria e Lirë e Sirisë, Ushtria e Pushtimit,  Ushtria e Muxhahedinëve dhe e Ensarëve dhe dhjetëra grupe të tjera terroriste të cilat kanë aktivitete në mbarë botën, pa dyshim vazhdojnë të ekzistojnë për shkak të dëshirës së një ose disa shteteve të huaja. Disa prej tyre përdorin  ide të bukura si mbrojta e humanizmit, Islamit,  shmangien e ndikimit të huaj dhe gjëra të tjera si këto si shkaqe të akteve të tyre terroriste, por në të vërtetë qëllimi dhe objektivi i tyre nuk është dhe aq i fshehtë dhe e dinë të gjithë që po të mos jetë përkrahja e disa qeverive të veçanta në këtë mes, terroristët nuk do të rezistonin kaq shumë.

Edhe terroristët e dhënë me qira të Rajavit, po të mos ishte burimi i përkrahjes nga vendet perëndimore dhe sauditët, nuk do të ishin në gjendje të siguronin as paratë e bebilinave të tyre. Sigurisht që ka mbetur pa u thënë që kursi dhe bursa e muxhahedinëve ka shumë kohë që ka arritur fundin  dhe është e domosdoshme që gjatë thirrjes së tyre publike, të deklarojnë të gjithë aftësinë e tyre produktive që të nisë fushata e re për  propozime  të ndryshme për marrjen me qira të muxhahedinëve që për shembull në vend të sulmeve ushtarake dhe shitjes së trupave të tyre ( që ka vite që nuk e kanë më këtë kapacitet) të japin oferta për shërbime një orëshe, për sekserë  shtëpish, për punëtorë lavazhi, për pastrim pishinash, për pastrim xhamash,  pastrim banjosh, etj. Sigurisht që duke patur parasysh kapacitetin aktual të muxhahedinëve, nuk mund të presësh më shumë se kaq nga ata dhe sigurisht që nuk do t'i punësojnë me çmim më të lartë.

Nga e kaluara ata kanë mbetur me damkën "Vrasës që jepen me qira" dhe nga ajo çfarë qytetarët kanë deklaruar në këtë fushatë të madhe, me siguri  që nuk ka vend për kthimin e tyre në Iran dhe është  më mirë që me formimin e një shoqërie të re aksionare, të deklarojnë gatishmërinë e tyre për punësim në ato zanate që përmendëm. Zemërimi i popullit iranian me muxhahedinët nuk është diçka që harrohet me kalimin e viteve.  Urrejtja e iranianëve për këta vrasës fëmijësh është aq e freskët saqë nuk venitet me ndryshimin e ngjyrave, rrobave dhe mënyrës së sjelljes.

 

 

 


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur