Përse Maryam Rajavi sillet me anëtarët e saj në Shqipëri sikur të ishin skllevër?

Categoria: Artikuj

Përse udhëheqësit e MEK mendojnë se duke marrë u marrë pensionin e azilantit mund t'i luajnë ata si gurë shahu? Është hera e disatë që udhëheqësit e organizatës për arsye që të mund të bëhen pengesë për lëvizjen nga ana e robërve  u marrin atyre me hile pagat që ua siguron UNHCR-ja, që kështu t'i mbajnë nën presion që të tërhiqen nga kërkesat e tyre. Në ditët e para kur erdhën në Shqipëri kishte shumë anëtarë që donin të ndaheshin nga organizata por ajo si gjithmonë me një shkathtësi ua ka marrë atyre të gjitha pagat që u jepte UNHCR-sa për statusin e azilantit që kështu të mos kenë para për asgjë, madje as për t'u telefonuar familjeve të tyre, por anëtarët nuk ktheheshin më pas dhe e dinin se çfarë duhet të bënin dhe se si t'i bënin ballë kësaj organizate. Ata dinin  si t'u qëndronin fjalëve të tyre që kulti të mos kishte mundësi t'i godiste. Një kult i cili që nga momenti kur është themeluar i ka bërë të gjitha punët me hile dhe mashtrime dhe nuk ka treguar mëshirë as ndaj anëtarëve të vet. Ata u jepnin atyre premtime dhe u thonin gënjeshtra në mënyrë që t'i mbanin dhe disa ditë më shumë që të bëheshin pengesë për largimin e tyre. Në ditët e sotme Maryam Rajavi i ka shkelur të gjitha marrëveshjet e saj dhe është përqëndrur totalisht në parandalimin e largimit të anëtarëve të organizatës.

Kjo sepse komandantët e organizatës nuk mund të bëjnë dot gjë dhe Maryam Rajavi është detyruar t'i përvishet vetë kësaj pune  se mos ndoshta mund të parandalojë largimet. Por tani askush nuk mund të bëjë gjë dhe ata nuk janë më ata robërit e viteve më parë që mund t'i blesh me premtime dhe gënjeshtra sepse tanimë e kanë marrë vendimin e tyre dhe u kanë thënë jo të gjitha premtimeve dhe mashtrimeve të këtij sekti. Tanimë jo Maryam Rajavi, por as Masud Rajavi dhe komandantët e organizatës nuk mund të bëhen pengesë për daljen e tyre nga ky sekt. Për këtë arsye Maryam Rajavi i është përveshur vetë kësaj çështjeje sepse themeli i organizatës së saj është duke u lëkundur dhe po shembet.

Prandaj u them shokëve të mi që ndodhet në Shqipëri dhe kudo tjetër që fjalët e komandantëve të MEK janë po ato fjalë që kanë qenë në të shkuarën dhe nuk kanë ndryshuar apsak. Mos u mashtroni nga fjalët e tyre dhe këmbëngulni në kërkesat tuaja, vendosni vetë për fatin tuaj dhe mos lejoni dikë tjetër të vendosë për ju, sepse ky kult ka skaduar dhe fuqia e vendosjes është në duart tuaja. Mos kini frikë nga kërcënimet dhe mbledhjet e kësaj organizate sepse ju e dini vet që ky kult në Shqipëri nuk ka qenë kurrë dhe nuk është si në Irak. Nuk mund të sillet me ju si në kohën e Sadam Husejnit. Me marrjen e pagave tuaja të azilit, kërkon t'ju lë në vështirësi që të ktheheni përsëri tek ata dhe të pendoheni për largimin që kështu t'ia arrijë qëllimit . Ju gjithashtu duhet të veproni në një mënyrë që kjo dëshirë e tyre të mos plotësohet.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur