Bashkëpunimi i pasuksesshëm i terroristëve në Irak dhe Siri

Categoria: Artikuj

Pa marrë parasysh të gjitha krimet që disa persona dhe grupe kanë kryer ndaj popullit dhe autoriteteve iraniane nën urdhërin e Organizatës Muxhahedinët Khalk ( dhe sigurisht që një përqindje e madhe e viktimave janë qytetarë të thjeshtë të pafajshëm pa asnjë lidhje me atutoritetet ushtarake apo qeverinë)  me siguri që shtrirja dhe përhapja e krimeve të këtij grupi nuk ka lënë mangut dhe terroritorin e brendshëm të Irakut.  Përveç krimeve të paharrueshme që ky grup ka kryer gjatë viteve të luftës së imponuar si përkrahës dhe bashkëpunëtor i Sadamit dhe tradhëtisë ndaj këtij vendi dhe populli, veprimtaria e këtij grupi anti-human në  brendësi të Irakut kundër popullit të atij vendi gjithashtu ka nevojë për më shumë shqyrtim.

Që në vitet e para pas luftës së imponuar, në ngjarjet e kryengritjeve të brendshme në Irak të shiave dhe kurdëve kundër diktaturës së Sadam Husejnit, anëtarët e kësaj organizate , me përkrahje dhe armatim nga ana e Sadamit, kryen disa krime kundër kurdëve dhe shiave për shkak të të cilave gjykata e Irakut  vite më pas lëshoi aktakuza kundër 35 anëtarëve të MEK për krime kundër njerëzimit ( për të hetuar krimet e kryera nga MEK në vitin 1991, kjo temë është përmendur në një tekst me temë  "Juridiksioni i gjykatave të vendeve ").  Por veprimtaria anti-njerëzore e këtij grupi në Irak vazhdoi për shumë vite me rradhë deri në ditën e fundit të prezencës së tyre në atë vend.

Praktika dhe qasja e Muxhahedinëve Khalk  e ka vërtetuar disa herë këtë stil makiavelian që pajis dhe  justifikon qëllimin. Njëri nga rastet  më tërheqëse për t'u studiuar për çdo studiues të apasionuar  pas fushës së terrorizmit është çështja e marrëdhënieve të MEK (si një grup terrorist)me ISIS me karakteristikat dhe vëllimin e dhunës së pashoqe ( madje edhe me grupe të tjera terroriste si Al-Nusra)  nga e cila lind pyetja përse dhe në çfarë mënyre? Është për të ardhur keq që që të gjitha argumentet dhe dokumentet për të argumentuar bashkëpunimin  gjithëpërfshirës të organizatës me grupin terrorist të ISIS-it ndodhen në Irak dhe Siri. Me shfaqjen e ISIS-it ( në ditët e para të shfaqjes së këtij grupi në Irak) Muxhahedinët Khalk  duke u bazuar në një qëllim të parapërcaktuar më parë , bashkëpunoi me të në dimensione të ndryshme. Kjo çështje  e cila është  ende e paqartë për shkruesit , me kalimin e kohës dhe dobësimin dhe shterimin e forcave të ISIS, po zbulohet  gjithmonë e më shumë. 

Në pamje të parë ndoshta nuk është dhe aq e lehtë të pranosh bashkëpunimin mes organizatës dhe ISIS-it( për shkak të dallimeve në besim dhe origjinë), por  ajo që është vënë re për disa herë me radhë  te teoricienët dhe udhëheqësit e muxhahedinëve është deklarata " armiku  i armikut tim,  është miku im". Pika e përbashkët e muxhahedinëve me ISIS ishte kundërshtia me qeverinë e asaj kohe në Irak me kryeministër Nuri El-Maleki ( si një bashkëpunëtor me Iranin) (është interesante që edhe Eldar Mamedov në një artikull në "Lobelog"  ka përdorur po të njëjtën shprehje  "armiku i armikut tim është miku im"  rreth bashkimit të ISIS me MEK kundër qeverisë së Nuri El-Maleki si një armik i përbashkët).

Që në fillim të përparimeve të ISIS, mediat e muxhahedinëve  i quanin terroristët e këtij grupi "revolucionarët irakianë" dhe përparimet e tyre "lëvizja e njerëzve të shtypur të Irakut". Ata mundoheshin t'i paraqisnin këto ngjarje si kryengritje të sunitëve kundër qeverisë shi'ite të Irakut. Veprimtaria e medias së MEK në pasqyrimin e pushtimit të Mosulit  ishte e atillë që  e quajti atë si pushtim i revolucionarëve. Përsëri deklarata e MEK rreth pastrimit që forcat qeveritare të Irakut i bënë rajonit të Faluxhas dhe Samaras  nga terroristët  ( duke e quajtur si një bashkëpunim të Irakut me Teheranit kundër sunive) zbulon një pjesë jo të vogël të bashkëpunimit mes organizatës së Rajavit dhe ISIS-it.

Ky bashkëpunim dhe bashkim mes këtyre dy grupeve terroriste ka vazhduar të ekzistojë pas perdeve. Interesant është fakti që bashkëpunëtori kryesor  i Rajavit gjatë luftës së imponuar dhe qeverisjes së Sadam Husejnit, domethënë Partia Ba'ath e Irakut, ka qenë pala e tretë e këtij bashkëpunimi dhe rreth kësaj aleance ka prova të forta (gjetja e trupit të Izet Ibrahim Aldurit, njërit prej organizatorëve    partisë Ba'ath, në mesin e trupave të vrarë të ISIS-it). Me pak fjalë, bashkëpunimi i terroristëve në tokën irakiane ka qenë shumë dimensional dhe kjo gjë vërtetohet nga dokumentet dhe dëshmitë e ekspertëve irakian të sigurisë. Nga bashkimi i disa anëtarëve të MEK me luftëtarët e ISIS (me tradhëtinë dhe bashkëpunimin e disa prej deputetëve të parlamentit të këtij vendi) deri te dhënia e pajisjeve ushtarake dhe logjistike , automjeteve të blinduara dhe armatimeve të tjera të gjendura në kampin Ashraf  forcave të ISIS ( pas shkatërrimit të kësaj baze)  dhe aktivitetet propagandistike mediatike kundër qeverisë sëbashku me dhënien e informatava  të inteligjencës ushtarake të sigurisë forcave të ISIS, ka shumë gjëra për t'u përmendur.

Pavarsisht nga ngjasimet  në formë dhe natyrë ndërmjet dy grupeve terroriste të muxhahedinëve dhe ISIS në raste si natyra e tyre sektare, individualizmi, radikalizmi, mostelerimi i kundërshtimit , mosrespektimi i standardeve ligjore , njerëzore dhe... janë shumë interesante në llojin e tyre.  Me një shqyrtim të  thellë dhe të saktë të marrëdhënieve të këtyre dy grupeve terroriste dhe shtrimi i pyetjes se përse dhe si janë krijuar  dhe përse kanë përkrahje qeveritare dhe joqeveritare, mund të përfitoni informacione shumë të dobishme dhe funksionale për t'u marrë me to dhe për ta shkulur terrorizmin nga rrënjët.

Interesant është fakti që si përfundim, qëllimi i shumicës së anëtarëve të këtyre dy grupeve terroriste ishte i njëjtë. Forcat e ISIS të cilët e  paraqitën veten te qeveritë perëndimore dhe anëtarët e MEK  të cilët kanë qëndruan në bazën Ashraf dhe Liberty, janë udhëzuar që të dy drejt një vendi( në Shqipëri).

Shënim: Fjala muxhahid ka kuptime shumë të mira dhe përdorimi i tyre mbi personat që udhëhiqen nga Maryam Rajavi në të vërtetë është abuzive për vetë fjalën dhe atë e meritojnë vetëm personat të cilët shërbejnë, janë të guximshëm dhe e meritojnë me të drejtë. Por ndonjëherë ne detyrohemi ta përdorim këtë fjalë thjeshtë për t'iu referuar personave që bëjnë pjesë në organizatën e Maryam Rajavi.

 


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur