Muxhahedinet Khelk në Irak, një enigmë politike-pjesa e dhjetë

Categoria: Dokumente

Kapitulli i katërt

Sfida të papritura, pasoja të padëshiruara dhe mësime të nxjerra

Organizata Muxhahedin Khelk luajti një rol të vogël në tablonë e madhe të operacionit Liria e Irakut. Por aty ku është operacioni i kapjes, çështje të tilla duken më të mëdha - jo vetëm në ditët e para të luftës, kur anëtarët e MEK-ut u përqendruan në kampin Ashraf, i cili strehonte një përqindje të madhe të anëtarve të arrestuar, por kjo situatë vazhdoi edhe pasi grupit ju dha statusi i personave të mbrojtur, Prandaj, në planin afatgjatë, kjo u bë përgjegjësi e Ministrisë së Mbrojtjes.

Është e qartë se MEK-u ka një histori të çuditshme, Por kjo nuk do të thotë se është unike në dukje, që ushtria amerikane nuk do të hasë kurrë diçka të ngjashme me të. Gjatë çdo operacioni të ardhshëm ushtarak - dhe veçanërisht në operacionet kundër kryengritjes - pa dyshim do të shfaqen popullata të tjera specifike. Në një rast të tillë, marrja e hapave të gabuar, siç janë përvoja e MEK-ut dhe mësimet e nxjerra nga kjo situat, mund të ndihmojnë në përmirësimin e mënyrës se si Shtetet e Bashkuara kryejnë dhe drejtojnë operacionet e arrestimit në të ardhmen. Të dy aspektet e kësaj situate diskutohen në këtë kapitull.

Planifikuesit e Operacionit Liria e Irakut nuk e përkufizuan në mënyrë adekuate misionin ushtarak të MEK-ut.

Për shkak të gjendjes së operacionit të Çlirimit të Irakut dhe shërbimit ushtarak të MKO-së për Saddamin, organizata u identifikua si një shënjestër armike para fillimit të operacionit pushtues në Irak. Para kësaj, në çdo rast, forcave të koalicionit nuk u ishte dhënë asnjë plan ushtarak për t'u marrë me grupin, përveç për t'i detyruar ata të dorëzoheshin, gjë që, natyrisht, nuk u arrit kurrë. Shumë pyetje strategjike duhej të konsideroheshin paraprakisht: Çfarë duhet të dinin oficerët e nivelit në terren për të dhënat e MEK-ut? Çfarë duhet të bëhet pasi ky grup  të detyrohet të dorëzohet? Ku? për sa kohë? Cilat ishin kushtet për lirimin e tyre? Ku duhet të jetë destinacioni i tyre?[1] Këto çështje ishin praktikisht të parashikueshme, por nuk ka asnjë provë që ato u morën seriozisht dhe nuk u dha asnjë udhëzim për këto çështje as komandantëve të betejës dhe as komandantëve të operacionve të kapjes së robërve. Kjo mund të pasqyrojë paaftësinë për të bërë plane më të mëdha për operacionin për të çliruar Irakun. Si përfundim, pa një qëllim të qartë, aktivitetet e forcave të koalicionit filluan në kampin Ashraf dhe mbetën kryesisht në kaos. [2]

Udhëzimi i vetëm që JIATF mori ishte për çështje taktike. Sidoqoftë, Departamenti i Mbrojtjes njoftoi se politika e SHBA-së ishte të "shpërndajë MEK-un, i cila ishte e përfshirë në aktivitete terroriste, dhe ta parandalojë atë që të rivendoset si një organizatë terroriste" por oficerëve të JIATF fillimisht u dha një mision i përgjithshëm për të çarmatosur dhe centralizuar MEK-un, dhe për të ndihmuar FBI në përpilimin e një liste me profilet e anëtarve të MEK-ut dhe kryerjen e seancave të marrjes në pyetje të inteligjencës, përkrahu përpjekjet e Ministrisë së Jashtme për të mbledhur informacione mbi këta individë dhe kreu punën e Bordit të Rishikimit të Muxhahedinve. Por disa kohë më vonë, udhëheqësve të JIATF iu kërkua që thjesht të ruanin situatën aktuale të tyre dhe të heshtnin.

Forcat e koalicionit nuk ishin të gatshme të merren me kulturën e panjohur dhe karakteristikat jokonvencionale të Organizatës Muxhahedin Khelk

Me sa duket, asnjë oficer i koalicionit në tokën Irakiane, përfshirë ata që ishin të ngarkuar me punët e të burgosurve, për MEK-un para se të merrej me anëtarët e tij. Oficerët e parë që shërbyen në JIATF në kampin Ashraf nuk kishin asnjë mundësi të përgatiteshin për misionin e tyre në kampin Ashraf. As oficerët dhe as ushtarët që i mbështetën ata nuk morën ndonjë informacion ose trajnim mbi kulturën iraniane (persiane) dhe irakiane (arabe). Madje disa prej tyre gjatë vitit të parë të okupimit, nuk ishin në dijeni të ndryshimeve gjuhësore midis dy kombeve. [3] Në një mjedis ku pushtuesit dhe robërit flasin gjuhë të ndryshme, Pa diskutuar për dialektet e ndryshme në një gjuhë, përkthyesit mund të luajnë një rol kryesor në avancimin e negociatave, promovimin e vetëdijes kulturore dhe (në këtë rast), për të fituar një marrëdhënie dhe pasqyrë më të mirë të Organizatës Muxhahedin Khelk. Por në ditët e para të Operacionit Liria e Irakut, asnjë përkthyes nuk u caktua posaçërisht për JIATF në kampin Ashraf.

Edhe kur informacioni përkatës i kulturës dhe njohuritë operacionale ishin të vështira për tu marrë përmes përvojave të përditshme në skenë, u ofruan mundësi të kufizuara për transmetimin e tyre. MNF-I hodhi poshtë kërkesën e komandantëve të JIATF që do të transferoheshin, për t’ju dhënë disa ditë kohë për tu transferuar, që të përfitonin përvojën dhe për të marë informacionin e duhur në lidhje me komandantët e rinj në lidhje me kompleksitetin e punës së tyre dhe rolin e ri nervozues që po merrnin. Disa oficerëve u janë dhënë shpjegime të shkurtra në lidhje me MEK-un. Të tjerët nuk morën asnjë informacion. Kështu, problemet e zakonshme për fitimin e njohurive të nevojshme u shtuan nga fakti se praktikisht nuk kishte kohë të përbashkët kur ndërroheshin komandantët.

Si rezultat, komandantët e JIATF nuk kishin mundësi të diskutonin problemet e tyre në lidhje me marrëdhëniet me MEK-un, transferimin e njohurive ose krahasimin e strategjive. Ky hendek praktikisht iu shfaq oficerëve të JIATF dhe kishte pasoja; Sidoqoftë, marrjet në pyetje fillestare të anëtarëve të Organizatës Muxhahedin Khelk zbuluan se organizata nuk ishte vetëm një organizatë e huaj terroriste por edhe një sekt. [4]

Organizata Muxhahedin Khelk si një sekt

Që nga ditët e para Organizata Muxhahedin Khelk kishte mbyllur komunikimet e brendshme, por kjo u bë edhe më keq në mesin e viteve 1980 pasi udhëheqësit e grupit dhe shumë anëtarë u zhvendosën në Paris. Në Paris, Massoud Rajavi filloi të kryejë atë që ai e quajti "revolucion ideologjik" që imponoi rregulla të reja për aktivistët e organizatës - së pari një angazhim në rritje ndaj qëllimeve të organizatës dhe pastaj një besnikëri pothuajse fetare ndaj Rajavit (Massoud dhe gruaja e tij Maryam), takime publike për vetëkritikë, divorc i detyruar, beqari, ndarje e detyruar nga familja dhe miqtë dhe ndarja seksuale.

Para se të bashkpunonin me Saddamin, MEK ishte një organizatë popullore. Por, kur u vendos në Irak dhe luftoi kundër forcave iraniane në aleancë me Saddamin, ky grupi zemëroi popullin iranian dhe, si rezultat, u përball me një rënie të numrit të vullnetarëve për t'u bashkuar me grupin. Kështu që ky grup për të tërhequr anëtarë, përdori një mënyrë tjetër, që ishte mashtrimi. MEK natyrisht po kërkonte disidentë iranianë, por gjithashtu ai filloi të tërhiqte në Irak, emigrantët që ishin larguar për arsye ekonomike në vende të tilla si Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe duke bërë premtime të rreme, që do t’ju gjejë punë, tokë, ndihmë për të kërkuar azil në vendet perëndimore, dhe madje martesë. Të afërmve të anëtarëve të organizatës iu ofrua udhëtim falas në kampet e Organizatës Muxhahedin Khelk për t'i vizituar ata. Këta persona shpesh hynin në Irak në mënyrë të paligjshme dhe më pas u kërkohej të paraqisnin dokumentet e tyre të identifikimit për "ruajtje". Prandaj, ata në praktikë, ishin bllokuar.

 

Një mënyrë tjetër e rekrutimit (tërheqjes së anëtarve) ishte me ndihmën e qeverisë së Sadamit. Të burgosurit iranianë të luftës nga lufta Iran-Irak u këshilluan të zgjedhin midis shkuarjes në kampet e Organizatës Muxhahedin Khelk dhe pastaj të ktheheshin në Iran ose të qëndronin në kampet e POW në Irak. Qindra të burgosur shkuan në kampet e MEK-ut, ku më vonë ata u bllokuan aty dhe asnjë veprim nuk u ndërmor për kthimin e tyre në Iran.

Për forcat e koalicionit, sjellja si një sekt e Organizatës Muxhahedin Khelk dhe performanca e tyre e diskutueshme e rekrutimit ishin domethënëse për aq sa ndikuan në operacionet e tyre të përditshme në kamp, ​​si dhe opsionet e tyre të zhvendosjes. Udhëheqësi nuk kishte gjasa të bashkëpunonte me politikat që zvogëluan kontrollin dhe dominimin e saj të drejtpërdrejtë mbi anëtarët e saj. Në fakt, mbikqyerësit e të drejtave të njeriut (Human Rights Watch) raportojn se MEK shumë kohë më parë krijoi një proces kompleks për të mbajtur me çdo kushte anëtarët që kërkonin ndarjen nga grupi, i cili përfshinte "gjykime", rrëfime të detyruara të pabesisë dhe madje tortura. Megjithëse kjo prirje është lehtësuar që kur grupi u përqendrua në kampin Ashraf, sidoqoftë ata përsëri, për anëtarët që dëshirojnë të ndahen nga grupi, i mbajn në izolim për ditë dhe javë të tëra, për ti inkurajuar të ndryshonin vendimin e tyre.

Nga ana tjetër, shpërlarja e trurit dhe izolimi intelektual afatgjatë që kanë përjetuar anëtarët e Organizatës Muxhahedin Khelk mund të ketë çuar në një ndjenjë të jashtëzakonshme besnikërie, e cila i ka bërë ata të refuzojnë ofertën për t'u ndarë nga udhëheqësit e tyre. Kjo përfshin në veçanti kthimin në Iran, ku perspektiva e ndjekjes penale është ngulitur tmerrësisht në mendjet e tyre. [5]

Organizata Muxhahedin Khelk si narcisistë të aftë në opinionin publik

Në më shumë se katër dekada që nga themelimi i Organizatës Muxhahedin Khelk, kjo organizatë ka zotëruar gjithnjë e më shumë pamjen dhe promovimin e imazhit të saj si një organizatë demokratike që kërkon të përmbysë diktaturën e Iranit dhe është laike dhe fetare. Kjo ka qenë veçanërisht rasti, në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë, ku deri vonë, përpjekjet e gjera të Muxhahedinve Khelk për mbledhjen e fondeve kanë qenë shumë të suksesshme. Por përpjekjet e vazhdueshme të MKO-ut për të fituar mbështetjen e Perëndim përmes një fushate shumëplanëshe të marrëdhënieve me publikun, [6] nuk kanë qenë të mjaftueshme për të parandaluar që grupi të renditet si një organizatë e huaj terroriste në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britani, Kanada, Australi dhe Bashkimi Evropian. Sipas ligjit amerikan, çdo mbrojtje - politike, financiare, ose tjetër - e një organizate të huaj terroriste është një shkelje federale. Përveç kësaj, shumë aktivistë të Muxhahedin Khelk janë treguar mashtrues në mbledhjen e fondeve (për shembull, duke pretenduar të mbledhin para nga refugjatët iranianë për mirëqenien e fëmijëve ose shërbimet mjekësore për fëmijët). Organizata Muxhahedin Khelk ka qenë gjithashtu e përfshirë në një seri aktivitetesh të pastrimit të parave.

Nëse forcat e koalicionit, dhe veçanërisht ato të përfshira në çdo negociatë me MEK-un, do të ishin informuar për historinë e gjatë të mashtrimit të grupit, do të kishte shumë pak gjasa që ata të kishin vendosur një kontakt të tillë me organizatën që më vonë do të bëhej kaq problematik. Sidoqoftë, ata i gjetën përfaqësuesit e MEK-ut miqësorë, tërheqës, dashamirës dhe të informuar në lidhje me Shtetet e Bashkuara. Prandaj, ata nuk i kundërshtuan pretendimet e Organizatës Muxhahedin Khelk; kur pretendonin që ne jemi neutral dhe duam drejtësi dhe demokraci, si Brenda ashtu dhe jashtë Organizatës dhe në programet e tyre probagandiste shtireshin sikur mbështesin qëllimet e forcave të kualicionit dhe këmbëngulnin duke thënë se ne kemi një mbështetje të gjerë politike në bashkësinë ndërkombëtare. Nëse ushtria amerikane në veçanti do të kishte qenë më e kujdesshme, nuk do të kishte gjasa që MEK të kishte refuzuar t'i dorëzohej Komandës Qendrore të SHBA-së dhe do të kishte qenë shumë e vështirë dhe e pamundur që Gjenerali Odierno të kishte kërkuar një rishikim të MEK-ut si një organizatë e huaj terroriste.

Organizata Muxhahedin Khelk nuk u trajtua si një organizatë terroriste

Gjatë operacionit për të çliruar Irakun dhe deri tani, MEK ka qenë në listën e organizatave të huaja terroriste nga SHBA. Por në të njëjtën kohë, një numër udhëheqësish ushtarakë dhe civilë kanë lëshuar deklarata të diskutueshme në mbështetje të MEK-ut dhe siç është diskutua më poshtë në këtë kapitull, forcat e koalicionit në vazhdimësi kanë kërkuar të kontrollojnë ose shpërbëjnë grupin. Këto deklarata dhe dështimi i forcave të koalicionit, veçanërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë kritikuar për trajtimin e grupit si një aleat dhe burim i mundshëm i inteligjencës sesa një organizatë e huaj terroriste. Marrëdhëniet e SHBA-së me qeverinë Irakiane dhe Republikën Islamike të Iranit janë bërë gjithnjë e më komplekse për shkak të kësaj pasigurie në përcaktimin e natyrës së marrëdhënies me MEK-un. Kjo situatë në mënyrë të veçanërisht është e vërtetë për Republikën Islamike të Iranit, e cila dyshonte për qëllimet e SHBA-së në përdorimin e MEK-ut si një alternativ në ndryshimin e regjimit në Iran. Si rezultat i kësaj pasigurie, Shtetet e Bashkuara u përballën me akuza hipokrizie në luftën kundër terrorizmit.

Në një farë mase, kjo situatë lindi si rezultat i qasjes së administratës Bush ndaj ligjit ndërkombëtar humanitar (ligji i konfliktit të armatosur). Konventat e Gjenevës vlejnë për të gjithë, përfshirë edhe terroristët. Rregullat e kapjes së tyre i lejojnë ata të arrestojnë individë që përbëjnë një kërcënim të madh terrorist dhe të ndjekin penalisht terroristët. Duke bërë një përjashtim të panevojshëm nga Konventat e Gjenevës mbi al-Kaidën dhe Talibanët, dhe pastaj vendosjen e kryengritësve dhe terroristëve të huaj në Irak nën atë rregull, Departamenti i Mbrojtjes së Amerikës, domosdoshmërisht i kapur nga vendimi për statusin ligjor në një mënyrë që publiku gabimisht mendonte se po bëjnë një diferencim dhe sjellje të dyfishtë: Terroristët janë luftëtarë "të paligjshëm" " të cilët nuk mbrohen nga Konventat e Gjenevës; Prandaj, kushdo që mbështetet nga konventat nuk duhet të jetë terrorist. Për më tepër, kur Sekretari i Mbrojtjes Rumsfeld zbatoi rregullat e Konventave të Gjenevës për MEK-un dhe u dha anëtarëve të saj një pozitë të pakuptueshme dhe, natyrisht, provokuese të "personave të mbrojtur", vendimi i tij u pa si refuzim i pozicionit të grupit si terrorist.

As Shtetet e Bashkuara dhe as forcat e koalicionit nuk morën ndonjë veprim serioz për të kundërshtuar idetë dhe vendimet e gabuara në lidhje me MEK-ut, që u morën përmes programeve të përhapura propagandistike që përfshijnë politikëbërës dhe publikun e gjerë. Duke pasur parasysh tonin e vendosur të qeverisë amerikane në përcjelljen e mesazhit të saj kundër terrorizmit, do të kishte qenë diçka e mirë nëse një pjesë e kësaj energjie do të ishte përdorur për të lehtësuar këtë keqkuptim shkatërrues të pozicionit të MEK-ut.

Forcat e koalicionit nuk luajtën një rol dominues në kampin Ashraf.

Pa ndonjë mision të qartë, dhe përballë një krize të parashikueshme mbi operacionet e mëdha ushtarake, nuk është për t'u habitur që forcat e koalicionit duket se kanë qenë skeptikë të takimit të tyre fillestar me MEK-un. Sidoqoftë, kur një fitore e shpejtë në Irak dhe tërheqja e saj e menjëhershme dështoi dhe u bë e qartë se prania e forcave të koalicionit ishte e nevojshme për një periudhë të pacaktuar në vend, nevoja për një politikë të vendosur mbi MEK-un duhet të ketë qenë e qartë. Për fat të keq, performanca e forcave të koalicionit vazhdoi të mos ketë vendosmëri, dhe nganjëherë nuk ishte e qartë nëse forcat e koalicionit po arrestonin me të vërtetë MEK-un apo jo, dhe cila palë ishte me të vërtetë përgjegjëse për kampin Ashraf.

Organizatës Muxhahedin Khelk ju lejua një liri e konsiderueshme e lëvizjes

Forcat e koalicionit çarmatosën Organizatën Muxhahedin Khelk por nuk ndërmorën ndonjë veprim për të kufizuar lirinë e lëvizjes së grupit pasi i përqendruan në kampin Ashraf. Forcat e koalicionit vendosën sigurinë jashtë portave të kampit, kryesisht përmes patrullimeve të rregullta në zonë, por që nga viti 2003, ata nuk kanë vendosur asnjë siguri brenda portave të kampit. Megjithëse njësitë individuale të akomodimit janë të rrethuara me mure, [7] nuk ka asnjë murë të jashtme rreth kampit prej 15 miljesh katrorë. Një numër i madh i punëtorëve lokalë lëvizin në kamp përmes hyrjes kryesore çdo ditë pa u ndaluar nga forcat e koalicionit. Si rezultat, udhëheqësit e MEK-ut kishin liri të konsiderueshme të lëvizjes pa ndërhyrjen e MNF-I. Për më tepër, MEK i tha JIATF se të paktën 200 njerëz kishin hyrë në kamp që kur iu dha statusi i mbrojtjes në qershor të vitit 2004. JIATF nuk di asgjë për to.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur