Shoqata Habilian, është një OJQ iraniane për të drejtat e njeriut e themeluar nga një grup familjarësh të viktimave të terrorit , me qëllim për të hedhur dritë mbi dosjen e terrorizmit në Iran. Dosja e ngjarjeve terroriste në Iran, ka të regjistruar në të emrin e 17000 viktimave të pafajshme të cilët janë një dëshmi e qartë e dhunës së organizatave terroriste, dhe një dokument historik i pakundërshtueshëm në vërtetimin e faktit që shteti i Iranit është një nga viktimat më të mëdhaja të terrorizmit. Nga mesi i tyre, 12000 persona janë viktima të organizatës terroriste Muxhahidine Halk. Tani, anëtarët e kësaj organizate të rrezikshme terroriste me përkrahjen dhe sugjerimin e mbështetësve perëndimorë, janë vendosur në Shqipëri.
Një nga punët kërkimore të Habilian rreth studimit të terrorizmit dhe grupeve terroriste, që mund të paraqitet, është ajo e Organizatës Muxhahidine Halk.Gjithashtu veprimtaria e tyre është organizimi i ekspozitave dhe mbledhjeve të specializuara në fushën e terrorizmit, publikimet e studimeve rreth tij(terrorizmit), lëshimi i faqes me informacione në gjuhën shqipe, perse, arabe dhe angleze, prodhime artistike dhe multimediatike etj. Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës Habilian,është Z.Sejid Muhamed Xhavad Hasheminezhad, i biri i Ajetullah Shehid Hasheminezhad(një nga figurat më të shquara politike dhe fetare të Iranit në fillimet e revolucionit islamik).
Lini komentet tuaja
Posto koment si mysafir