Unë jam gati të dëshmoj në çdo gjykatë të drejtësisë

Categoria: Lajme

Shoqata Nexhat

Malek Hozhaber, 47 vjeç, është nga Roodbar i qytetit të Gilan në Iran. Ai ishte një djalë i ri 20 vjeçar, kur shkoi në Turqi për të kërkuar një jetë më të mirë.

Në Turqi, një rekrutues që quhej Ali Ankara (një anëtarë i këtij sekti që bënë propagand për të tërhequr anëtarë të rinjë) në Organizatës Muxhahedin Khelk erdhi tek Malek Hozhaber. Vizita e parë nuk ishte e frytshme për rekrutuesin, por ai këmbënguli dhe përsëriti sugjerimin e tij disa herë duke i premtuar Malek-ut dhe disa të rinjve të tjerë iranianë për t’i ndihmuar ata të emigronin në Evropë përmes Irakut. Malek dhe dy nga miqtë e tij më në fund pranuan të shkonin në Irak.

Në vitin 2002, ata arritën në selinë e MEK-ut në Irak, Kampin Ashraf. Malek zbuloi se ai ishte në rrugë të gabuar sapo arriti në Ashraf. Ai shprehu mospajtimin e tij dhe kërkoi të largohej nga grupi, por ai nuk u lejua. Në vend të kësaj, ai u kërcënua të dorëzohej në Ministrinë e Inteligjencës Irakene. Malek thotë: Isha vazhdimisht nën presion dhe u detyrova të marr pjesë në takimet e shpërlarjes së trurit, ata donin që unë të hiqja dorë nga kërkesa për tu larguar.

Pas pushtimit amerikan në Irak, Malek shpëtoi nga kampi Ashraf dhe shkoi në kampin amerikan dhe prej andej ai dhe dy shokët e tjerë, të quajtur Heider dhe Nasser patën sukses të arratiseshin në Erbil, në Kurdistan të Irakut, ku u arrestuan nga forcat e sigurimit. Gjykata gjyqësore dëgjoi dëshminë e tij në lidhje me përvojën e tij në MEK dhe e liroi atë.

Në vitin 2005, Malek ishte në gjendje të kthehej në shtëpi pas tre vitesh që ishte mbajtur peng nga Organizata Muxhahedin Khelk. Ai thotë: Si viktimë e sistemit shtypës të Rajavit, unë jam gati të dëshmoj në çdo gjykatë të drejtësisë.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur