Kush janë prindërit e Massoud Rajavi-t

Categoria: Artikuj

Shoqata Nexhat

 

Husein Rajavi dhe gruaja e tij Razieh Jalalian ishin nga qyteti i Mashhadit të Iranit. Ata ishin prindërit e Massoud Rajavi-t, udhëheqësit të Organizatës Muxhahedin Khelk. Babai i Massoudi-t kishte një zyrë avokatie, kështu që ai ishte aq i pasur sa të dërgonte djemtë e tij jashtë për të vazhduar studimet.

Ata nuk ishin njerëz të politikës, kështu që ata u zemëruan me Massoud-in kur ai u bashkua me udhëheqësit e hershëm të MEK-ut në vitet 1960. Nëna e tij ishte e inatosur me Massoud-in sepse ai bëri që vëllezërit dhe motrat e tij të përfshiheshin në sfondin e dhunshëm të MEK-ut që çoi në vdekjen e disa prej tyre duke përfshirë Kazem-in dhe Monireh-n. “Massoud-i nuk është musliman, ai ma theu zemrën” tha nëna e tij në një intervistë.

Kjo qasje e prindërve të Massoud-it shkaktoi një reagim të dhunshëm nga ana e MEK-ut. Ata arrestuan dy prindërit e moshuar në bodrumin e një shtëpie në Mashhad. Pas zbulimit të shtëpisë nga një ekip, ata u lanë të lirë nga forcat iraniane të sigurisë.

Sidoqoftë, Massoud Rajavi mbajti një fjalim në Paris duke pretenduar se prindërit e tij ishin arrestuar dhe torturuar nga rojet revolucionare iraniane, në Mashhad. Përfundimisht reporterët dhe gazetarët intervistuan, Husein Rajavin dhe gruan e tij duke i pyetur në lidhje me pretendimet e Massoud Rajavit.

Nëna e Rajavit mohoi çdo torturë dhe babai i tij tha që Massoud duhet të pendohej nga e kaluara e tij dhe Zoti e drejtoftë atë në rrugë të drejt.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur