Sekreti pas Auves-sur-Oise (një komunë në periferitë veriperëndimore të Parisit, Francë)

Grupi terrorist ‘’ Organizata Muxhahidine Halk ‘’, i quajtur ndryshe ‘’MEK’’ ose ‘’MKO’’, i cili paraqitet në listat e grupeve terroriste të disa shteteve, është strehuar në një qytet të vogël 30 kilometra larg Parisit, në Auvers-sur-Oise; gjë që ka rezultuar në neglizhim të interesit publik dhe lirisë së fjalës. Gjatë viteve, organizata ka qenë përgjegjëse për shumë akte terroriste kundër qytetarëve iranianë brenda dhe jashtë vendit. Press TV prezanton dokumentarin e tij investigativ në lidhje me selinë e MEK në Francë, Auvers-sur-Oise në Ile-de France, afër Parisit. Jeta që e rrethon këtë vend të çuditshëm, lëvizjet brenda dhe jashtë kompleksit si dhe lidhjet mes organizatës dhe lagjes përshkruhen të gjitha në këtë dokumentar informativ. E ashtuquajtura rezistenca iraniane

Kulti kameleon

Një dokumentar nga regjisori Iranian Maziar Bahari për Muxhahidinët Halk, një organizatë e huaj e emëruar terroriste nga SHBA. Mas’ud Raxhavi është lideri i këtij kulti qesharak iranian. Ai gjatë viteve ndihmoi Ajetullah Khomeinin për të rrëzuar Shahun dhe më pas i deklaroi luftë Republikës Islamike duke vrarë pa mëshirë bashkëkombësit e tij. Ata ( MKO ) u bënë aleatë të Sadam Husejnit, por tani që ai nuk është më, janë kthyer në mbështetës të flaktë të koalicionit. MEK i ka ndërruar aleancat aq shpesh saqë çdo ideologji themelore është zhdukur.

Britma e heshtur

Britma e heshtur është një dokumentar shokues rreth detajeve të krimeve që elementët terroristë të MKO ( Organizatës Muxhahidine Halk ) kanë kryer deri tani kundër civilëve të zakonshëm e të pafajshëm në Iran. Download 25:49

Ushtria private e Sadam Husejnit

Shumica e pjesëve të këtij filmi është prodhuar në bazë të deklaratës që Qeveria Amerikane ka lëshuar rreth Organizatës Muxhahidine Halk; MEK në fakt janë mbështetur vetëm nga një qeveri në botë - ajo e Sadam Husejnit në Irak Download - 33:04