Ndryshimet e MEK në nivel militantizmi ndaj regjimit islamik

Categoria: Artikuj

Thirrja anti-revolucionare për të protestuar për gjendjen ekonomike të popullit është në rritje dhe kjo  është një shenjë e rasteve të sapokrijuara nga armiku  në drejtim të militantizmit.

Qasjet militante të armiqve ndërkombëtarë  kanë bërë ndryshime të mëdha. Mustafa Mutahari, në një shkrim  që kë formuluar rreth qasjes militante të grupit të muxhahedinëve kundër sistemit islamik, beson se: Këto ditë në burimet e lajmeve anti-revolucionare, ajo që vërehet më shumë  dhe që  merren me të vazhdimisht është skenari i quajtur "Falimentimi Ekonomik" . Çelësi i këtyre veprime  është gjendja aktuale ekonomike e shtetit dhe jetesa e vështirë e njerëzve përkrah kërcënimeve  dhe sanksioneve.  Me fjalë të tjera gjendja e vështirë ekonomike e shoqërisë iraniane dhe presionet ekonomike nga ana e sanksioneve mizore mbi jetesën e njerëzve, është një nga temat më të nxehta në qarqet publike madje edhe në ato teknike dhe të specializuara. Në të vërtetë, gjendja e keqe ekonomike e njërëzve gjatë muajve të fundit , rënia e fuqisë blerëse nga njëra anë dhe mungesa e sendeve të tjera të përdorshme dhe të domosdoshme nga ana tjetër, nuk është një temë dhe çështje e cila duhet të mohohet dhe të kalohet pa u vënë re.

 Sipas raportit të Bultan News,në tekstin e  këtij shkrimi i cili në mënyrë të veçantë ndodhet në shërbim të gazetarit tonë, shkruhet:

 Megjithatë, pika e rëndësishme në këtë drejtim është përpjekja e rrymave të armikut në formë të thirrjeve të vazhdueshme për pezmatimin e gjendjes dhe atmosferës së brendshme , e cila kërkon të shqetësojë rendin dhe opinionin publik  dhe ta drejtojë atë drejt asaj që kanë planifikuar. Kështu përpjekjet anti-revolucionare të armiqve në hapësirën kibernetike gjatë muajve të fundit  për protesta ndaj gjendjes ekonomike dhe jetesës së vështirë të popullit që janë duke u rritur , janë një shembull i çështjeve të saposhpikura të armiqve në  drejtimin militarizues  kundër Iranit dhe regjimit islamik.

Në këtë drejtim, makina propagandistike e militantizmit ndaj sistemit islamik , po përpiqet që me anë të akitivitetit të saj    tjetërsimit dhe metaforizimit të rremë  me anë të gënjeshtrave ,që është një lloj rryme binjake me ato anti-revolucionare, të përhapë lajme false ekonomike  në brendësi të vendit. Me fjalë të tjera, armiqtë e sistemit islamik  dhe popullit të Iranit, janë duke përhapur frikën dhe shqetësimin për të ardhmen e situatës ekonomike në shoqëri . Ata  po përpiqen që jo vetëm të prishin  rendin publik që rrjedhimisht të shqetësojnë njerëzit për jetën e përditshme, por edhe këtë që me anë të metodave të propagandës së gënjeshtrave të përhapin në popull idenë se nuk ka asnjë rrugë për daljen nga kjo situatë  dhe kushte përveç animit të popullit drejt tyre që kështu politikat e tyre të zgjerohen. Për shkak se sipas asaj që ata propagandojnë rrugëzgjidhja përfundimtare e krizave është në dorën e tyre dhe jo ndryshe.

Një tjetër pikë e rëndësishme që mund të nxirret në lidhje me këtë politikë të agjitimit dhe gjendjes ekonomike nga ana armiqve të sistemit dhe popullit, të ashtuquajturit përmbysësit, është ndërlidhja e gjendjes ekzistuese të ekonomisë dhe problemet e jetesës  me çështjet e besimit, fesë , ritualeve fetare dhe besimet e shkollës shi'ite si ditët e Muharremit dhe Ashura nga njëra anë  dhe me autoritetet fetare ( dijetarët dhe klerikët) nga ana tjetër. E vërteta është kjo që influenca e vazhdueshme e mediave të ashtuquajturës opozitë, ka për qëllim të krijojë dy shtresa shoqërore ndërmjet sistemit dhe popullit dhe gjithçka që promovohet sot në strukturën politike të mos e quajnë si të ardhur nga populli por nga ana e kujdestarëve politikë dhe t'i shtyjnë njerëzit në pozicion mbrojtjeje kundër tyre.  Me fjalë të tjera  ata po përpiqen të përgjithësojnë armiqësitë e tyre me sistemin dhe Iranin në nivel popullor, nëpërmjet rasteve të veçanta  të cilat vërehen në formën e qasjes së mësipërme  nga ana e rrymave për të cilat po flasim.  Përveç këtyre sulmeve që kryhen kundër muajit të Muharremit dhe  Arbainit,  u duhet shtuar edhe përpjekja për prishjen e klerit që është një shtojcë  nga armiqësia politike e armiqve të sistemit islamik ndaj çështjeve religjioze dhe fetare.

Qasjet militante të armiqve kanë bërë ndryshime dramatike.

Me këto shpjegime që janë bërë në fjalitë më sipër mund të themi se grupet opozitare duke ditur se janë ballafaquar me bllokadë teorike dhe praktike me regjimin islamik, kanë ndërmarrë politikën e ndërrimit të lëkurës në një mënyrë që duke krijuar subjektivitet politik të besimeve dhe vlerave në regjimin islamik në Iran , të helmojnë  opinion publik.  Me anë të ndikimit të mediave në shoqëri me ndihmën e hapësirës kibernetike dhe përhapjen e kurtheve sektare, kanë në shenjestër përthithjen e forcave shoqërore dhe politike. Projektimi  që është bërë nëpërmjet diskurseve të ligjërueshme  dhe përshkallëzuese në emër të përballjes me regjimin islamik është mjaft inteligjent, por  praktika kundër natyrës fetare, goditjes së fesë , antisemitizmi dhe sekularizmi është një program që e kanë projektuar për popullin e Iranit që të arrijnë qëllimet e veta. 

Duhet të kushtojmë vëmendje se përhapja e lëvizjeve ndarëse nga feja dhe krijimit të politikave në interes të armiqve duke përfituar nga mediat, bazohet te taktikat dhe teknikat e  përpunimit të imazhit  duke u fokusuar te kufizimet dhe dobësitë në fusha të ndryshme dhe njohja e pikave të forta të shoqërisë iraniane.

   Duhet të përkujtohet që  joshja popullore  e shoqërisë iraniane  nëpërmjet mediave audio dhe vizuale të armiqve të regjimit islamik nuk është diçka e re, por këtë rradhë është e rëndësishme qasja e lehtë ndaj lajmeve dhe informacioneve mashtruese të cilat shpërndahen nga  ana e tyre për spektatorin. Kështu udhëheqësit tanë duhet të gjejnë një rrugë për ballafaqimin me këto aktivitete me ndalimin e tyre nëpërmjet ndërtimit të aksesorëve dhe  sigurimin e lehtësimit të kushteve në përfitimin e mjeteve jetësore nag njëra anë, dhe me luftimin shënjestrues me qasjen e tyre(armiqve) politike nëpërmjet vendosjes së politikave metodologjike nga ana tjetër, që kështu të parandalojnë përhapjen e lajmeve pezmatuese dhe të rreme.

Kështu  përfitimet nga këto metoda propaganduese janë të lidhura me armiqtë e regjimit islamik dhe popullit iranian, dhe  asnjë person i lirë, revolucionar apo islamik nuk  do të mbështetet në to , por duhet të jemi në dijeni se po përdoren mashtrime të reja dhe plane propaganduese në këto rryma sektare që zakonisht njihen me emrin "Temat politike, ekonomike, fetare dhe religjioze , të cilat mund të jenë mjaft të rrezikshme në përhapjen e pesimizmit dhe mosbesimit të shoqërisë ndaj qeverisë dhe përçarjen midis tyre. Prandaj rrugëzgjidhja jetike në këtë drejtim është reflektimi, meditimi, planifikimi  dhe zbatimi i tij në të gjitha dimensionet mbi të cilat armiqtë kanë investuar.  Vonesa në të tilla raste dhe në arenat e pushtuara dhe degradimi i këtyre aftësive do t'i kushtojnë regjimit dhe vendit një kosto dhe dëm të parikuperueshëm.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur