Kur do të zhduket Maryam Rajavi?

Categoria: Artikuj

Massoud Rajavi ka qenë lideri i vetëm i kultit terrorist Muxhahedinëve Khalk (MEK, MKO, NCR)  për dy dekada. Ai u zhduk vetëm pak para rënies së Sadam Husejnit në Irak në vitin 2003. Që nga ajo kohë askush nuk e di ku ndodhet ai. Tani gruaja e tij Maryam , drejton organizatën.

Gjatë 16 viteve të fundit, janë thënë dhe shkruar shumë gjëra rreth arsyes së zhdukjes  dhe se përse nuk i shfaqet as ndjekësve të tij. Ka patur dhe zhurma rreth vdekjes së tij për të cilën MEK nuk ka shprehur ndonjë reagim të pastër dhe vendimtar, duke lënë më shumë spekullime në këtë mes.

Është një fakt i pamohueshëm që MEK ka një histori të errët terrori, krimi dhe  tradhëtie prandja urrehet nga të gjithë iranianët, edhe nga ata që janë kundër Republikës Islamike.

Massoud Rajavi , i cili ka humbur popullaritetin në brendësi të Iranit,  vuri në rrezik fatin e tij duke e bashkuar atë me atë të Sadam Husejnit i cili në fund ishte humbës.

Pas rënies së diktatorit të Bagdadit-sponsorit të vetëm të kultit- MEK u përpoq të gjente një alternativë tjetër për të, këtë herë në perëndim. Por USA dhe aleatët e tyre rajonalë ishin të kënaqur ta përdornin MEK pa Massoud Rajavin.  Ata donin ta anashkalonin liderin dhe ta linin jopopullaritetin e kultit prapa sëbashku me të.

Sidoqoftë, zyrtarët e lartë të MEK  e dinin që organizata nuk do të mbetej e paprekur pa liderishipin karizmatik të Massoud Rajavit, dhe kjo e la organizatën në një paradoks vdekjeprurës.  Sponsorët e rinj si Arabia Saudite ,e donin Massoud Rajavin jashtë loje,  por MEK nuk mund të rezistonte pa të.

Para dy vitesh, ish-shefi i shërbimit inteligjent saudit , princi Turki bin Faisal deklaroi vdekjen e Massoud Rajavit. Në të njëjtën kohë Maryam Rajavi vazhdonte të fliste sikur ai po udhëhiqte organizatën edhe pse nuk kishin asnjë shenjë prej tij.

Por MEK nën udhëheqjen e Maryam Rajavit nuk është përputhur me  ndonjë nga nevojat dhe kërkesat e sponsorëve të rinj. Atëherë do të jetë koha për një fytyrë të re nëse MEK do të jetë e pavlefshme kundër Republikës Islamike të Iranit.  Ne po presim për zhdukjen  e saj pas të të bashkëshortit.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur