Rruga e Organizatës Muxhahedinët Khalk (kultit Rajavi) është në armiqësi me metodën e doktor Musadikut.
Në mesazhin e saj në përvjetorin e ndërrimit jetë të doktor Musadikut, zonja Rajavi tha:
" Ne kemi marrë një mësim të vërtetë nga lideri i ndjerë i Lëvizjes Kombëtare të Iranit në luftën e pamëshirshme për përmbysjen e regjimit të Vilajete Fakih(pushtetit të hoxhallarëve) dhe vendosjen e lirisë dhe demokracisë në Iran, dhe në këtë rrugë rilidhim besën me të , me synimet popullore dhe patriotike të luftës së tij, dhe me dashurinë e tij për lirinë dhe pavarësinë e tokës iraniane."
Atëherë gjithë këto vrasje, burgje brenda grupit, zhdukje të personave që kishin kundërshtimin më të vogël me Rajavin, spiunime për Sadam Husejnin që t'i lëshonte më në shenjë raketat dhe të vriste më shumë iranianë apo të shkaktonte më shumë shkatërrime, paskan qenë në mbështetje të Musadikut dhe ne nuk e paskemi ditur?
Rajavi fuste trupat e vet në vend për të shkatërruar dhe dobësuar motivimin e mbrojtësve të atdheut, dhe me ndihmën e forcave ushtarake të Sadam Husejnit pushtoi disa pjesë të Iranit për disa orë dhe kapi rob disa ushtarë të cilëve pasi u bëri lavazh truri, i shndërroi në anëtarë të ushtrisë së vet të robëruar.
Domethënë e shtoi një pjesë të ushtrisë së vet anti-popullore duke marrë peng njerëz, dhe kështu vazhdonte të pretendonte se të rinjtë iranianë i bashkoheshin vullnetarisht qëllimeve të pista të MEK-ut. Apo i mashtronte njerëzit e thjeshtë me ide të thjeshta të cilët humbisnin rrugën duke tentuar të shkonin drejt Europës për një jetë më të mirë, duke i futur ata në mesin e vet.
Në këtë mes bëjnë pjesë edhe persona të cilët kishin kryer krime financiare dhe penale të cilët niseshin për t'u arratisur drejt Europës. Ata bienin në kurthin e Rajavit dhe "nderoheshin" me titullin muxhahedin, bijtë e palindur të Iranit, krenaria e popullit!
Personat në fjalë ishin njerëz të thjeshtë ,nuk ishin në dijeni për personalitetin e Rajavit dhe nuk e dinin se ai i kishte lënë mënjanë vitet 60-70 dhe tani ndodhet në frontin tjetër kundër njerëzimit dhe popullit iranian. Ata nuk e dinin këtë dhe merrnin pjesë në ushtrinë e Rajavit.
Asnjëri nga të lartpëtmendurit nuk e ka përjetuar lirinë dhe demokracinë. Çfarë lidhje kanë këto me veprat dhe mendimet e doktor Musadikut?
Duke ndihmuar skorën e kazanit të saj, Rajavi e shndërroi veten në një person të panevojshëm dhe të papërgjegjshëm dhe të flasësh për demokracinë që do të thotë qeverisje e popullit për popullin nuk ka më kredibilitet, kështuqë vepra që Maryam Rajavi bën duke e hequr veten si ndjekëse e doktor Musadikut, nuk i shëron ndonjë plagë, por thjeshtë e rrit më shumë urrejtjen e personave që e njohin shumë mirë Musadikun dhe rajavinjtë, të cilët e quajnë këtë veprim fyerje ndaj Musadikut.
Meqë ra fjala, Musadiku nuk ka bashkëpunuar kurrë me armiqtë e popullit dhe vendit të tij dhe ka mbrojtur pavarësinë e vendit me aq sa ka pa patur mundësi dhe kurrë nuk ka pranuar të bëjë marrëveshje mbi interesat e atdheut me John Boltonat, pompeat, etj, (perënditë e Maryamit) dhe nuk i ka kërkuar askujt që ta bëjë popullin iranian të vuajë duke i vendosur vendit sa më shumë sanksione.
Ajo që Maryam Rajavi bën ditë e natë është në armiqësi me qëllimet e doktor Musadikut.
Lini komentet tuaja
Posto koment si mysafir