Gazetarët që flasin për MEK-un zakonisht duan të flasin për politikën dhe paratë. Për shembull, ata thonë që John Bolton i përkrah ata, që marrin para nga Arabia Saudite, dhe se duan ndryshim regjimi në Iran. Këta gazetarë ndonjëherë i përmendin edhe iranianët. Kur e bëjnë këtë, ata thonë se iranianët nuk i përkrahin për shkak se kanë mbajtur anën e Sadam Husejnit në luftën që mbaroi në vitin 1988. Kjo është e gjitha. Ndoshta nuk thonë gjë tjetër sepse nuk dinë. Ndoshta nuk u intereson mendimi i iranianëve sepse janë të zënë me atë që do Amerika dhe Europa nga Irani.
Iranianët kanë shumë për të thënë rreth MEK-ut. Jo vetëm brenda në Iran. Jo vetëm ish-anëtarët. Edhe ata që ndodhen jashtë Iranit kanë mendimin e tyre personal rreth MEK-ut.
Prandaj le t'i dëgjojmë më shumë iranianët se çfarë kanë për të thënë rreth Organizatës Muxhahedinët Khalk.
Lini komentet tuaja
Posto koment si mysafir