Aktivitetet brutale të kultit terrorist të muxhahedinëve i cili ka afërsisht tre vite që ndodhet në Shqipëri, ka provokuar zemërimin e popullit të atij vendi.
Kulti Rajavi që njihet ndryshe si "Munafikët" është njëri nga grupet më të urryera dhe më famëkeq organizativ anti-revolucionar i cili gjatë katër dekadave të fundit nuk ka hezituar të përdorë asnjë metodë brutale dhe të egër kundër Iranit. Gjatë luftë së armatosur ka shërbyer si shtyllë mbështetëse për armikun dhe ka lujtuar një rol kuç në shtypjen e protestave në Irak, duke vrarë brutalisht qytetarët e atij vendi. Pas fundit të mbrojtjes së shenjtë dhe rënies së Sadam Husejnit, vendosja e sigurisë në shetin fqinj në kurifin perëndimor dhe rritja e marrëdhënie të Teheranit me Bagdadin u bënë shkak që më 9 shtator të vitit 2016, fundërrirat e Rajavit të largohen nga kampi Liberty në Irak drejt Shqipërisë duke shpërngulur atje rreth 2280 anëtarë të kësaj organizate në një hark kohor prej 3 vitesh. Ishte vendosur që terroristët e arratisur gjithashtu të vendoseshin në Shqipëri gjatë disa muajve , por presioni i amerikanëve si babagjysh dhe mbështetës i përhershëm i tyre, u bë shkak që kjo çështje të zgjasë gati një gjysëm dekade.
Ushtria e 2 mijë personave që janë rrethuar
Ushtria 2 mijë personëshe e Muxhahedinëve Khalk që ndodhet në Shqipëri është duke bërë një organizim të ri koherent në mënyrë që të ndalojë mosmarrëveshjet, largimet dhe shkatërrimin e sistemit organizativ, por faktet dhe dëshmitarët tregojnë se gjendja e tyre është më rëndë se ajo që ata prentendojnë që të mund t'i bëjnë ndonjë dëm Republikës Islamike të Iranit. Sipas raporteve që janë publikuar nga ish-anëtarë të këtij kulti, janë raportuar shumë raste të torturave fizike dhe mendore të anëtarëve nga ana e organizatës. Kampi i terroristëve të kultit Rajavi ndodhet 35 kilometra larg Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë, por idealet parësore të anëtarëve dhe udhëheqësve të këtij kulti janë shumë larg me atë që bëjnë sot.
Ata ishin të gatshëm të rrëzonin qeverinë nën formën e një ushtrie të quajtur Ushtria Çlirimtare, por sot po përjetojnë ferrin e vërtetë në një kamp të rrethuar me tela me gjemba.
Terroristët që as orë dhe kalendar nuk kanë
Në një artikulli të shkruar nga gazeta Ana, sipas raporteve të ndryshme, askush nga anëtarët e MEK nuk ka të drejtë të shkelë urdhërat e lëshuar. Ata janë të privuar nga sendet jetike të ditëve të sotme si celulari, ora dhe kalendari dhe secili prej tyre duhet ta kalojë jetën e tij i zënë me kryerjen e punëve dhe detyra që u jepen. Këto kushte kanë krijuar një gjendje shumë të ashpër për shëndetin mendor dhe psikologjik të anëtarëve të këtij grupi. Ata nuk janë nën presion vetëm brenda kampit të tyre , por edhe jashtë, për shkak se populli shqiptar është mjaft i nervozuar nga prania e tyre dhe gjithmonë kërkon më shumë transparencë rreth pranisë së kësaj organizate. Që nga koha e vendosjes së tyre tre vjeçare në rrethinat e Tiranës, shumë kanale televizive shqiptare dhe të huaja si National Geographic, Al Jazeera, dhe Channel 4 i Anglisë , kanë transmetuar shumë reportazhe rreth tyre, por ajo që është e rëndësishme është fakti që këto reportazhe fokusohen në natyrën brutale dhe mafioze të grupit të muxhahedinëve dhe zhgënjimin e anëtarëve të tij.
Një avokate amerikane në shërbim të Organizatës Muxhahedinët Khalk
Si shembull, publikimi i çështjes së një çifti të moshuar në median Indipendent , një çift i cili kishte ardhur në Shqipëri për të shpëtuar vajzën e tyre e cila mbahej peng nga muxhahedinët, shkaktoi zemërim në mesin e popullit shqipëtar dhe krijoi ngushtim arene për muxhahedinët. Ky çift kishte mësuar se vajza e tyre shkonte si përkthyese e organizatës një herë në muaj në spitalin e Tiranës. Ata shkuan për ta takuar dhe pasi pritën shumë u kthyen të pashpresë drejt hotelit të tyre, por gjatë kësaj u kërcënuan nga 4 anëtarë të organizatës. Madje edhe pas mbërritjes së policisë , ata nuk hoqën dorë nga shqetësimi i këtyre dy prindërve të moshuar të anëtares së re të mashtruar, dhe kur u dërguan në komisariat, Margarita Kola, avokatja e muxhahedinëve e cila më shumë ka shërbyer si këshilltare në ambasadëne Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, u tha oficerëve të policisë duke i fajësuar: "A më njihni se kush jam unë? Unë nuk jam thjeshtë një avokate por përfaqësuesja ligjore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës!"
Pas ndërhyrjes së përfaqësueses së Amerikës dhe presioneve të bëra, katër anëtarët e arretuar të MEK u lanë të lirë por kjo ngjarje, ashtu si dhe në Irak, nxorri sheshit paturpësinë e kësaj organizate edhe në Shqipëri. Olsi Jazexhi, një shkrimtar shqiptar, rreth kësaj ngjarjeje thotë: "Ne në këtë vend kemi shumë azilantë nga vende të huaja sidomos nga Iraku dhe Siria. Ata lëvizin ku të dëshirojnë në mënyrë të lire, por ku janë anëtarët e Organizatës Muxhahedinët Khalk? Përse ne nuk mund t'i takojmë ata?"
Dhe si përfundim , kjo organizatë me këtë sasi të brutalitetit, me siguri nuk do të ketë përfundim më të mirë se ai i Sadam Husejnit dhe armiqve të tjerë të Republikës Islamike. Tani ata janë thjeshtë një kosh mbeturinash të historisë dhe ne duhet të presim dhe të shohim se në cilën kohë do të shkatërrohet strofulla e terroristëve brutalë.
Lini komentet tuaja
Posto koment si mysafir