Si u bë kryetarja e muxhahedinëve mendimtare dhe teoriciene?!

Categoria: Artikuj

Dihet se për të të njohur një mendimtar njerëzit lexojnë librat e tij. Të gjithë njerëzit e pranojnë këtë fjali dhe rregull. Shkrimet dhe librat e një personi janë prezantimi më i mirë i personalitetit dhe mendimit të tij. Por kur mësojmë që këtë fjali e kanë thënë ushtarët e zinj të Organizatës Muxhahedinët Khalk për kryetaren e tyre, domethënë për Maryam Rajavin, nuk kemi rrugë tjetër veçse ta quajmë fjalinë më humoristike që kemi dëgjuar të thuhet për një personalitet. Gënjeshtra e hapur për Rajavin duket që në këtë fjali. Mendimtare she shkrimtare e një libri!

Nuk është e qartë se si mund të jetë mendimtare një grua e cila ka kaluar jetën e saj nëpër korridoret e errëta të kultit Rajavi  në shërbimi të Masoudit, që ëshë ndarë nga burri i parë për t'u martuar me të dhe që u ka dhënë urdhër elementeve të saj paraushtarakë për të sulmuar tokën iraniane  në vitin 1988.

A e kanë quajtur  manual dhe CV të Maryam Rajavit shkrimatër e ushtrisë së zezë të muxhahedinëve veprat e saj të famshme si dhënia e posteve ushtarake femrave pasi i ka divorcuar me dhunë nga burrat e tyre,  ndalimin e martesës për anëtarët e organizatës, ndarjen e fëmijëve nga prindërit e tyre dhe largimine  tyre nga Iraku, parandalimin e vendimit të femrave dhe burrave për t'u larguar apo jo nga organizata dhe detyrimi i tyre për të veshur unifroma ushtarake hipur mbi tank?

Edhe po ta lëmë mënjanë shërbimin e saj për Sadam Husejnin në luftën 8 vjeçare të Ba'athi kundër Iranit,  nuk mund t'i quajmë mendimtarë njerëz me të tillë mënyrë mendimi.

Pika e dytë është pretendimi që kanë shkrime dhe një libër nga Maryam Rajavi.

Grupi i shkrimtarëve të nxirë të ushtrisë së muxhahedinëve , thotë: " Deri tani janë publikuar disa vëllime librash dhe trajtesash të Maryam Rajavit."

Në pasurinë e kryetares  së muxhahedinëve mjaftojnë fjalimet e saj të zbrazëta që as në nivelin e një udhëheqësi kundërshtar nuk janë, por thjeshtë disa fjalë emocionuese për publikun të cilat janë paraqitur si libra dhe trajtesa. 

Aq më tepër fjalime të cilat i ka mbajtur në bledhjet e përvitshme në Paris, për të cilat shumë media perëndimore  thonë se paguhen shuma të mëdha parash si përshembull pagesa e disa personave me mijëra dollarë për të marrë pjesë dhe për mbajtur fjalim në ato mbledhje. Tani fjalimet e kryetares së kësaj organizate të mbajtura në mbledhje një milion dollarëshe , burimi i të cilave nuk është i ditur,  prezantohen si shkrime të një menditareje.

Maryam nuk mund të jetë asgjë më shumë se një vegël në dorë të Masoud Rajavit. Një vegël që përveç përdorimit joligjor seksual për shkak të divorcit të detyruar me burrin e parë,  ishte një gjest për të  shfaqur vëmendjen e Masoudit për gratë dhe përdorimin e  tyre për të menaxhuar kultin e tij paramilitar.  Femra të cilat nuk kanë pasur dhe as nuk kanë asnjë zgjedhje tjetër vetëm se të qëndrojnë  mes mureve të lartat të kampit të kësaj organizate ferri.

Dhe po nuk i thanë ushtarët e organizatës së saj fjalët si mendimare dhe teoriciene , kush do t'i thotë tjetër përveç tyre?

"Njohja e saj gjithashtu  si njohja e çdo mendimtari bëhet nëpërmjet leximit të librave dhe punimet e saj duke i bashkangjitur dhe arritjet praktike."

Punimet që rezultojnë në arritje praktike! Rajavi gjithashtu nuk ka nevojë për thellim dhe reflektim dhe ashtu siç thanë ushtarët e saj duhet të vlerësohen dhe arritjet praktike.  Vrasja e 12000 qytetarëve iranianë nga mesi i 17000 viktimave të terrorit në Iran, tregon  se vetëm nga Masoud Rajavi dhe zonja mendimtare dhe teoriciene e kësaj organizate janë vrarë 70% e viktimave. Për momentin vetëm këto arritje praktike  mjaftojnë  për të njohur thellësinë e  mendimeve të saj. 

 

 


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur