Femrat në grupin e Muxhahedinëve Khalk

Categoria: Artikuj

Çështja që femrat kanë një natyrë më të butë se meshkujt është afërsisht një e vërtetë e vërtetuar shkencërisht. Femrat me shpirtin e tyre të butë janë themeli i familjes dhe si përfundim është femra ajo  që forcon shoqërinë.

Duke patur parasysh këtë pikë, duhet të themi që njëra nga organizatat që ka kryer më shumë krime ndaj femrave  gjatë periudhave të ndryshme kohore  është organizata terroriste Muxhahedinët Khalk. Duke i kushtuar vëmendje natyrës  së muxhahedinëve të cilët e mohojnë jetën private, për fat të keq që nga fillimi i themelimit kemi qenë dhe jemi dëshmitarë të rekrutimit dhe përdorimit tej normave të femrave në këtë organizatë terroriste.

Duhet të themi se në fillim me anë të krijimit të një dege të femrave të organizatës së muxhahedinëve të quajtur " Shoqata e Grave Muslimane", janë përpjekur ta izolojnë dhe ta përdorin shtresën e femrave në drejtimin e organizimit sektar, por  duhet të themi që kjo organizatë  jo vetëm që deri më tani nuk ka mbajtur asnjë premtim që u ka dhënë femrave në veçanti për lirinë, bashkëpunimin politik...

por  duke i transformuar ato në strukturën e grupit të muxhahedinëve,  e lëndoi shpirtin e tyre të butë dhe me revolucionin fiktiv ideologjik pas humbjes në Operacionin Mersad dhe ndarjes së burrit nga fëmijët dhe gruaja anëtare e MEK-ut shkaktoi shkatërrimin e njësisë familjare në atë organizatë duke e ulur dhe shtypur figurën e femrës.  Pas kësaj faze, me fillimin e procesit të sterilizimit të femrave me urdhër të Masoud Rajavit, u bë dhe goditja e dytë e tmerrshme ndaj personalitetit të femrës në këtë organizatë terroriste.

Është për t'u thënë se këto lloje aktivitetesh të shoqëruara me dhunë të gjithnjëshme në brendësi të këtij kulti mund të kuptohet se çfarë ndikimi kanë në shpirtin e femrave anëtarëre të MEK-ut duke i bërë ato të ndjehen të zhgënjyera dhe të jenë në depresion.  Arritja në depresion  është hapi i parë që të dërgon drejt vetëvrasjes dhe nuk duhet të habitemi kur sot shohim që MEK përballet me probleme serioze dhe vetëvrasje të shumta në shtresën e femrave.

  Duke i kushtuar vëmendje mërgimit të padëshiruar në kampin e Tiranës dhe humbjes së disa anëtarëve pas kësaj ngjarje, do të jemi dëshmitarë të një zhgënjimi më të madh nga ana e femrave në brendësi të grupit të muxhahedinëve. Femra shumica e të cilave janë bërë pjesë e kësaj organizate të detyruara prej burrave të tyre. Rritja e numrit të vetëvrasjeve të femrave në këtë organizatë mund të sjellë dhe largime të reja nga ana e anëtareve.

Sepse kur shtresa e femrave sheh shtypjen dhe talljen e femrave në organizmin e kësaj organizate të tmerrshme dhe gjithashtu vetëvrasjet e njëpasnjëshme të shoqeve të tyre do të kthejnë kokën nga  liria , ndarja dhe largimi nga kthetrat e kësaj organizate , që sigurisht është e vetmja rrugëzgjidhje e logjikshme që të vjen ndërmend. 

Por ajo që duhet thënë është kjo që ky grup i femrave që kërkojnë të ndahen nga banda e muxhahedinëve, për të shtënë në dorë  këtë perlë të çmuar duhet të luftojnë me sa të kenë jetë sepse çmimi i ndarjes nga organizata mesjetare e muxhahedinëve nuk është gjë tjetër veçse vdekja.   

 


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur