Problemet e shkaktuara nga muxhahedinët për mikpritësit që janë për të ardhur keq; nga shtypja e njerëzve deri te vjedhja!

Categoria: Artikuj

Problemet e shkaktuara nga muxhahedinët në vendet ku qëndrojnë, nuk kanë të mbaruar. Në çdo vend ku ka qëndruar, ky grup terrorist ka treguar se përveç telasheve nuk sjell gjë tjetër për njerëzit e atij vendi. Kështu  prezenca e presionit të Amerikës mbi qeveritë e varura si ajo e Shqipërisë, bëhet shkak që këto vende të dobëta të detyrohen ta konsiderojnë veten mikpritës të muxhahedinëve dhe të pranojnë pasojat e saj.

Terroristët hipokritë që nuk kanë vend në shtetin e tyre të cilët kanë  4 dekada që janë refuzuar nga Irani, tani janë refugjatë politikë të cilët për të siguruar burime financiare që të sigurojnë shpenzimet e mëdha të kryetarëve të tyre, nuk lënë gjë pa bërë. Duke  e marrë nga sulmet vetvrasëse dhe bashkërenditja me terroristët tekfiristë deri në organizimin e shfaqjeve politike, akuzimin e vendeve të ndryshme,  kontraktime me qeveri terroriste për operacione shtypëse dhe madje edhe vjedhje.

Ndoshta vepra e fundit duket pak e çuditshme, por është e vërtetë. Muxhahedinët terroristë në Irak jo vetëm që kanë marrë pjesë në operacinet shtypëse të popullsisë nga ana e Sadam Husejnit, por edhe kanë kryer vjedhje në atë vend. Tani kanë marrë të njëjtin rol në Shqipëri!

Mediat shqiptare së fundmi kanë raportuar se tre persona të armatosur janë futur në pistën e aeroportit dhe kanë grabitur nga një aeroplan shumën afërsisht 10 milion euro. Është interesante se kjo është grabitja e tretë e llojit të tillë gjatë tre viteve të fundit që pas ardhjes së muxhahedinëve në Shqipëri. Para kësaj, muxhahedinët kanë patur eksperiencë në grabitjen e bankave në Iran. Grabitja më e madhe që ata kanë kryer është grabitja e 2 milion rialëve në një bankë në Hamedan në vitin 1982. Ata kanë grabitur një aeroplan për herë të parë në vitin 1979, atë të linjës Dubai-Bagdad. Ndoshta për këtë arsye shoqata amerikane "James Town" , në vitin e kaluar ka dhënë alarmin për pasojat e prezencës së muxhahedinëve në Shqipëri dhe daljes së tyre nga kontrolli i autoriteteve shqiptare.

Këto paralajmërime nuk janë marrë seriozisht sepse vendet perëndimore akoma duan ta përdorin MEK si të punësuar për punë terroriste.  Interesante është kjo që qeveritë perëndimore nuk e kanë forcën të krijojnë një organizatë të re terroriste.  Kështu ata përdorin po atë organizatë terroriste të mbetur që ka 40 vite që vetëm u shkakton shpenzime popullit të Amerikës dhe Europës, dhe asgjë tjetër.

Është e qartë që populli shqiptar ashtu si ai irakian, nuk është i lumtur për prezencën e grupit terrorist të muxhahedinëve në vendin e tij. Anketat kanë treguar se populli shqiptar si të gjithë popujt e tjerë të Europës, nuk duan të shohin se fqinjët e tyre janë persona të cilët në të shkuarën kanë kryer vrasje publike. Kështu presioni i qeverisë Amerikane i ka detyruar ata ta bëjnë këtë dhe  qeveria shqiptare u është zotuar njerëzve se muxhahedinët do të qëndrojnë si zombi në kampin e tyre të rrethuar. Kështu,  sa herë që  këto zombi dalin nga kafazi, kryejnë opereracione terroriste dhe grabitje. Veprime të cilat tregojnë natyrën e tyre origjinale  si një grup anti-njerëzor dhe ky është vetëm fillimi i një rrugë që mund të përfundojë edhe me vrasjen e popullit shqiptar.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur