Anëtari i Bordit të Drejtorëve të Komisionit të Sigurisë Kombëtare, beson se: Ujqërit e MEK të cilët kanë fole të sigurt nëpër vendet europiane, një ditë do të shqyejnë edhe vetë Europën."
Sipas raportit të qëndrës së lajmeve investigative Habilian, Muhamed Xhavad Xhemali Nubandegani, duke vënë theksin mbi raportin e gazetës gjermane Der SPIEGEL rreth aktivitetit të Organizatës Muxhahedinët Khalk në Shqipëri dhe stërvitjeve të dhunshme për çdo ditë në atë strehë, tha: "Mendoj se pavarësisht faktit që jemi futur në shekullin e ri të 21, Europa është kthyer në kohën e mesjetës."
Ai shtoi: "Të mbrosh Bin Selmanin që ndan njerëzit në copa, i djeg dhe i vret, të mbrosh muxhahedinët që njihen si një sekt i frikshëm, i tmerrshëm, për grabitje njerëzish, madje nuk mëshirojnë as vetë ish-anëtarët e tyre, të gjitha këto sjellje dhe veprime tregojnë se Europa është kthyer në shekujt e mesjetës."
Përfaqësuesi i popullit të Fasas në Asamblenë e Këshillit Islamik, duke iu referuar pranisë së terroristëve muxhahedinë në Francë, Shqipëri dhe vende të tjera europiane, u shpreh: "Të jenë në zemër të Europës dhe t'i japin azil atyre është shumë e çuditshme. Disa terroristëve që deri para pak viteve ka qenë në listën amerikane të organizatave terroriste dhe në listën e CIA-s, por dolin nga kjo listë për t'i bërë presion politik Republikës Islamike të Iranit."
Xhemali Nubandegani, duke shprehur se të jenë të sigurt që ujqërit e MEK do të shqyejnë edhe vet Europën gjithashtu, tha: "Nëse sot na kanë mbërritur lajme se ata po u mësojnë anëtarëve ushtrime të tmerrshme se si të dëmtojnë njerëzit, nxjerrjen e syve, prerjen e kokës dhe djegien, nuk është për t'u habitur sepse këto gjëra i kanë bërë kundër popullit në vendin tonë në vitet 1980."
Në vazhdim , duke numëruar krimet e këtij grupi terrorist të urryer në rajonin Fars, tha: "Kishin kapur tre anëtarë të gardës dhe ua kishin djegur të tërë trupin me hekurosës dhe i varrosën në mënyrë të llahtarshme gjysëm të gjallë. Shehid Taheri ishte pjesë e atyre martirëve. Në sheshin Namazi në Shiraz, muxhahedinët i vendosën zjarrin një autobuzi të kompanisë "Vahed" dhe një foshnje e vogël disa muajshe që ndodhej në të shndërrohet në hi. Shehid Dastgejbi i cili ishte një burrë i vjetër, teksa po kalonte nëpër rrugicat e Shirazit, e vranë në një mënyrë aq brutale sa iu bë trupi copash dhe copat e mishit të trupit të tij kishin ngjitur nëpër mure. Ata nuk kishin mëshirë as mbi femrat shtatëzanë. Ua ngulnin bajonetat deri thellë në bark që të vdisnin edhe nënat edhe foshnjet."
Ky përfaqësues i njerëzve në asamblenë e 10-të, duke përmendur krimet e Organizatës Muxhahedinët Khalk ndaj popullit irakian, tha: "Kur Organizata Muxhahedinët Khalk ndodhej në kampin "Ashraf" në Irak, shtypte protestat e popullit irakian kundër Sadam Husejnit dhe kryente krime kundër kurdëve dhe shiave atje. Të gjitha këto krime të tmerrshme i ka kryer në rajonin Dijaleh në Irak dhe këto gjëra nuk janë të habitshme kur i shohim te MEK-u sepse janë me eksperiencë."
Anëtari i Bordit të Drejtorëve të Komisionit të Sigurisë Kombëtare tha: " Për mendimin tim, Europa dhe vendet perëndimore janë në dijeni për këto krime të kësaj organizate të urryer dhe e përkrahin atë për t'i bërë presion dhe kërcënuar Republikën Islamike të Iranit dhe t'i përdorin për aq kohë sa kanë nevojë. Por me siguri që këta kriminelë janë të rrezikshëm edhe për vetë Europën dhe ujqërit e MEK do ta shqyejnë edhe vetë Europën në të ardhmen."
Sipas raportit të qendrës së lajmeve investigative të Habilian, Der SPIEGEL, duke vënë në dukje përkrahjen shumë dimensionale që qeveria e Trump i jep kësaj organizatës terroriste të muxhahedinëve, e ka quajtur këtë të fundit një sekt politik që kërkon të rrëzojë pushtetin në Iran. Për momentin, dy mijë anëtarë të kësaj organizate jetojnë në një kamp në Shqipëri në kushte të vështira dhe rraskapitëse. Në një vend ku sipas deklaratave të publikuara të ish-anëtarëve ka raste të panumërta torturash fizike dhe shpirëtore të anëtarëve të thejshtë nga ana e komandantëve të tyre.
Lini komentet tuaja
Posto koment si mysafir