Kultit të muxhahedinëve i ka djegur zbulimi gazetës "SPIEGEL"

Categoria: Artikuj

Pas zbulimit të gazetës "SPIEGEL" filluan rënkimet e kultit Rajavi duke thënë se nuk merren me këto punë dhe se kjo gjë është një gënjeshtër e gazetës. Zëdhënësi i këtij kulti pretendon se gazetarja e kësaj gazete, zonja Hummerich erdhi përballë kampit e planifikuar dhe kërkoi të shikonte brenda dhe me  ç'thonë paska kërkuar të afrohet edhe nëpëmjet pikave të tjera në kamp. Ok, ju që pretendoni se nuk keni asnjë guralec në këpucët tuaja që jeni plotësisht demokratë dhe se asnjë nga anëtarët e kampit nuk ka problem me udhëheqësit e kultit , mund ta kishit lënë të futej brenda dhe të takohej dhe fliste me kë të dëshironte dhe më pas të kishit thënë që do të ishte më mirë që para se të vinte t'ju kishte vënë në dijeni.  Por ju e dini mirë se çfarë ndodh prapa atyre dyerve ku gojat e mbyllura janë në pritje të një shkëndije të vogël për të shpërthyer dhe e dini shumë mirë që po të japin statusin e azilantit në Shqipëri, më shumë se gjysma e anëtarëve të kultit do të largohen sepse jeta në atë kamp është aq monotone dhe  neveritshme saqë era e saj bën keq të gjithë botën. Mesa duket udhëheqësit e kultit e kanë harruar se kur erdhën ata persona askush nuk kishte të drejtë të fliste me ta dhe se së paku duhet të qëndronin dyshe, sipas Rajavi kjo ishte për shkak të ruajtjes së sigurisë së jetës së tyre nga po ata persona që i vëzhgonin për çdo ditë të javës. Por kur e kuptuan që ata ishin në kërkim të së vërtetës , u kthyen në pseudo-agjentë të ministrisë. Ju keni shndërruar gjithçka në gardh mendor dhe askush nuk ka  të drejtë që edhe ujin ta pijë pa leje. Kulti pret që t'i tregohet gjithçka para se të bëhet që kështu të bëjë gati gjithçka dhe ta mbulojë si në kohët e vjetra, por tani që vizituesit kërkojnë takime dhe bisedime, janë spiunë të ministrisë.

Nga kjo që SPIEGEL ka shkruar se MEK nuk ka asnjë përkrahje në popull, Organizata Muxhahedinët Khalk është ankuar dhe ka protestuar se  nuk është e saktë. Ju lutem, nëse thoni të vërtetën dhe keni përkrahës, atëherë përse nuk e ka thënë njeri emrin tuaj në këto protesta përveç atyre shoqatave, që ju i quani rebele, të cilat punojnë nëpër shkretëtirat e Khuzestanit dhe kanalet satelitore në këmbim të parave?  A mos vallë ai që thotë që ju keni qenë shërbëtorë të Sadam Husejnit dhe keni vrarë ushtarë iranainë , gabon? Mesa duket të gjithë janë armiq me ju ndërkohë që të gjitha fjalët janë të vërteta. A mos i keni harruar ato mbledhje dhe ulërima? Duhet të zgjoheni nga gjumi i injorancës. Koha e Sadamit dhe e presioneve ka vite që ka kaluar dhe këtu nuk jemi në Irak, por në një vend europian.

Sipas Rajavi ,  duhet të shohim reagimin e armikut në çdo temë, domethënë në qoftë se ndonjë lajm është i vërtetë, armiku tregon reagim nga vetja.

Ju që pretendoni se të gjitha ata që kanë shkruar diçka rreth jush gënjejnë , përse nuk i hapni dyert tuaja që çdo gazetar të vijë pa pengesa dhe të takohet me të gjithë? Ju keni frikë nga takimi i nënave me fëmijët e tyre.  Në bashkëpunim me Amerikën dhe qeverinë e shqiptare ju jeni bërë pengesë për hyrjen e familjeve në Shqipëri. Ju që pretendoni se çdo i ndarë nga kulti juaj është spiun , thuajeni më mirë që e keni harruar gjendjen  tuaj në të shkuarën dhe në të tashmen. 

Kulti Rajavi që pretendoni të jeni demokratik,  ju lutem na tregoni se cila lloj demokracie e pranon sektin? Mos nuk jeni gjë sekt? Nëse nuk e di njeri, të paktën ne jemi në njohuri, e dimë se çfarë ndodh në ato skuta të errëta. Unë dua të shqyrtoj disa fjalë të gazetës SPIEGEL e cila thotë se ju kryeni stërvitje ushtarake tre herë në javë. Kur ju thoni se regjimi duhet të përmbyset me dhunë, me patjetër duhet të stërviteni për këtë. Përse, a nuk jemi stërvitur në kampin Liberty se si të përdorim thikën? Përse, a nuk i ka thënë Mehdi Barai njërit në momentin e ndarjen nga organizata se do t'i mblidhnin të gjithë në kampin Ashraf 3 që të bënin stërvitjet  dhe përgatitjet e duhura për operacionet e fundit? Atëherë çfarë ndodhi që me një fjalë të vetme të redaktorit  u bënë të gjithë spiunë të ministrisë? Nëse nuk keni frikë, atëherë quajeni dhe Angela Merkelin spiune për shkak se po bën tregti me Iranin.

Ju ndiqni vetëm një rrugë, kush nuk është me ne, është kundër nesh.

Qoftë SPIEGEL apo presidenti i Amerikës, ju jeni aq të prapambetur saqë akoma mendoni se bota dhe njerëzit duhet të lënë çdo punë të tyren , të vijnë pas jush, dhe t'i dorëzohen ideologjisë suaj të eshtërzuar.

Cilën demokraci ndiqni ju? Demokracinë e 1400 viteve më parë. Përse pretendoni të keni demokraci kur nuk keni kapacitetin të pranoni qoftë dhe një kritikë? Ju jeni si iriqi. Me këto fjalë doni të thoni se nëse doni të vini drejt meje duhet të duroni shpimin e gjembave të mi.

Ky kult qarkullon ende nëpër labirintet e shpellave të errëta të injorancës dhe mendon se e gjithë bota gjithashtu është si vetja. Harron se jemi në shekullin e 21-të.

Ali Haxheri


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur