Njëra nga gjërat e këqija me të cilat përballen studimet rreth grupit terrorist të muxhahedinëve, është bashkimi i pandërgjegjshëm i kësaj organizate kriminale me rrymat e ekstremit të djashtë të Evropës bashkëkohore.
Me humbjen e politikave të qeverive majtiste në Evropë, si qeveria e Emanuel Macron në Francë dhe Partia Demokristiane në Gjermani , grupet dhe rrymat e ekstremit të djathtë si Fronti Kombëtar në Francë me kryesinë e Marin Lupen, janë më afër pushtetit politik. Por këto rryma, për shkak të natyrës së theksuar nacionaliste dhe përdorimit të dhunës dhe frikësimit për të arritur qëllimin e tyre në disa raste (si rrymat neonaziste në Evropë), kanë ngjasime interesante me organizatën e muxhahedinëve.
Për mendimin tonë, këto ngjasime i bëjnë ekstremistët e djashtë në Evropë të bashkohen me Organizatën Muxhahedinët Khalk sepse e djathta evropiane, edhe para marrjes së pushtetit nga Hitleri në vitin 1933 , kishte treguar natyrën e saj zhvillimore dhe luftë dashëse në Gjermani. Prandaj nuk duhet të habitemi shumë me shoqërinë e këtyre rrymave me kultin vrasës të Rajavit. Një fakt tjetër është edhe ekzistenca e natyrës sektare në të dy grupet, muxhahedinëve dhe rrymat e ekstremit të djathtë, gjë që bëhet shkak për afrimimitet më të madh mes tyre.
Për shembull ndërtimi i pastisë neonaziste gjithashtu bazohet te kulti i individit në ngjashmëri me sektin Rajavi. Por çështja më e rëndësishme është armiqësia me Iranin e Revolucionit Islamik. Për shkak se ka në natyrë kërkesën për ndryshim, Irani e sheh ekstremin e djathtë evropian si MEK-u, sepse rryma e djashtë gjithashtu është në duar të konservatorëve të pasur evropianë, por muxhahedinët nuk e duan ndryshimin sepse këto ndryshime, në veçanti në Lindjen e Mesme, mund të sjellin eliminim e mbështetësve të fuqishëm të kësaj organizate terroriste, mbështetës si Arabia Saudite. Por i duhet dhënë një këshillë të djathtës ekstreme në Evropë dhe i duhet thënë që nëse kërkoni të rrisni pëlqimin në mesin e popullit tuaj dhe keni për qëllim të merrni pushtetin politik në vendin tuaj, mos e mbështesni një grup i cili duke i dhënë dorën e miqësisë ish-diktatorit të Irakut vrau 12000 njerëz të pafajshëm, ka bërë vepra të neveritshme si rrjepja e lëkurës së trupave të njerëzve për së gjalli me qëllim për të marrë informacion për disa persona për spiunazh kundër interesave të vendit të tyre, dhe që ka kryer mijëra krime të vogla dhe të mëdha duke e humbur kështu personalitetin e vet në mesin e kombit iranian.
Mos i përkrahni sepse ky kult terrorist do t'ju tërheqë me vete drejt korrupsionit dhe asgjësimit. Mbështetja dhe bashkimi me muxhahedinët është një kurth që mund të tërheqë çdo grup drejt zhdukjes.
Lini komentet tuaja
Posto koment si mysafir