Pompeo i vendosur për të përkrahur përsëri grupin e gabuar (MEK, kulti Rajavi)

Categoria: Artikuj

Saktësisht 15 vite më parë ne kemi shkruar se si bërja e një marrëveshje nga SHBA-ja me MEK-un ishte një gabim i madh. Në atë kohë, MEK i udhëhequr nga Massoud Rajavi , ishte më afër me Sadam Husejnin se sa me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një mënyrë, MEK ka treguar herë pas herë se ata do të shohin gjithmonë interesin e tyre mbi atë të çfarëdo gjëje tjetër.  Ta përsërisësh këtë gabim përsëri është një turp.  Për Mike Pompeon ta përsërisësh gabimin tani është thjeshtë e gabuar.

 

Ali Reza Jafarzadeh, sulmues vetëvrasës me bombë, rekrutues terroristësh për ushtrinë private të Sadam Husejnit, me Mike Pompeon

 

Përsëri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës bëjnë një marrëveshje të keqe me grupin e gabuar

Nga Anne Singleton , postuar më 22 prill 2004

Libri i fundit i Bob Woodwards, "Plani i sulmit", ekspozon prapaskenat e ndërtimit të luftës së Amerikës në Irak. Woodwards zbulon se "CIA ka punësuar disa udhëheqës të një sekti fetar musliman në kundërshtim me Sadamin, por megjithatë me anëtarë të shumtë të vendosur në shërbimin e sigurisë së Sadamit.  CIA përdor një emër të koduar për ta të quajtur Rock Stars."

Pasi pyetet për të zbuluar identitetin e këtij grupi, Woodward refuzon. Por për vëzhguesit e skenës , duke parë mundësitë e ndryshme , nuk është e vështirë të gjejnë ekzaktësisht se për cilin grup bëhet fjalë.  Është grupi Muxhahedinët Khalk, i udhëhequr nga batakçiu numër një në Lindjen e Mesme, Masoud Rajavi.  Nëse  është ashtu, me të vërtetë bën thirrje për disa pyetje mbi disa vendime të marra më sipër.

MEK, edhe pse është renditur në listën e organizatave terroriste të SHBA-ve që nga viti 1997, vazhdon të mbajë një prezencë të lartë si "alternativa demokratike për regjimin iranian" në zemrën e shtetit Amerikan dhe ka miq të fuqishëm si Richard Perle dhe  Illeana Ros-Lehtinen në Pentagon, Kongres dhe Shtëpinë e Bardhë.

Me Alireza Jafarzadeh si përfaqësues i përhershën i Masoud Rajavit në SHBA, dhe me Mohammad Mohaddessin, "ministrin e tij të jashtëm"   duke u kthyer mbrapa nga një udhëtim javor nga Bagdadi në Washington, ky grup ka qenë i vetmi me të cilin CIA ka patur kontakt në Irak.  Sigurisht që ka qenë i vetmi grup që ka patur njëkohësisht akses të hapur në korridoret e pushtetit në Washington  dhe tek ato të nivelit të lartë të regjimit irakian. Por në krahun e kujt është Rajavi?

Në realitet, MEK-u i Rajavit është një kult ushtarak kuazi-fetar i cili, i vendosur në Irak për 20 vite, ka marrë armë, trainime dhe urdhëra direkte nga Sadam Husejni.  Sadami e besonte plotësisht MEK-un, më shumë se irakianët që e rrethonin.  Pas të gjithave, qëllimi kryesor i Rajavit ishte marrja e pushtetit në Iran.  Sadami e dinte që ai nuk po mundohej të rrëzonte  atë, dhe e dinte që Rajavi mbështetej plotësisht në ndihmën e Sadamit për t'ia arritur atij qëllimi.

Sadami i dha Rajavit një dorë të lirë për të ndërmarrë operacione inteligjence dhe sigurie brenda në Irak dhe aq ndihmë logjistike sa nevojitej për të ndërmarrë operacione terroriste në kufirin  e Iranit, armikut të tyre të përbashkët.  Agjencitë e zakonshme irakiane nuk guxonin të sfidonin operacionet e MEK-ut  në vet vendin e tyre, kaq e afërt ishte lidhja e organizatës me Sadamin.  Do të thotë se MEK po vepronte brenda sistemit irakian të sigurisë.

Në një video të zbuluar kohët e fundit të Rajavit me disa nga sferat më të larta të Sadamit, ne marrim një imazh të marrëdhënies së tyre. Pasi Rajavi  urdhëroi Ushtrinë e tij Nacional Çlirimtare të ndihmojë në shtypjen e rebelimit kurd dhe shi'it  në mars të vitit 1991 pas Luftës së Gjirit,  Sadami e lavdëroi dhe shpërbleu atë. Në një takim me gjeneral Saberin, Rajavi mbajti një fjalim zbulues:

" Mendoj se marrëdhënia ndërmjet nesh, juve dhe Irakut,  është marrëdhënie e qeverisë së Irakut ose Partisë Baath me në krye zotin president(Sadamin) me Rezistencën Iraniane , Muxhahedinët dhe Ushtrinë Nacional Çlirimtare. Mendoj se lidhja jonë nuk është një lidhje  e pastër politike dhe nuk mund ta interpretojnë më lidhjen tonë si të atillë. Dhe mendoj se lidhja vëllazërore është plotësuar.  Vëllezër që nuk do të ngurronin të bënin ndonjë gjë për njëri-tjetrin. Çfarëdo qoftë kundër jush, është padyshim kundër nesh, dhe e kundërta. Siguria jonë është një. Kur ne marrim një goditje, është për të dy ne. Dhe kur ka progres, na prek të dyve sëbashku...

...Me gjithë shqetësimin që kemi, kam vetëm një gjë për të thënë. Në mendjen dhe zemrën time nuk mund ta ndaj interesin tim nga ai juaji.  Ata përputhen me njëri-tjetrin. Ne mund të kemi disa dallime në pikëpamjet tona. E vërteta është se interesat tona përputhen dhe janë të përziera sëbashku.  Prandaj  ju kërkoj t'i dërgoni zotit president (Sadamit) urimet e mia më të sinqerta dhe t'i thoni se nuk është nevoja të na falenderojë për ndonjë gjë.  Dhe thuajini nga ana ime se ne kemi qenë në shtëpinë tuaj dhe se jemi dhe do të jemi me ty me sa të kemi fuqi."

Nëse CIA do të kishte dëgjuar këtë fjalim, a do të ishin aq të gatshëm të besonin se Rajavi do t'i ndihmonte? Edhe nëse do të mendonin se bashkëpunimi i Rajavit me Sadamin ishte cinikisht pragmatik, a nuk do t'i dukej ndokujt se kjo marrëdhënie me SHBA-në mund të ishte e njëjtë?

Ndoshta Rajavi ia ka kalur të gjithë informacionin që kishte nga CIA Sadamit. Përse të mos e bënte? Ashtu siç ka thënë vet "Çfarëdo qoftë kundër jush, është padyshim kundër nesh, dhe e kundërta. Siguria jonë është një. Kur ne marrim një goditje, është për të dy ne". Para luftës Rajavi nuk e besonte që Sadami do të , ose mund të rrëzohej. A besonte se mbrojtësi i tij irakian ishte i pamposhtshëm dhe do ta strehonte derisa të mbërrinte në Teheran në një të ardhme të paparashikueshme. Ata mund të ishin Rock Star por ishte Sadami ai që lëkundi botën e Rajvit, jo SHBA.

Woodward tregon se CIA nuk është e sigurt nëse informacioni i marrë prej tyre është i vërtetë apo jo.  Përse nuk jemi të surprizuar? Duhej të ishte e qartë se një burrë që e kishte bërë veten prostitutë për këdo dhe të gjithë në kërkim të pushtetit, një njeri që ishte në krye të ushtrisë personale të Sadam Husejnit, nuk do ishte një bashkëpunëtor krejtësisht i besueshëm.

Dhe kështu, kur Rajavit iu bë e qartë se Sadami do të shkonte, ai u kthye dhe u premtoi amerikanëve  bashkëpunim të plotë në këmbim të mbrojtjes. Dhe ai e mori atë. Edhe pse bazat e MEK u bombarduan dhe disa prej luftëtarëve të tij vdiqën,  kjo ka shumë gjasa të jetë menaxhuar që grupi të dorëzohej tek forcat amerikane pa krijuar dyshime tek irakianët.  Rajavi ishte i mbrojtur në bazën e tij më të madhe, Ashraf,  me 4000 luftëtarët e tij rreth vetes  dhe ata ushtarë dhe baza në vetvete mbroheshin nga disa qindra ushtarë amerikanë.  Rajavi  nuk mund të gjente vend më të sigurt në Irak. Irakianët ishin të gatshëm të sulmonin MEK-un si mbetje të regjimit të Sadamit. Edhe tani, Këshilli Drejtues i Irakut i ka kërkuar Amerikës të heqë qafe kultin  dhe ta largojë nga Iraku sa më shpejt të jetë e mundur.

Kur Air Fleischer, zëdhënësi i presidentit, vlerësoi publikisht Organizatën Muxhahedinët Khalk më 10 mars të vitit 2003, u interpretua gjerësisht si rezultat i një marrëveshjeje të CIA-s.

Për shkak të kësaj marrëveshjeje, muxhahedinët nuk mund ta besonin që bazat e tyre po bombardoheshin dhe pretenduan se ishin aeroplanë iranianë.  Por kur Ushtria Amerikane confirmoi se MEK i është kundërpërgjigjur zjarrit në kamp, Mohaddessin u shokua në panik nga lajmi dhe në një intervistë deklaroi se ata kishin një marrëveshje me amerikanët që të mos sulmoheshin.

Kur departamenti i Shtetit  logjikisht vendosi aleatin e MEK-ut, Këshillin Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) , në listën e organizatave terroriste më 15 gusht të vitit 2003, për shkak të marrëdhënieve të ngushat me Sadam Husejnin, Jafarzadeh, kontakti i MEK-ut në Washington, papritur dha dorëheqjen nga puna e tij si përfaqësues i MKO-së dhe u caktua si këshilltar i lartë i Iranit për Fox News në Washington! Rastësi? Ne nuk mendojmë ashtu.

Dhe çfarë ka fituar Amerika nga kjo marrëveshje për të mbrojtur  Organizatën Muxhahedinët Khalk? Shërbime inteligjente në Irak? Një zëdhënës në mediat amerikane?

(Fund)


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur