Viti 1988 dhe trekëndëshi SHBA-Sadam Husejn-Muxhahedinët Khalk

Categoria: Artikuj

Safaudin Tabraian, shkrimtar dhe hulumtues i historisë moderne

Organizmat e Muxhahedinëve, në vitin 1986 u transferuan në mënyrë të hapur dhe të qartë në Irak dhe në vitin 1987 formuan Ushtrinë Çlirimtare. Që nga muaji maj i vitit 1987 fillojnë punët logjistike dhe mbështetëse të Ushtrisë Çlirimtare dhe në vitin 1988 fillojnë të marrin dhe përfitimet. Në pushimet e Novruzit të vitit 1988, kryhet dhe operacioni Aftab. Kishte  një koordinim dhe bashkëpunim ndërmjet muxhahedinëve, ushtrisë Ba’athiste të Irakut dhe amerikanëve. Unë kam qenë prezent në rajonin e Fakeh-së tre javë pas operacionit ushtarak që u zhvillua atje. Kishim dy platforma në Gjirin Persik që u sulmuan, por jo nga muxhahedinët dhe ushtria e Sadamit. Ky sulm është kryer nga amerikanët.

Në kohën kur Fav u mor përsëri, unë isha në shërbim dhe dëgjova që në operacionin e Fakeh-së në mars të vitit 1988 janë sulmuan nga amerikanët dy nga skelat tona të naftës. Operacioni i Fakeh-së është kryer nga muxhahedinët ndërsa skelat e naftës janë sulmuar nga amerikanët, dhe një ditë më pas humbëm edhe Fav-in. Fav-in e mori Iraku me informacionet e vlefshëm që i dha MEK. Çfarë mund të quhet kjo? Në një muaj të kryejnë operacione muxhahedinët, pas disa javëve të kryejnë amerikanët, dhe ditën e nesërme pas kryerjes së veprimeve nga ana e amerikanëve, Iraku të sulmojë dhe të na marrë Fav-in. Nga mesi i gushtit muxhahedinët sulmojnë dhe marrin qytetin e Mehranit. Operacionin e emëruan Chelcherag. Erdhën me helikopter dhe bënë foto. Ai qytet ishte i shkretë. Shërbente vetëm për propagandë. Saktësisht dy ditë pas këtij operacioni, Kongresi Amerikan dha një deklaratë dhe mbrojti muxhahedinët. Aeroplani Airbus i agjencisë sonë të fluturimeve, u sulmua nga marina amerikane në qershor të vitit 1988.

Edhe rezoluta 598 u vendos në saktësisht dy javë pas deklaratës së muxhahedinëve se paqja është si një litar për regjimin. Muxhahedinët ishin të befasuar dhe nuk mund ta besonin që Irani e kishte pranuar rezolutën. Pranimin e rezolutës dhe operacionin e ashtuquajtur Forughe Javidan, i ndante vetëm një javë. Në orën nëntë të mëngjesin mbërritën në Islamabad dhe filluan operacionin e tyre.

Saktësisht 11 ditë para operacionit të muxhahedinëve, kemi qenë dëshmitarë të lëvizjeve të anijeve luftarake amerikane në Gjirin Persik. Për një kohë prej 50-60 orësh, përfaqësuesit e Kongresit Amerikan i kërkojnë qeverisë së Reganit të pranojë muxhahedinët si një alternativë të regjimit të Republikës Islamike dhe ta mbështesë atë. Këto janë një trekëndësh i përbërë nga autoriteti dhe mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, operacionet e ushtrisë irakiane dhe për ta plotësuar, nga muxhahedinët, të cilët kryejnë edhe operacione ushtarake, por edhe japin informacione.

Interesant është fakti që zyrtarët irakianë kanë qenë kundër operacionit Forughe Javidan. Masud Rajavi këmbënguli. Për këtë arsye themi që jeta e  muxhahedinëve qëndron me derdhjen e gjakut, qoftë  i anëtarëve të vet, qoftë i kundërshtarëve. Drejtori i Shërbimit të Përgjithshëm Informativ i Organizatës së Sigurisë së Irakut, e kundërshton këtë operacion.

Zyrtarët irakianë e shikonin këtë operacion si një kërcënim, por këta këmbëngulnin se rezoluta ishte një litar për varje për regjimin, kufijtë janë zbrazur nga ushtarët dhe puna ka mbaruar. Me mbarëvajtjen e operacionit Mersad, unë u shpërngula nga jugu në drejtim të perëndimit. Kam parë se kishin ardhur aq shumë forca ushtarake atje sa nuk kishte kufi. Ushtarët e shkretë shkuan në fund të pusit të lidhur me litarin e kalbur të udhëheqjes së degjeneruar, të degjeneruar dhe regresive të organizatës.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur