Këta janë maskarenjtë!

Categoria: Artikuj

  Image result for Lideri suprem i Revolucionit Islamik

Gazeta Tasnim

Lideri suprem i Revolucionit Islamik, gjatë mësimdhënies në klasën e jurisprudencës islame të kësaj jave, ka folur për ngjarjet e fundit (që pasuan rritjen e çmimit të naftës) duke iu drejtuar disa pikave të rëndësishme.

Një nga  temat e rëndësishme rreth të cilave ka folur lideri i Revolucionit Islamik është mënyra e sjelljes së protestuesve me vendimin e fundit të qeverisë.

  Në lidhje me këtë ai  tha se njerëzit kanë të drejtë të protestojnë dhe se qeveritarët duhet t'i kushtojnë vëmendje.  protestës së tyre. Gjithashtu e ka ndarë llogarinë e atyre që kryen protesta paqësore nga  disa lëvizje koatike dhe huligane që cënuan sigurinë kombëtare dhe tha: "Me siguri disa nga njerëzit janë shqetësuar dhe janë mërzitur. Është në dëm të tyre ose thjeshtë mendojnë se është, sidoqoftë mërziten. Por vënia zjarr e filan banke nuk është vepër e popullit, është e maskarenjve, huliganëve. Është vepër e maskarenjve, duhet ta keni parasysh këtë. Në ngjarje të tilla zakonisht huliganët, keqdashësit dhe njerëzit e këqinj futen në skenë, ndonjëherë për shkak të emocioneve edhe të rinjtë bashkohen me ta dhe kryejnë shkatërrime të tilla. Këto shkatërrime nuk sjellin asgjë të mirë. Përveç këtyre problemeve që kemi, vijnë dhe na shtojnë edhe pasigurinë.

Pasiguria është fatkeqësia më e madhe për çdo vend, për çdo shoqëri, ky është qëllimi i tyre. Vini re se gjatë ngjarjeve të këtyre dy ditëve, ose më saktë dy net e një ditë, të gjitha qendrat nxitëse të trazirave në botë i nxisin për të kryer shkatërrime kundër nesh, duke filluar nga familja djallëzore e dinastisë Pahlavi te shoqëria e keqe dhe kriminele e muxhahedinëve. Ata po i nxisin njerëzit në internet dhe në vende të tjera që të vazhdojnë maskarallëkun. Ajo që dua të them është kjo, askush të mos i ndihmojë këta maskarenj, asnjë njeri i logjikshëm dhe me dinjitet që e do vendin e tij, dhe asnjë person që do një jetë të rehatshme , nuk duhet t'i ndihmojë këta. Këta janë maskarenj, këto nuk janë vepra të njerëzve normalë."

Kjo pjesë e fjalimit të liderit të Revolucionit Islamik, sigurisht që me shtrembërim, është publikuar në disa dalje për shtyp të mediave si BBC Persian.

Ky kanal dhe disa nga faqet e ngjashme me të në interenet, kanë thënë që lideri suprem e ka quajtur protestën një kaos dhe të gjithë protestuesit maskarenj.

Cilët persona shkaktojnë kaos?

Në ngjarjet e fundit,  në fillim protestat ishin paqësore dhe në kërkim të kushteve më të mira për jetesë, por pas orëve të para disa nga tubimet në Teheran dhe qytetet e tjera të vendit u shndërruan në kaos. Dogjën qendra publike, banka dhe ndërtesa të ndryshme dhe dogjën ose prishën shumë prona të popullit si makinat, semaforët, koshat e mbeturinave, etj.

Sigurisht që nuk është hera e parë që ndodhin ngjarje të tilla. Nëse i hedhin një sy të kaluarës, këto vepra kanë ndodhur edhe në disa tubime protestuese në të shkuarën.

Për shembull në dhjetor të 2017 dhe janar të 2018-ës, në Teheran u formuan disa tubime të njerëzve me qëllim për të protestuar paqësisht për një jetesë më të mirë por duke u përhapur nëpër qytete të ndryshme, u shndërrua në kaos duke djegur dhe shkatërruar pronat private dhe publike.

Për të njohur se si protestat paqësore shndërrohen në kaotike dhe shkatërrimtare dhe për t'i kthyer përgjigje pyetjes se cilët persona i shndërrojnë protestat paqësore të njerëzve në kaos dhe rrëmujë, duhet të themi këtë: "Këta janë po ata persona të cilët lideri i Revolucionit Islamik i veçon nga populli."

Mediat terroriste

Image result for  zeri i Amerikes Image result for mediat BBC pesian  

Disa shembuj të atyre që i nxisin njerëzit të protestojnë në bazë të informacioneve të gabuara, false dhe të shtrembëruara, janë mediat e huaja në gjuhën perse si BBC Persian, kanali televiziv saudit Iran International, kanali mbretëror Men ue To (Unë dhe Ti), Zëri i Amerikës, etj.

Gjatë zgjedhjeve të vitit 2009, BBC Persian, në disa programe të veçanta është marrë pa ndalim vetëm me çështjen e rebelimit dhe bëri gjithçka që mundi të bënte për të mbajtur të ndezur motorrët e rebelimit dhe kaosit në vend.

Ky kanal i varur nga Ministria e Jashtme e Anglisë, gjithashtu ka luajtur një rol të rëndësishëm në ngjarjet e fundit.  ndërpreu programet e veta dhe është marrë vetëm me protestat e fundit dhe shtrembëroi gjithçka që mundi të gjente. Shembulli më i fundit është mënyra e ripublikimit të fjalimeve të liderit të Revolucionit Islamik.

Ashtu siç e bëmë të ditur në fillim të këtij teksti, në fjalimet e tij, lideri e bëri të qartë dallimin mes protestuesve paqësorë dhe shkaktuesve të kaosit, por BBC Persian, në titrat e shtrembëruara e quajti liderin supren si përgjegjësin kryesor për këto ngjarje dhe publikoi sikur t'i ketë quajtur të gjithë protestuesit maskarenjë dhe huliganë.

Edhe kanalet e tjera emrat e të cilave i përmendëm, kanë bërë të njëjtën gjë.

 Gjithashtu pas arrestimit të përgjegjësve kryesorë të kanalit anti-revolucionar Amad News që kishte rol të ngjashëm me hartimin dhe organizimin e rebelëve, disa kanale televizive dhe llogari të tjera prezente në rrjetet sociale(Telegram, twitter , etj) e përdorën këtë lajm për ta shndërruar protestën paqësore në kryengritje kaotike.

Grupi terrorist i Muxhahedinëve Khalk (MEK)

Nga ana tjetër, disa persona, grupe dhe lëvizje anti-revolucionare si Muxhahedinët Khalk, personat që kënë lidhje me familjen e dinastisë Pahlevi dhe persona të tjerë si Mesih Ali Nezhad dhe të tjerë, kanë bërë të njëjtën gjë si mediat terroriste por në një formë tjetër.

Këta persona dhe lëvizje, duke dhënë ide nxitëse dhe plane forcave të koordinuara me ta, mundohen me sa forcë të kenë që t'i hedhin më shumë benzinë zjarrit të rebelimit.

Nëpër videot dhe fotot e shpërndara në internet që janë janë marrë nga tubimet e këtyre dy ditëve, mund të shohim me qartësi shenjat e disa prej këtyre rebeluesve.

Për shembull, në autostradën Imam Ali(a.s), një kamion i ngarkuar me mbeturina, inerte dhe tulla, shkarkoi ngarkesën në mes të rrugës gjë që pengoi qarkullimin e automjeteve. Përveç kësaj, përgatiti kushtet për shkatërrimin e pronës publike dhe private. Duket e pamundur që një protestues normal të bëjë një vepër të tillë.

Në po këto ndodhi, në disa pika të Teheranit si Tehransar apo në disa qytete të tjera, u dogjën disa qendra publike, banka dhe automjete gjë që ishte e kundërt me gjendjen fillestare të protestës ose me disa tubime të njëkohshme në pika të tjera në të cilat njerëzit mundoheshin të ndalonin përhapjen e rebelimit dhe kaosit në mënyrë që të protestonin në mënyrë paqësore për kërkesat e tyre. 

Sidoqoftë është normale që në raste të tilla qendrat e sigurisë si Policia, Ministria e Inteligjencës dhe të tjerë, duhet të kryejnë në mënyrën më të mirë detyrën e tyre e cila është ruajtja e sigurisë dhe parandalimi i prishjes së qetësisë publike.

Ministria e Inteligjencës dhe Policia kanë deklaruar se do të marrin masa kundër autorëve kryesorë të rrëmujës dhe kaosit.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur