Fati i femrave që u futën në shtëpitë ekipore

Categoria: Artikuj

Femrat në grupin terrorist të muxhahedinëve

Muxhahedinët, në shqyrtimet organizative, në vitin 1969 krijuan një grup femrash kryetari të cilave ishte Mansur Bazargani. Kjo çështje u bë sebep që femrat të futeshin në këtë grup me shpresën se do të luftonin, dhe në atë grup u përballën me ngjarje që ishin  shumë ndryshe nga ato që kishin imagjinuar më parë për luftimet.

Muxhahedinët (grupi terrorist Muxhahedinët Khalk) deri para vitit 1971, në shumicë organizative të tyre e përbënin anëtarë burra. Në atë kohë, anëtarët e parë të organizatës kishin një mendim negativ për martesën dhe krijimin e familjes, dhe kjo çështje u bë shkak që numri i femrave të futura në organizatë të kufizohej. Kështu pas vitit 1971, tema të tilla si nevoja e femrave për të mbuluar shtëpitë ekipore  dhe gjithashtu konkurrenca me organizatën e partizanëve fedain të popullit, u bënë shkak që linja e organizatës në lidhje me gratë të ndryshojë dhe të fillojë rekrutimin e tyre. Po kjo çështje u bë shkak që shumë femra të bashkohem me organizatën me shpresën për të luftuar, por femrat e rekrutuara, pasi u rekrutuan në praktikë e panë që brendësia e grupit të muxhahedinëve dhe marrëdhëniet e udhëheqësit me të ishin shumë ndryshe nga ç’e imagjinonin ata para se të futeshin në këtë organizatë. Kështu në këto shkrime, do të përpiqemi të shqyrtojmë eksperiencat e disa femrave të cilat janë rekrutuar në këtë organizatë terroriste para Revolucionit Islamik.

Muxhahedinët(grupi terrorist i Muxhahedinëve Khalk) në rishikimin e organizimit në vitin 1969, formuan grupin e femrave drejtues i të cilit ishte Mansur Bazargani. Me rolin që mori në qendrën organizative, u vendos që  brenda kontekstit të martesës së familjarëve të afërt të kuadrove dhe anëtarëve të organizatës të justifikohet dhe prezenca e femrave në organizatë.  Ashtu siç kuptohet nga deklaratat e Bahman Bazarganit (një nga anëtarët e parë të organizatës), me platformën e martesës së anëtarëve të qendrës, Mansur Bazargani u martua me një kolegen e motrave të tij (Puri dhe Huri Bazargani) në medresenë Refah të quajtur Fatime Amini, dhe Hanifnezhadi gjithashtu u martua me Parvan Bazarganin. Pas këtyre, motra e Muhamed Hajatit dhe motra e Rezaive u futën në organizatë.

Doktoreshë Simin Salehi, pasi kreu studimet u martua me Iraxh Kahremanlunë, një anëtar të Organizatës Muxhahedinët Khalk.  Simini me anë të burrit të saj njihet me Abas Xhavedanin (anëtar i organizatës), dhe nëpërmjet Behram Aramit njihet me Rera Rezain në vitin 1972. Pa njohurinë e bashkëshortit të saj, ajo i vazhdon kontaktet me qendrën dhe pas një kohe ndahet prej tij. Procesi i ndarjes së Simin Salehit nga bashkëshorti i saj është zhvilluar brenda kornizës së përcaktuar nga organizata gjatë kohës së regjimit Pahlavi.  Abas Xhavedani i vazhdon marrëdhëniet e tij me Siminin pa dijeninë e Kahremanlusë dhe ia mbush mendjen asaj që Kahremanluja nuk është një bashkëshort i përshtatshëm për të dhe do të jetë një pengesë për rritjen e saj politike në organizatë. Më pas ajo u martua me Behram Aramin dhe si përfundim  kur ishte duke përgatitur një bombë me Lutfullah Meisamin, pëson një aksident dhe humbet njërin sy.

Kahremanluja, bashkëshorti i Salehis, tregon rreth ndërhyrjeve të organizatës për të prishur familjen e tij dhe në kujtimet e tija shkruan: “Nëpërmjet Siminit, organizata më dha një mesazh dhe më tha se një nga drejtuesit e organizatës me emrin Bitel (pseudonim në organizatë) kërkon të më takojë. Në atë moment nuk e dija që Biteli kishte kontakte me Siminin. Gjatë kohës së takimit fytyra e Bitelit ishte shumë e shpërqendruar , sikur donte të më tregonte diçka dhe të largohej shpejt. Pa thënë ndonjë fjalim hyrës, ai tha me fytyrë të vrazhdë se ti duhet të ndahesh nga gruaja jote dhe kjo gjë duhet të bëhet sa më shpejt.”

Në vazhdim të kujtimeve të tija Kahremanlu  shprehet se kur organizata informohet për qëndresën e tij përballë ndarjes me gruan, nëpërmjet kontaktuesit që kishte lidhje me Simini Salehin, i shkëput lidhjet e tij me gruan dhe si përfundim bëhet shkak që jeta e tij familjare të shkatërrohet që kështu të mund ta kenë Simin Salehin plotësisht në dispozicion të organizatës.

Fatime Fartukzadeh është një nga femrat e tjera që nëpërmjet bashkëshortit të saj Ahmed Ahmed është tërhequr nga muxhahedinët. Ahmed Ahmed tregon se në kohën kur bëhet anëtar i organizatës, bashkëshortja e tij ishte krah për krah tij. Ajo kishte pranuar vullnetarisht të jetonte fshehurazi. Në atë kohë ajo shkon aq para në organizatë saqë u bë nga njerëzit më me përvojë për gjetjen e shtëpive për ekipet. Kështu kur organizata vuri re varësinë e saj të madhe ndaj meje, për të përfituar më shumë u mundua të vendoste mes nesh distancë dhe ndarje. Duke paraqitur kontekstin e lirisë së intelektit dhe personalitetit të Fatimes dhe gjithashtu teorinë e mos varjes së gruas nga burri, duke sjellë arsye fiktive dhe dinamike në vazhdim të luftës dhe të rrugës që kishim marrë, u munduan që të na bëjnë të huaj me njëri-tjetrin. Si përfundim duke krijuar një personalitet bosh i thonë gruas sime se mund të kalojë kohën kur qëndron e hipur mbi mua, dhe mund të vazhdojë rrugën e vetme, duke u bërë kështu shkak të ndahemi. Më pas Farutakzadeh , për shkak të presioneve psikologjike që i ka bërë organizata, i dha fund jetës së saj nëpërmjet shpërthimit të një granate.

Lejla Zomrudijan, gruaja e Mexhid Sherifvakfit, është një nga femrat e tjera që janë bërë kurban të ngjarjeve të ndodhura në Organizatën Muxhahedinët Khalk (mynafikët). Në shkurt të vitit 1975, qendra e organizatës , nëpërmjet Zomrudijanit, gruas së Sherifvakfit që ishte ndërlidhësi i saj me organizatën, e kupton që Sherifvakfi për shkak të kundërshtisë me ndryshimin ideologjik të organizatës ka për qëllim të mbledhë personat fetarë. Në një letër qortimi të vetes, Lejla rrëfen se në nëntor të vitit 1974 e dinte se çfarë ishte duke bërë i shoqi i saj, por këtë çështje nuk e kishte raportuar. Pasi qendra lan hesapet me Sherifvakfin, Samedije Lebafin dhe Shahsavendiun, nëpërmjet Lejla Zomrudijanit, e sjellin Sherifvakfin në vendin e paracaktuar dhe e vrasin. Si përfundim , më vonë Zomrudijan zbulohet dhe vritet nga oficerët veprues të Komitetit të Përbashkët Kundër Shkatërrimit të cilët po punonin për të zbuluar dhe arrestuar anëtarët e grupit terrorist të Muxhahedinëve Khlak.

Ndoshta mund të themi  referimi tek teksti “Dëgjoni historinë time” të Lejla Zomridujanit, mund të tregojë modelin e marrëdhënieve të Organizatës Muxhahedinët Khalk me femrat anëtare të saj. Në këtë tekst, duke dënuar veten e saj për shkak se nuk e kishte dhënë maksimumin e forcës dhe mendjes së saj në dispozicion të organizatës, Zomrudijan shkruan: “Për momentin pritet që të vendosni kohë mbi çështjen time, të hulumtoni veten dhe veprimet e mia, dhe përcaktoni gjendjen time të saktë. Është më mirë që të njiheni më realisht me çështjen time. Me këtë njohje do të arrini të përfitoni përvoja të shumta dhe me siguri do ta përdorni atë në përballje me luftëtarët e tjerë dhe ata nuk do të kenë devijime si të miat , dhe në mesin tuaj nuk do të gjendjen më persona si unë.”

Në këtë letër Zomrudijan  kritikon veten dhe shprehet se nuk e ka përdorur të gjithë forcën dhe mendjen e saj në shërbim të organizatës dhe që ka informuar me vonesë për Sherfivafin. Shqyrtimi i përmbajtjes së tekstit tregon se Organizata Muxhahedinët Khalk e kishte shndërruar atë në një personalitet pa identitet e cila mendonte se vazhdimi i identitetit të saj ishte i përqendruar  vetëm te bindja pa pyetje ndaj organizatës.

Manizheh Ashrafzadeh Kermani, gjithashtu është nga femrat e tjera e cila për shkak të njohjes së burrit të saj me Ahmedin dhe Reza Rezain, kishte lidhje me organizatën. Në vitin 1973 ajo u punësua në organizatën e Buxhetit dhe Planeve, dhe vuri shumë informacione dhe dokumente të dobishme në dispozicion të MEK. Në rrjedhën e marrëdhënieve me organizatën, për shkak të kontakteve të vazhdueshme me Behram Aramin, vendosi mes burrit dhe vetes pretekstin se nuk përshtaten dhe u nda nga ai. Më pas Ashrafzadeh u bë grua në organizatë e Aramit dhe mbetet shtatzënë. Sidoqoftë ajo e aborton fëmijën e saj. Si përfundim Ashrafzadeh , pas arrestimit të Vahid Afrakthesë nga SAVAK-u, zbulohet, arrestohet dhe në vitin 1975 ekzekutohet.

Mahbubeh Afraz gjithashtu ishte një nga anëtaret femra të organizatës e cila në vitin 1974 u diplomua si një nga studentet femra me moshë më të vogël të diplomuara në mjekësi.   Ajo nëpërmjet njohjes me Turab Hakshenasin u lidh me organizatën dhe në vitin 1974 u martua me Muhamed Jazdanijan, një nga kuadrot drejtues të organizatës. Në fillim ajo e kundërshtoi ndryshimin ideologjik të organizatës, por më pas u bë komuniste, që pas një informacioni  nëpërmjet Salehit, Mahbubes i ishin bërë shumë presione për të mos qëndruar fetare. Në fillim të vitit 1975, në dukje  Mahmbubeh shkon në Angli pasi fiton një bursë nga Organizata Ndërkombëtare e Shëndetësisë, por në të vërtetë ajo ishte rekrutuar për t’u dërguar në luftën e Jemenit të Jugut.  Ajo kishte probleme me organizatën atje, dhe për këtë arsye pas një kohe deklarohet se ajo ka vdekur, por dëshmitë tregojnë se atje ajo kishte vrarë veten nën presionin e organizatës.

Shqyrtimi i metodës së tërheqjes së femrave nga Muxhahedinët Khalk dhe metoda e sjelljes me ta, tregon se për shkak organizata preferonte më shumë luftën e armatosur se sa marrëdhëniet njerëzore, ka qenë gjithmonë e gatshme që me koston e dëmit emocional të shkëpusë marrëdhëniet e tyre familjare dhe t’i shndërrojë ato në anëtare plotësisht të bindura dhe pa vullnet në organizatë. Këto goditje psikologjike janë bërë shkak që femrat që janë anëtarësuar në këtë organizatë me shpresën për të luftuar, të drejtohen drejt vetëvrasjes dhe të përpiqen t’i japin fund jetës së tyre.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur