Historia e kthimit të 50 personave nga të burgosurit e luftës që iu bashkuan muxhahedinëve

Categoria: Artikuj

Sejid Muhamedreza Agamiri

Përgjegjësi i të burgosurve iranianë të luftës dhe i të humburve në kohën e luftës së imponuar flet për mënyrën e shkëmbimit të pengjeve iraniane të luftës  dhe kthimit të burgosurve të luftës që i ishin bashkuar muxhahedinëve.

Sipas raportit të qendrës së lajmeve hulumtuese Habilian, Sejid Muhamedreza Agamiri i cili në kohën e luftës gjatë viteve 1986-1988 ka qenë përgjegjës për të burgosurit iranian të luftës dhe të humburit gjithashtu anëtar i Këshillit të Lartë të Mbrojtjes dhe përgjegjës në komisionin e të burgosurve iranianë të luftës, në një bashkëbisedim me Tasnim tregon disa kujtime nga ditët e këmbimit të pengjeve të luftës mes Iranit dhe Irakut.  Ai, i cili tani është drejtor i Universitet Islamik të Azadit në qarkun e Teheranit dhe i njësisë së Teheranit qendror, ka kujtime nga të burgosur lufte të cilët për shkak të vështirësive të shumta ishin detyruar nga ana e partisë së Ba’athit t’i bashkoheshin grupit të muxhahedinëve:

“Ne çdo ditë merrnim dhe dorëzonim afërsisht 2 deri 3 mijë persona. Irakianët mundoheshin të shpërblenin të zezat që kishin kryer veçanërisht me të burgosurit e luftës. Unë shkove me detyrë për të kthyer nga Iraku të burgosurit e luftës që kishin mbetur. Ne e dinim që ata kishin mbajtur disa prej tyre, për shembull zotin Lashgari na e kthyer pas 18 vitesh, apo disa prej të burgosurve që ishin mashtruar nga muxhahedinët, ishin akoma në kampet e tyre.

U vendos që në një mbledhje të flisnim me përgjegjësit e kampit të muxhahedinëve dhe gjithashtu me palën irakiane. Vajtja në atë vend me të vërtetë ishte me rrezik. Ne mendonim që kishin mbetur akoma një mijë të burgosur lufte në Irak që për fat të mirë ishin më pak. Në mbledhje përgjatë një ore muxhahedinët thanë vetëm slogane madje edhe më sulmuan. Unë u thashë irakianëve nëse nuk e keni forcën të drejtoni mbledhjen atëherë përse i sollët ata? Kur e thashë këtë një zyrtar i lartë irakian e qëlloi tavolinën me shkop dhe të gjithë heshtën. Edhe unë përfitova nga momenti dhe u thashë që ju jeni aq fatkeq që pushoni nga një e goditur e tavolinës nga ana e një zyrtari të lartë irakian. Thjeshtë një zyrtar, e jo gjeneral .

Në fund të fjalëve të mia gjithashtu thashë se këtu kemi dy dhoma. Ju mund të regjistroheni në dhomën në krahun e djathtë nga ana e Kryqit të Kuq dhe të ktheheni në Iran, dhe në dhomën tjetër në krahun e majtë mund të shkojë kush dëshiron të qëndrojë këtu e të mos vijë me ne.  Madhe edhe u thashë jam urdhëruar nga lideri shpirtëror i Iranit dhe Këshilli i Sigurisë t’ju them që Irani nuk ka asnjë punë me ju. 35 nga 50 persona shkuan në dhomën në krahun e djathtën dhe u kthyen me ne në Iran duke u dhënë një goditje të rëndë muxhahedinëve.

U vendos që pas dy ditësh të flisnim me grupin e dytë, por këtë radhë para se të vinin muxhahedinët u kishin shpëlarë mendjen. Edhe në atë mbledhje thoshin slogane , shanin dhe nuk na lejonin të flisnim. Pas një ore unë fillova të flas dhe për shkak se i kishim që  më parë emrat e tyre kishim marrë incizime  zëri  nga familjet e tyre. U thashë se nëse dikush kërkon të qëndrojë këtu nuk ka problem, por para kësaj të vijnë me ne në një dhomë për të folur vetëm për katër minuta. Në fillim e parandalonin edhe dëgjimin e zërit të nënës së tyre, por më pas mendimi i tyre ndryshohej. Është interesante që edhe nga këta persona vetëm 15 prej tyre erdhën me ne dhe na thanë mos na ktheni më këtu sepse do të na vrasin.”


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur