Nëna e terrorizmit ndërkombëtar

Categoria: Artikuj

Gazeta Keihan

Departamendi Amerikan i Shetit , gjatë ditëve të kaluara, duke i dhënë një shërbim të kënaqshëm sionistëve dhe gjithashtu duke kënaqur dhe disa vende të tjera të rajonit, në raportin vjetor me temë terrorizmin , i përsëriti dhe një herë tjetër pretendimet e veta të pabaza kundër Iranit. Në këtë raport, pa paraqitur asnjë dokument, Departamenti Amerikan i Shtetit ka akuzuar Republiklën Islamike të Iranit për mbështetje të terrorizmit.

Këto pretendime vijnë në një kohë kur Irani është viktima më e madhe e terrorizmit në botë dhe vendi ynë (Irani) ka qenë gjithmonë në luftë me grupet terroriste dhe ka dhënë shumë dëshmorë në këtë rrugë. Ndërkohë krijimi, mbështetja, bashkëjetesa dhe drejtimi i terrorizmit, në bazë të fakteve historike, janë të gjitha të bëra nga politika e jashtme amerikane  në lidhje me kombet dhe fuqitë e huaja. Ajo çfarë ka regjistruar historia dhe që e shprehin dhe vet amerikanët, është kjo që burimi i terrorizmit është saktësisht vet Amerika.

Duke i hedhur një vështrim veprimtarisë së Amerikës të paktën gjatë disa dhjetëvjeçarëve të  fundit, do të dëshmojmë se sa herë që veprimet terroriste të qeverisë së këtij vendi do të zgjerohen më shumë në rang botëror, me po të njëjtën masë do të rritet dhe aktiviteti i organizatave dhe shoqatave zyrtare të varura prej saj (ushtarako-politike)në akuzimin e vendeve të tjera për mbështetjen e terrorizmit.

Gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit, bota është mësuar me gënjeshtrat amerikane për demokracinë dhe të drejtat e njeriut  , të cilave gjatë viteve të kaluara u është shtuar dhe lufta kundër terrorizmit.

Sidoqoftë, sipas pikëpamjes së politikanëve të Shtëpisë së Bardhë, Washingtoni llogaritet si kryesues i të gjitha vendeve të tjera në lidhje me këto çështje, ndërkohë që sipas rrëfimit të disa hulumtuesve të mëdhenj, nëse Amerika kërkon ta vendosë veten në rreshtin e parë dhe udhëheqëse të të gjitha vendeve të tjera të botës, duhet ta kërkojë këtë të drejtë te "udhëheqësit e terrorizmit global".

Rrëfimi i përsëritur i krijimit të ISIS-it nga ana e Amerikës

Gjatë javëve të kaluara, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump në mesin e përkrahësve të tij në Misisipi, u shpreh dhe një herë se ISIS-in e ka krijuar ish-presidenti i këtij vendi.

Trump, në një fjalim të tijin, theksoi pretendimin e Washingtonit në lidhje me vrasjen e liderit të ISIS-it dhe  iu drejtua mediave të varura nga qeveria e tij: "Nëse këtë punë (operacionet ku pretendohet të jetë vrarë Al Bagdadi) do ta kishte bërë Obama, do të flisnin me javë të tëra për këtë gjë, por për shkak se në këtë mes jam unë, ata janë përpjekur ta zvogëlojnë rëndësinë e kësaj çështjeje ndërkohë që ky person (Obama) ka krijuar Khilafatin e ISIS-it."

Trump, gjatë zgjedhjeve presidenciale gjithashtu e ka deklaruar disa herë se ISIS është krijuar nga Amerika. American Judicial Watch gjithashtu me publikimin e dokumenteve në lidhje dy departamentet amerikane të shtetit për marrëdhëniet me jashtë dhe mbrojtjen, ka zbuluar një sekret shumë të rëndësishëm në lidhje me luftën kundër Sirisë dhe rolin e Amerikës  në krijimin dhe vendosjen në pushtet të grupit terrorist të ISIS-it. Dokumenti i përmendur vërtetonte se Washingtoni kishte lidhje me ngjarjet e krijimit të grupit terrorist të ISIS-it dhe përpjekjet e tij për të krijuar një mbretëri për veten në lindje të Sirisë dhe perëndim të Irakut. Në këtë dokument gjithashtu tregohet dhe për rolin e Amerikës në vendosjen e armëve të Libisë në dispozicion të grupit terrorist.

Mbështetja e muxhahedinëve, turp për Amerikën

Amerikanët e akuzojnë Iranin për mbështetje të terrorizmit ndërkohë që mbi ta qëndron turpi i mbështetjes së muxhahedinëve,  terroristëve gjakatarë dhe kriminelë që kanë vrarë më shumë se 12 mijë burra, gra dhe fëmijë iranianë, terroristë të cilët tani e vazhdojnë aktivitetin e tyre terrorist me përkrahjen e qeverisë amerikane dhe disa prej përkrahësve perëndimorë.

Pak më parë, gazeta amerikane Washington Post e quajti të diksutueshme mbështetjen e hapur që Amerika i jep muxhahedinëve dhe duke shfaqur një dokumentar për marrëdhëniet e ngushta të John Boltonit me këtë grup, shpejgoi se ky i fundit kishte bërë të gjitha përpjekjet e tij për ta nxjerrë këtë grup nga lista amerikane e organizatave terroriste në vitin 2012. Kohët e fundit, gazeta New York News githashtu në një raport publikoi një listë të zyrtarëve amerikanë si John Bolton, këshilltari për sigurinë në Shtëpinë e Bardhë dhe Rudy Giuliani, avokati personal i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, të cilët kishin marrë shuma parash nga grupi terrorist Muxhahedinët Khalk (MEK).

Bërja tregti me gjenocidin në Jemen dhe mbështetja e terrorizmit saudit

 

Që më 26 mars të vitit 2015 kur Arabia Saudite dhe përkrahësit e saj sulmuan Jemenin me aeroplanë dhe anije luftarake duke vrarë mijëra civilë jemenas dhe shkatërruar ekonominë e tyre të dobët, Amerika, që nga fillimi i luftës së koalicionit saudit në Jemen, u ka shitur atyre armë, bomba dhe karburant për aeroplanët e koalicionit në qiellin e Jemenit.

Sipas statistikave të programit "Monitorimi i ndihmës së sigurisë" në qendrën ndërkombëtare të politikave, që nga fillimi i përleshjeve në Jemen në mars të vitit 2015 e derimë tani, Shtetet e Bashkuara u kanë shitur Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe më shumë se 68 miliard dollarë armë. Ashtu siç tregoi dhe Bruce Riedels nga Instituti Brookings, këto sistemet e siguruara nga Shtetet e Bashkuara  ishin mbështetja kryesore e ushtrisë së Arabisë Saudite, dhe sauditët nuk mund ta vazhdonin për kaq gjatë luftën e tyre brenda në Jemen pa këto armë, mbrojtje dhe mbështetje.

Të gjitha këto ndodhin në një kohë kur Trump nuk i kushtoi shumë rëndësi vrasjes së Kashogchi që ka shumë gjasa të jetë urdhëruar nga prici saudit i kurorës Muhamed bin Selman, dhe e vlerësoi pozitivisht tregtinë e armëve mes Amerikës dhe Arabisë Saudite. Gjithçka që ai deklaroi për këtë ngjarje ishte kjo që pavarësisht vrasjes së Kashogchi-t, do të vazhdojnë marrëdhëniet e tyre me regjimin saudit.

Hija e terrorizmit ekonomik amerikan mbi botë

Gjithashtu, sanksionimi i disa shteteve në vençanti sanksionet ekonomike mbi Iranin nga ana e qeverisë amerikane, për arsye të mos pasjes së një justifikimi logjik në lidhje me të drejtat ndërkombëtare, është pjesë e veprimeve të quajtura "terrorizëm ekonomik". Historia e sanksioneve dhe terrorizmit ekonomik ndaj Iranit e ka origjinën në vitin 1979. Faza e parë e këtyre sanksioneve ka qenë nga viti 1979 deri në vitin 1981. Në kohën e luftës së imponuar gjithashtu filloi faza e dytë e sanksioneve kundër Iranit nga viti 1981 deri në vitin 1988. Deri më tani, Amerika ka vendosur 7 faza sanksionesh dhe terrorizmi ekonomik kundër Iranit nga mesi i të cilave ato më të ashprat kanë qenë të presidentit Trump. Qëllimi i Trumpit me këto akte të terrorizmit ekonomik është shkaktimi i dëmeve, rritjes së pakënaqësive dhe protestave brenda vendit. Pavarësisht se terrorizmi ekonomik është bërë shkak që forca kibernetike e Amerikës të zvogëlohet që do të thotë rënie të kredibilitetit të Amerikës dhe ndikimit të saj në rang ndërkombëtar. Së fundmi, FinePalice, publikoi një artikull të teoricienit të famshëm amerikan Stephen Walt në të cilin ai thotë se rënia e fuqisë amerikane është e padiskutueshme.

Amerika është përkrahësja më e madhe e terrorizmit shtetëror në botë

Rastet e përmendura janë vetëm një pjesë e vogël e aktivitetit të errët të "Nëna e terrorizmit botëror" në veprat e terrorizmit shtetëror dhe mbarështimit të terrorizmit, dhe e gjitha kjo në këto vitet e fundit. Duke shqyrtuar veprimet e qeverisë amerikane nga Somalia në Afrikë e deri në Nikaragua në Amerikën Latine, veprimet e këtij shteti nga Kuba deri te veprimet e kryera në Afganistan, Irak, Siri dhe Liban në Lindjen e Mesme duke përfshirë dhe disa akte terroriste në Republikën Islamike të Iranit, tregojnë një masë aq të madhe të veprimtarisë së saj saqë edhe klasifikimi, listimi dhe shkruarja e datave të tyre kërkon në kohë të gjatë.

Këtu shtrohet kjo pyetje, për një shtet që ka vetëm 242 vite që jeton nga të cilat në 93% përqind të kohës, që do të thotë 226 vite  në luftë me vende të ndryshme duke pushtuar disa prej tyre, shokët dhe armiqtë e të cilit kanë njohuri mbi veprimet e tij terroriste, a mundet tani të vijë dhe të akuzojë të tjerët?


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur