Një vështrim mbi historinë e krimeve të organizatës Muxhahedinët Khalk.
Më 20 qershor 1987, Rajavi deklaroi krijimin e "Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare"dhe dy javë më pas u takua me Sadam Husejnin. Presidenti diktator i Irakut në atë kohë shprehu urimet e tija për themelimin e saj. Gjatë vitit 1987, ushtria e ashtuquajtur Çlirimtare Kombëtare ka kryer afërsisht 40 operacione kundër ushtarëve të Islamit në frontet e luftës në perëndim të vendit. Në pranverë të vitit 1988, në bashkëpunim me ushtrinë irakiane, organizata kreu një operacion të quajtur "Aftab" (dielli) në rajonin kufitar të Fakeh. Pas kësaj , në prag të njëvjetorit të themelimit të Ushtrisë Çlirimtare , filloi operacioni i quajtur "Çelçerag"(llambadar) në rajonin e Mehranit duke pushtuar qytetin. Pushtimi i këtij qyteti, e bëri udhëqesin të etur për të pushtuar Teheranin:
"Nëse mund të çlirojmë një qytet vetëm me anë të një operacioni, atëherë nuk do të jetë dhe aq e vështirë për të marrë Teheranin."
Organizata e cila po priste për një moment të përshtatshëm për të nisur operacionin e pushtimit të Teheranit, me pranimin e rezolutës 598 nga Irani, u detyrua të fillonte operacionin "Foruge Xhavidan"(Drita e përjetshme). Ky sulm filloi në orën 3 pasdite të muajit korrik të vitit 1988 në perëndim të vendit nga qytetet Kasre Shirin dhe Serpolzehab. Në këtë operacion morën pjesë afërsisht 4500-5000 persona ku afërsisht 25 përqind të tyre e përbënin vajzat dhe gratë. Komanda e operacioneve të drejtuara nga Rajavi përbëhej nga 7 komandantë të shtabit ushtarak dhe 25 komandantë brigadash. Çdo brigatë përbëhej nga 160 deri në 180 ushtarë. Disa ditë para operacionit të muxhahedinëve, Iraku gjithashtu filloi një sulm të gjërë ajror dhe tokësor në jug të vendit. Në fillim filloi duke u shprehur se synonte pushtimin e Khoramshahrit dhe Ahvazit dhe më pas sulmoi Ilamin dhe Kermanshahun.
Hadi Shabani, njëri nga anëtarët e lartë të organizatës që ka qëndruar në të për 22 vite (1), për operacionin Mirsad të cilin muxhahedinët e quajnë Foruge Xhavidan, thotë: "Pas pranimin të rezolutës nga ana e Iranit, Rajavi mbajti menjëherë një mbledhje dhe tha se pas një jave duhet të sulmojmë Teheranin, sepse Irani e ka pranuar rezolutën për shkak të dobësisë dhe është vendosur që Iraku të sulmojë jugun që ne të përparojmë me lehtësi në veriperëndim. Ishte aq i sigurt në atë operacion saqë thonte më bëni gati zyrën e punës sime në Teheran derisa të vij unë dhe për 48 orë bëni çfarë të doni dhe vrisni kë të doni derisa unë të jap urdhërin për amnisti."
Muxhahedinët e liruar, në operacionin Mirsad
Në këto kushte, disa nga muxhahedinët e liruar nga zoti Muntazeri i ishin bashkuar forcave të operacionit Foruge Xhavidan. Sipas burimeve zyrtare nga muxhahedinët, afërsisht një e pesta e të vrarëve në mesin e muxhahedinëve në operacionin Mirsad, janë nga po ata anëtarët burgaxhinj që u liruan nga zoti Muntazeri.
Në librin e saj të kujtimeve, organizata Muxhahedinët Khalk shkruan se numri i të vrarëve në atë operacion arrin në 1304 persona. Ata gjithashtu pretendojnë se 270 persona nga të vrarët ishin të "burgosurit e regjimit", domethënë persona që kanë qenë të dënuar në burgje, të cilët ishin liruar për shkak të amnistisë së zotit Muntazeri dhe për çdo arsye tjetër duke iu bashkangjitur përsëri muxhahedinëve. Kështu, një llogaritje sipas statistikave të dhëna nga muxhahedinët gjithashtu tregon se një e pesta e humbjeve të pësuara nga muxhahedinët në operacionin Foruge Xhavidan, ishin të burgosurit e liruar në vitet e kaluara. Nuk është e pamundur që në mesin e anëtarëve të mbetur të muxhahedinëve që kryen operacionin të mos kenë mbetur të tjerë anëtarë që janë liruar nga burgu. Kështu që në të vërtetë veprimi i papërshtatshëm i bordit të amnistisë është bërë shkak për shtimin e forcës operuese të organizatës Muxhahedinët Khalk.
Muxhahedinët e burgosur dhe strategjia e topave të dëborës
Muxhahedinët të cilët ishin të burgosur, me strategjinë e topave të dëborës, operonin në burgim si ushtarë pas frontit. Ishte programuar që pas sulmit të muxhahedinëve në tokën iraniane, me mbledhjen e forcave përkrahëse të pushtojnë kryeqytetin dhe forcat e muxhahedinëve që kishin mbetur nëpër burgje të fillonin një kryengritje të përgjithshme. Sipas asaj që kanë shprehur vet muxhahedinët, në bashkëveprim dhe udhëzim me një rrjet jashtë burgjeve, të burgosurit ishin përgatitur dhe të gatshëm që pas lirimit të burgjeve të plotësonin rradhët e Ushtrisë Çlirimtare. Ky plan ishte pasqyruar në 5 etapa të operacionit Foruge Xhavidan. Në etapën e dytë, domethënë me pushtimin e Kermanshah, u përfshi lirimi i burgit Dizel Abad. Në etapër e tretë, domethënë pas marrjes së Hamedanit, kishin në plan të hapnin burgun e Hamedanit dhe burgun e Ministrisë së Inteligjencës. Etapa e katërt përfshinte pushtimin e Kazvinit në të cilin ishte vendosur të hapej burgu Çubinder dhe në etapën e pestë do të pushtohej Teherani. Sipas tyre, hapi i fundit ishte sulmi ndaj burgut të Avin dhe lirimi i muxhahedinëve të burgosur atje.
Para fillimit të operacionit Foruge Xhavidan, Rajavi i shpreh kështu dëshirat e tij të varfra: "Para kësaj ne kishim vendosur të kryenin këtë operacion të madh dhe donim ta kryenim më vonë, por rezoluta na e përshpejtoi punën. Nëse nuk veprojmë tani do të humbim mundësinë sepse pasi të vendoset paqe mes Iranit dhe Irakut , do të mbyllemi këtu dhe nuk do të mund të bëjmë më gjë dhe do të kthehemi në fosile politike...Regjimi nuk e ka më forcën e duhur ushtarake dhe nuk mund të sigurojë forcën frontale sepse e ka humbur ekuilibrin e saj ushtarak dhe gjithashtu në arenën ndërkombëtare është politikisht i izoluar...Ajo që duam të bëjmë është në nivelin e një ndërhyrjeje të fuqishme, sepse vetëm një ndërhyrje e fuqishme mund të pushtojë një shtet në një hark të tillë kohor. Madje as Iraku nuk ka pretenduar të marrë Teheranin, por ne duam të shkojmë të marrim Teheranin... Ne duam të bëjmë diçka që e gjithë bota të habitet, që papritur të kuptojnë që ne jemi në Teheran dhe Khomeini nuk ekziston më."
Maryam Sanxhabi, një ish-anëtare e Këshillit Qëndror të muxhahedinëve, në një artikull në të cilin ka folur për mënyrën e përgatitjes dhe hulumtimet e muxhahedinëve për sulme direkte kundër vendit dhe gjithashtu për zbatimin e operacionit të quajtur Foruge Xhavidan, shkruan:
"Disa ditë para fillimit të operacioneve, në një mbledhje të përgjithsme Masud Rajavi deklaroi fillimin e zbatimit të operacionit dhe tha: "Këto operacione janë të shenjta sidoqoftë rezultati i tyre dhe duhen kryer me çdo çmim."
Në atë mbledhje, duke paraqitur një situatë të favorshme me mbështetjen e supozuar popullore në brendësi të vendit, e krahasoi lëvizjen e Ushtrisë Çlirimtare me atë të një topi dëbore që bie nga lart poshtë dhe që zmadhohet e rritet vazhdimisht duke u shndërruar kështu në një ortek i cili shkatërron regjimin iranian. Ai tha: "Forcat tona në atë anë të kufirit janë duke na pritur dhe në momentin që ne do të futemi, ata do të bashkohen me ne. Është bërë dhe një votim formal nga të gjithë dhe pasi doli rezultati që afërsisht të gjithë janë dakort me këtë operacion, në më pak se një javë e gjithë ushtria shumica e së cilës ndodhet në kampin Ashraf , do të bëhet gati për çdo ditë e natë."
Sejid Murteza Baftiari, njëri nga ish-prokurorët e Teheranit rreth përgatitjes së të burgosurve muxhahidinë thotë: "Kompleksitiveti i organizimit të tyre ishte me të vërtetë i habitshëm. Në kohën kur unë isha krye-prokuror vepronin në mënyrë shumë komplekse dhe në mesin e tyre qarkollunte informacion që vinte nga jashtë burgut. Ishte aq i vështirë saqë mundoheshim shumë për ta kuptuar se kë kishin agjent dhe kur ndodhi ngjarja e Partisë Islamike u arrestuan disa persona. Në kohën kur martir Laxhurdi i kishte marrë në pyetje, ata i kishin thënë se kishin agjent të infiltruar edhe në mbledhjet dhe zyrën e Khomeinit domethënë deri në këtë pikë arrinte kompleksitiviteti i tyre dhe kur operacioni Mirsad ( muxhahedinët e quajnë Foruge Xhavidan) arriti në atë pikë, disa prej të burgosurve brenda në burg kishin veshur çizmet që të shkojnë për të ndihmuar Rajavin. Kjo që po ju them është e dokumentuar."
Shënime:
1-Që nga maji i vitit 1982 dhe deri në qershor të vitit 2004 ai ka qenë anëtar i organizatës dhe pasi është larguar ka bashkëpunuar me Ministrinë e Inteligjencës.
"Dosja e kapitullimit të një organizate", tryeza e rrumbullakët e agjencisë së lajmeve Fars me prani të 3 ish-muxhahedinëve.
Lini komentet tuaja
Posto koment si mysafir