Cilën alternativë? Cilën marrëzi?

Categoria: Artikuj

Mehdi Askeri, Shoqata Habilian

Zakonisht ekzistenca e një alternative , do të thotë  shikim përpara dhe pasje të një zëvendësi për një fenomen, pajisje, metodë apo për diçka tjetër.

Kur flitet për alternativën ose zëvendësin,  duhet të jetë me patjetër zgjedhja më e mirë për nivelin në fjalë që të mund të sjellë rezultate dhe përfundime më të mira. Për shembull, kur flitet për zëvendësuesin e trajnerit të ekipit kombëtar të futbollit , duhet të mendohet për një trajner tjetër të fortë dhe të përsosur që të mos ketë tjetër më të mirë se ai. Të paktën të jetë i nivelit të duhur për të drejtuar ekipin kombëtar të futbollit. Kur mendohet të prodhohet një model i ri makine, me patjetër duhet të kemi parasysh problemet e versionit të mëparshëm që modeli i ri të mos i ketë ato difekte. Prandaj alternativat duhet të jenë të besueshme dhe të vlefshme. Edhe logjika na urdhëron që për zëvendës të marrim parasysh shumë alternativa që  kështu të mos kufizohemi duke u detyruar të pranojmë mangësitë e alternativës së vetme.

Kryetarët e kultit të bebilinave të muxhahedinëve, me aq sa mbajmë mend ne , e njohin veten dhe kultin e tyre si alternativën e vetme për qeverisjen e Iranit dhe me anë të gjesteve në dukje mendjehapura, deklarojnë se është vendosur që të drejtojnë një qeveri të përkohshme që pas 6 muajsh të bëjnë zgjedhjet e reja në Iran. Me këto propagandat e tyre lind pyetja  se a bëhen të gjitha përpjekjet në   ditët e të gjitha viteve të ashtuquajtura luftë, terror, tradhëti, shfrytëzim seksual, vrasje të anëtarëve të pakënaqur  dhe mijërave krimeve të tjera vetëm dhe vetëm për të ndryshuar regjimin islamik brenda 6 muajve për të vendosur një sundim të ri? A mund të jetë e analizuar dhe e pranueshme kjo çështje në mendjen investigative të një studiuesi, qytetari apo të një politikani?

A mendoni se Masaud Rajavi i cili me lakminë që kishte për bashkëshorten e bashkëluftëtarit të tij (Mehdi Abrishamchi) duke e detyruar të divorcohet me të që të martohet vetë, po të jetë gjallë, do të pranojë ta lë pushtetin nëse rrëzohet ky regjim dhe ulet në karrigen e sundimit?

 kryetarët e këtij kulti bebilinash gjithmonë e konsiderojnë veten si alternativa e vetme në vend të Republikës Islamike dhe nuk marrin në konsideratë asnjë zgjedhje tjetër. Baza e mendimit logjik dhe të shëndoshë thotë se sidoqoftë një zëvendësues gjithashtu duhet të ketë edhe një zëvendës tjetër për veten,  por kryetarët e këtij kulti duhet t'i përgjigjen kësaj pyetjeje se përse përveç vetes nuk flasin edhe për alternativat e tjera të parëndësishme , gjë të cilën nuk duan ta bëjnë.

Të vetmit pretendues si alternativë në vend të Republikës Islamike,  deri më tani nuk kanë deklaruar asnjë organizëm apo grup që të ketë një plan afatshkurtër apo afatgjatë për prezencën e tyre në të ardhmen në Iran. Përdorimi i fjalës liri, goditja e hoxhallallarëve, prezenca  e femrava në shoqëri dhe qeverisje ( prezenca aktuale e femrave në udhëheqje të organizatës terroriste nuk është një argument për të vërtetëtuar këtë pretendim sepse ato janë vendosur në kryesi për të plotësuar tekat seksuale të  Masaud Rajavit) përhapja e paqes dhe lirisë në arenën ndërkombëtare etj, nuk mund të jenë një bilanc për të ardhmen.

Kryetarët e kësaj organizate të pisët bebilinash, nëse pretendojnë se kanë të paktën 20 persona të aftë për të formuar një kabinet qeveritar, le të na tregojnë. A kanë mundur alternativat e kësaj organizate të izoluar diktaroriale gjatë këtyre viteve të mësojnë se si të udhëheqin një shtet të madh dhe të rëndësishëm si Irani? Të qënurit larg realiteti të Iranit për një kohë prej 40 vitesh duke qëndruar në një organizatë të izoluar duke mos pasur kontakt me lajme dhe imazhe të ndryshme rreth vendit, dhe duke marrë vetëm informacion të gabueshëm dhe të rrejshëm nga ana  e organizatës, nuk ua plotëson atyre kushtet që të na bëjnë të jemi të sigurt se e njohin Iranin.

A kaluara e errët e vrasjes së 12,000  qytetarëve të Republikës Islamike, e kaluara e tradhëtisë ndaj atdheut në kohën e luftës dhe mijëra pika të tjera të dobëta, duhet t'i bëjë udhëheqësit  e këtij kulti bebilinash të heqin dorën nga pretendimi se janë alternativa e vetme për qeverisjen e Iranit.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur