Massoud Rajavi dhe kryetarët e sektit Rajavi, në kohën pas Revolucionit kanë përsëritur sloganin shoqëri pa shtresa e të njëjtë, drejtësi, barazi dhe e drejtë studimi për të gjithë. Mustafa Rajavi, i biri i mitur i përbashkët i Massoud Rajavisë dhe Ashraf Rabit, gruas së parë të Massoudit, është gjetur në një përleshje në shtëpinë ekipore të Musa Kheyabanit në Zaferaniye në Teheran më 8 shkurt të vitit 1982. Pas një farë kohe, ai iu dorëzua gjyshit të tij në Meshhed dhe pas një kohe , me përpjekje dhe energji të madhe, u largua nga Irani dhe u dërgua në Paris.
Sipas shkrimit të Irka News (Lajmet e Fundit nga Irani dhe Kanadaja), Mustafai i cili tani është rreth të tridhjetave, që në kohën e fëmijërisë shkonte në shkollë në Francë i shoqëruar me truproje. Më pas është dërguar në Irak. Atje Mustafai, përkundrazi vajzës së Maryam Rajavisë dhe Mehdi Abrishamchiut (Ashraf) , jetonte një jetë luksoze në vilën që Sadami kishte dhuruar në kampin ushtarak të Ashrafit. Por ai nuk ishte i kënaqur me jetën atje dhe është përpjekur disa herë të arratiset që në “Raportet 13” kemi vënë në dukje një pjesë të shkeljes së të drejtave të adoleshentëve në organizmat e Organizatës Muxhahedinët Khalk në vitin 2006. Gjatë kohës së sulmit amerikan në Irak, Ashraf u dërgua në Paris ndërsa Mustafai qëndroi me babanë e tij në kampin Ashraf. Mustafai për shkak se ishte gjithmonë i pakënaqur dhe llogaritej si djali i liderit, gjithmonë kishte një jetë ndryshe nga të rinjtë e tjerë. Në Ashraf ai ishte i famshëm me emrin Muhamed Rajavi. Për një kohë Mustafai ka qenë përgjegjës gjimnastike në televizionin e muxhahedinëve. Ai vishte rrobat dhe këpucët më të mira dhe të firmës. Kishte një dashuri të veçantë për vajzat dhe gratë e cila me siguri është një ndjenjë natyrore dhe e rinisë, por çështja ishte kjo që ai nuk është qortuar kurrë apo nuk është detyruar ashtu si dhe të rinjtë e tjerë që të rrëfehet për mendimet e tij seksuale gjatë mbledhjeve të pastrimit. Sepse në organizmin e muxhahedinëve Massoud Rajavi është i shenjtë dhe një imam i kohës i cili për arsye politike dhe sigurie ka 15 vite që është zhdukur. Pas shpërnguljes së forcave të muxhahedinëve në Shqipëri me mbështetjen dhe ndërhyrjen e Shtëpisë së Bardhë ndaj Shqipërisë, Maryam Rajavi gjithashtu shkoi në Shqipëri. Më pas Musatafa Rajavi shkoi në Norvegji dhe atje fitoi azil.
Pasi foli për një kohë kundër organizatës, organizata e regjistroi atë në universitetin privat (BI UNIVERSITY) në Norvegji në degën e drejtësisë me një pagesë prej 45 mijë dollarësh të cilat i paguante sekti. Mustafa Rajavi merr 5 mijë dollarë para xhepi në muaj për t’i shpenzuar duke shtuar dhe paratë që shteti norvegjez i jep për asistencë. Arsyeja e regjistrimit të Mustafait në degën e drejtësisë është kjo që të zëvendësojë xhaxhain e tij Kazem Rajavinë i cili punonte për organizatën në OKB dhe njësitë ndërkombëtare. Arman Rabi, është një emër që Mustafa Rajavi përdor në Norvegji për t’u fshehur nga gazetarët dhe opinioni publik që është në kundërshti me Organizatën Muxhahedinët Khalk dhe politikat e saj të dyfishta.
Para ngjarjes së pushtimit të Kuvajtit nga Sadami në vitin 1991, Massoud Rajavi mori vendim që t’i dërgojë fëmijët dhe adoleshentët t’i dërgojë te përkrahësit në Evropë, Amerikë dhe Kanada. Dhjetëra adoleshentë janë dërguar në këto vende me pasaporta false. Gëzimi i Massoud Rajavisë se do të sulmonin Iranin nga kufiri detar me Kuvajtin nuk zgjati shumë, sepse Amerika e nxori Sadamin jashtë nga Kuvajti dhe i shkaktoi një humbje të rëndë gardës së republikës presidenciale të Irakut. Me përkeqësimin e situatës së Sadamit në Irak, Rajavi mori vendimin për kthimin e të rinjve në kampin Ashraf sepse organizatës po i bashkoheshin shumë pak forca të reja dhe nuk kishte më forcë mbështetëse. Përveç disa rasteve që përkrahësit e MEK nuk i kanë kthyer, dhjetëra të rinj përsëri me pasaporta false kanë kaluar para syve të forcave të sigurisë së Kanadasë dhe FBI-së nga Kanadaja në Amerikës dhe më pas nga atje në Irak. Në këtë mes vajzat janë ruajtur në një pjesë të veçantë dhe nga anëtarët e ndarë janë publikuar ose thënë në privatësi raporte të marrëdhënieve seksuale të komandantëve të organizatës me këto të reja dhe adoleshente, nën pretekstin e martesës revolucionare. Kushtet jetësore të këtyre vajzave ishin më të mira se të djemve. Sidoqoftë, si vajzat ashtu edhe djemtë nuk arritën të vazhdonin studimet e tyre. Organizata i mbante të zënë me punët e përditshme dhe i mbante larg nga largimi nga organizata me sloganin këtë vit është viti i rrëzimit, gjë që e përsërisnin që nga viti 1982. Me një fjalë, nga ekipi i adoleshentëve dhe fëmijëve që janë lindur dhe rritur në sektin Rajavi në Irak që tani janë të gjithë mbi 25 vjeç, afërsisht asnjëri prej tyre nuk i ka kryer studimet universitare. Ata as në nivel shkolle të mesme nuk dinë të shkruajnë e të lexojnë.
Historia e Mustafa Rajavisë është dy llojshmëria politike dhe ideologjike e udhëheqësve të muxhahedinëve, Massoud dhe Maryam Rajavisë. Është një shoqëri e bashkuar pa shtresa për të cilën dhanë jetën mijëra të rinj dhe adoleshentë iranianë të arsimuar dhe aktivistë politikë e socialë. Arsimi i lartë dhe mënyra e jetesës së Mustafa Rajavisë është e drejta e tij. Kritika ime është mashtrimi i forcave besnike ,organizmave të muxhahedinëve , shtypja dhe përfitimet që janë bërë ndaj brezit të ri në kampet ushtarake të MEK në Iran në emër të luftës dhe askush nga muxhahedinët nuk mban përgjegjësi për të.
Said Soltanpoor
Lini komentet tuaja
Posto koment si mysafir