Irani akuzohte për terrrorizëm ndërkohë që është vitkimë e sulmeve të terroristëve.

Categoria: Artikuj

Ish-gazetarja e Agjencisë Zyrtare Italiane të Lajmeve (ANSA) Luchana Bursati ,në një artikull të HamffPost Italia në Teheran me titull " Fundi i ISIS dhe ndërilkimi i rrethimit të Iranit", foli për rolin e Iranit në rajon. Një pjesë e raportit flet për luftën e Iranit me ISIS dhe sulmet e ISIS ndaj Republikës Islamike.  Në vazhdim do të lexojmë pjesë nga artikulli:

Nëse me të vërtetë Irani është përkrahësi më i madh i terrorizmit në botë , atëherë si mund t'i shpjegojmë humbjet në njerëz të këtij vendi në betejën e Sirisë dhe sulmet e përgjakura të ndodhura këto dy vitet e fundit nëpër qytetet iraniane madje dhe në Teheran? Si mund ta përmendim përsëri Iranin si kërcënimin më të madh për rajonin dhe mbarë botën?

Në një nga postimet e tij të fundit në Twitter rreth tërheqjes nga Siria, Donald Trump  deklaroi fitoren 100% ndaj ISIS-it  dhe i kërkoi Europës të marrë dhe të gjykojë 800 militantë të ISIS të arrestuar nga forcat amerikane.  Duke patur parasysh faktin që vendet europiane që kanë marrë pjesë në konferencën anti-iraniane në Varshavë nuk e kanë përfillur kërkesën amerikane për të dalë nga marrëveshja atomike, mesazhi i Trumpit për militantët e ISIS duket si një kërcënim për dënim të këtyre vendeve.

Në atë konferencë që është zhvilluar në javën e kaluar në kryeqytetin polak, Irani është akuzuar për të disatën herë pa më të voglin shpjegim dhe detaj, si mbështetësi më i madh i terrorizmit dhe kërcënimi më i  madh i paqes dhe sigurisë në mbarë botën. Në një kohë kur politika ndërkombëtare përpiqet që t'i kthejë në fakte teoritë dhe sloganet e përsëritura nëpër mesazhet e publikuara në Twitter, nuk duhet të habitemi që informacionet mbi të gjitha aspektet e luftës në Siri , që nuk janë vetëm kundër ISIS-it por edhe për mbrojtjen e qytetërimit tonë, nuk publikohen për njerëzit e thejshtë.

Një nga këto informacione ka të bëjë me humbjet në jetë të rojeve të gardës revolucionare dhe gjithashtu të luftëtarëve afganë dhe pakistanezë në luftën kundër ISIS-it në Siri. Forcat e armatosura të Iranit, Sirisë, Rusisë dhe Hezbollahut të Libanit, nuk kanë dëshirë të deklarojnë statistikat e humbjeve të tyre në luftë. Por duke kërkuar nëpër mediat brenda Iranit arrijmë në konkluzionin që ky vend ka humbur rreth 4 mijë persona në këtë luftë ku gjysma e tyre janë afganë.

Disa burime të tjera thonë se në atë luftë kundër ISIS kanë humbur jetën rreth 1000 ose 1200 njerëz nga rradhët e rojeve revolucionare ku marrin pjesë komandantë dhe ushtarë të thjeshtë ku njëri nga më të njohurit prej tyre është ushtari i ri me emrin Muhsen Hoxhaxhi i cili pasi u vra nga njerëzit e Al-Bagdadit u kthye në një hero kombëtar në vendin e tij.

Përballë këtyre statistikave dhe shifrave duhet të pyesim se cili ishte roli i vërtetë i Amerikës dhe Iranit në këtë betejë. Nëse Irani është me të vërtetë përkrahësi më i madh i terrorizmit në botë, atëherë si mund t'i shpjegojmë humbjet në njerëz të këtij vendi në betejën e Sirisë dhe në sulmet e përgjakshme që kanë ndodhur në qytetet e ndryshme dhe në kryeqytetin e këtij vendi , në Teheran? Si mund të vazhdojmë të akuzojmë Iranin si kërcënimin më të madh të qëndrueshmërisë në rajon dhe mbarë botën?


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur