Të burgosurit e luftës dhe Muxhahedinët Khalk nga Iraku në Shqipëri

Categoria: Artikuj

Image result for foto nga muxhahedine khelk Iran

“Anëtarët e kultit nuk qeshin kurrë. Ata nuk kanë humor. Humori është diçka humane. Ata nuk kanë ndonjë aftësi kreative natyrale për t’u bërë të qeshur, njëlloj si AI”. Lauren Pitchard

Thënia duket shumë e njohur për ata të cilët kanë qenë të përfshirë me Organizatën Muxhahedinët Khalk (MKO, MEK, PMOI, Kulti Rajavi). Vetëm disa ditë më parë, një ish-anëtar i grupit i tha BBC Persian që te MEK “ishte e ndaluar e qeshura”. Kam qenë te MEK për 12 vite dhe i kam pasur me mijëra herë zili burgjet irakiane. Raporti i BBC i titulluar “Burgu në burg” është publikuar në shtator të vitit 2020. Reporteri i BBC Jiar Gol mbuloi fatin e ushtarëve iranianë të cilët ishin marrë si të burgosur lufte nga forcat irakiane dhe më pas janë rekrutuar nga MEK. Ai intervistoi dy dezertorë të cilët lanë MEK-un pas disa vitesh burgim nëpër burgjet e Irakut e më pas nga ato të kampeve të MKO-së. Edward Tromado ishte njëri prej të intervistuarve. Ai, ashtu si çdo ushtar ushtrie, ishte marrë si i burgosur në ditët e para të luftës Iran-Irak. Edward kaloi 9 vite nëpër burgjet e Irakut, sipas BBC. Ai është rekrutuar nga MEK në vitin 1989 dhe pak më pas ai i kuptoi kushtet e çuditshme brenda grupit. “Kam qenë te MEK për 12 vite dhe i kam pasur me mijëra herë zili burgjet e Irakut”,- i thotë ai Jiar Gol-it.

Përse e kishte zili jetën e dhunshme dhe me mungesa nëpër kampet e të burgosurve të luftës në Irak? Përgjigja e tij zbulon: “Në burgjet irakiane, ne i kaluam të gjitha presionet, kufizimet dhe dhunën me shaka dhe të qeshura, por te MEK e qeshura ishte plotësisht e ndaluar, nuk lejoheshe kurrë të qeshje. Nëse dy njerëz flisnin me njëri-tjetrin, do t’i thoshin ju keni “mahfel”. (Mahfel është një fjalë persiane që përdoret për vendin ku takohen dhe bisedojnë disa shokë ose miq)

Liderët e kulteve mundohen të manipulojnë mendjet e ndjekësve të tyre; ata mundohen t’i formojnë mendjet e ndjekësve si robotë me inteligjencë artificiale. Sidoqoftë, shumica e qenieve humane  instinktivisht i bëjnë rezistencë ndaj detyrimit prandaj përpjekjet e liderëve rezultojnë të kundërta, ashtu siç e përjetuan shtetet komuniste në Bashkimin Sovjetik dhe në Bllokun Lindor. Nën sundimin e komunizmit njerëzit e shfaqnin protestën e tyre duke bërë shaka dhe filma vizatimorë të problemeve të tyre politike dhe sociale. Ishte një lloj literature e fshehtë për qytetarët e atyre shteteve të cilët ishin privuar nga liria e të shprehurit. Te MEK, kjo literaturë e fshehur quhet “mahfel”.

Në një diktaturë, shakatë dhe e qeshura është një media në duart e njerëzve në të gjithë shoqërinë. Aktualisht, diktatura kthehet në një makinë që prodhon komedi; teoria e tyre ekonomike dhe sistemi shtypës shkakton situatë të vazhdueshme qesharake.

Në mungesë të lirisë së shprehjes dhe gazetarisë e mediash së paanshme, humori reflekton reagimin e vërtetë të shoqërisë ndaj sistemit. Shakatë klandestine ose Mahfel-ët (te MEK), jo vetëm që i ndihmojnë  anëtarët të ruajnë marrëdhëniet e tyre sociale në një strukturë të mbyllur ideologjike të kultit, pro gjithashtu ruan lumturinë në komunitetin e kultit dhe si përfundim i ndalon anëtarët të shpëlahen nga mendtë nga sistemi.

Liderët e Muxhahdinëve Khalk kanë nevojë të ndalojnë çdo gjë që shkakton shpërthim të qeshurash  në mesin e anëtarëve në mënyrë që t’i mbajë ata në strukturën sektare të grupit. Këta individualë me mendje të manipuluar, me kreativitet të shkatërruar, thjeshtë i binden fuqisë absolute të Massoud dhe Maryam Rajavisë. Nën sundimin e liderëve ata mund të mohojnë çdo ndjenjë dhe emocion human në vetat e tyre. Ata madje mund edhe të shfaqen para kamerave të kanalit televiziv të MEK për të mohuar dashurinë e tyre për familjen, por ajo që po ndodh realisht në shtresat e fshehta të marrëdhënieve sociale  (në Mahfel-e) në grup është më e rëndësishme.  Mendja e një qenie njerëzore është vendi më i lirë në mbarë botën.

Mazda Parsi


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur