Ta njohim më shumë Mehdi Abrishamchiu! -Pjesa e dytë

Categoria: Artikuj

Ashtu siç thamë në artikullin e mëparshëm, Mehdi Abrishamchi është një udhëheqësit më të vjetër dhe më të lartë të organizatës i cili ka luajtur rol në të gjitha krimet dhe tradhtitë e kësaj organizate. Gjatë viteve që kam qenë tek organizata, në proceset e ndryshme, edhe udhëheqësit më të vjetër të organizatës qofshin burra ose gra, për arsye të ndryshme largoheshin nga posti i tyre dhe sipas atyre personave që kanë qenë në organizatë thoshin , filani ka ngrënë një RPG. Domethënë i është marrë pozicioni i udhëheqësit dhe tani ka një pozicion shumë të ulët dhe punon në një punë që është më e ulët se niveli të cilit i përket. Ky veprim i sektit Rajavi bëhej që personi në fjalë të dënohej dhe të kritikonte veten, dhe pas një farë kohë që ishte turpëruar mirë para anëtarëve të tjerë të organizatës, pak nga pak i jepej pozicioni që kishte më parë. Për shembull te femrat, edhe Shehrzad Sadr Haxh Sejid Xhevadi që ishte shefja e zyrës së Maryam Rajavisë , në një proces u përball me këtë gjë. Madje as Mahmud Ataji i cili llogaritej komandanti më i lartë ushtarak i organizatës dhe që  ishte personi i parë në operacionin Forughe Javidan, nuk mbeti përjashtuar nga kjo dukuri. Por Mehdi Abrishamchi nuk është përfshirë kurrë nga ky rregull në organizatë. Ai nuk ka ngrënë asnjë herë në asnjë pikë  RPG, ashtu siç thonë djemtë atje. Ai ka qenë gjithmonë në krye të pjesës ku punonte. Mehdi Abrishamchi kishte përgjegjësi në pjesën e marrëdhënie të organizatës, por ishte gjithnjë në dijeni të çështjeve më të detajuara të sigurisë dhe informacionit të organizatës dhe llogaritej si pjesë e personave që ishin vendimmarrës. Ai ishte me kuptimin e plotë të fjalës njeriu më fllanxhë që kisha parë në jetën time. E mbaj një mbledhje që u mbajt në vendin e Bakerzade dhe ishin të gjithë anëtarët e organizatës prezentë, dhe u zhvillua një mbledhje tjetër e disave për një person me emrin Husejn Mashuf. Husejn Mashuf ishte një nga kuadrot e vjetër të organizatës dhe një vëllezërit e tij që ishte anëtar i MEK kishte mbetur i vdekur në një nga shërbimet në detyrë. Vetë Husejn Mashufi që nga koha kur organizata ka qenë në Kurdistan , është konsideruar si pjesë e pishmergave të organizatës, por për shkak të presione të mëdha që kishte në organizatë kishte për qëllim të ndahej dhe për shkak se u përball me kundërshtimin e saj kishte planifikuar më parë që nëpërmjet një telefoni që i përkiste njërit prej përgjegjësve të organizatës dhe linja e tij ishte e lirë, do të kontaktonte me familjen e tij në një nga qytetet e Gjermanisë dhe do t’ua shpjegonte atyre të gjithë çështjen në disa minuta. Për shkak se të gjitha telefonatat e organizatës monitoroheshin nga shërbimi informativ i Sadamit, kjo temë iu raportua njësisë së sigurisë së organizatës nga Ministria e Marrëdhënieve e qeverisë së Sadamit dhe Husejni u arrestua. Ai iu bënë tortura psikike për një kohë të gjatë  derisa e humbni gjendjen e tij të natyrshme.  Kjo ngjarje nuk përfundon këtu dhe organizata vendosi që në një mbledhje të marrin atë në pyetje që të jetë mësim për të gjithë dhe ai që e mori atë në pyetje nuk tjetër person përveç Mehdi Abrishamchiut. Shembull të kulmit të ndyrësisë që një njeri mund të ketë në kokën e tij, ne kemi parë Abrishamchiun. Aq ngushtë e bëri të ndjehej Husejn Mashufim dhe aq shumë i bërtiste mbi kokë dhe  e spërkaste më pështymën që i dilte nga goja duke e sharë me çfarë t’i vinte sa mund të mendoje se të gjithë paraardhësit kanë qenë marrës në pyetje. Pa e lejuar Husejnin të thotë një fjalë për të mbrojtur veten, ai i ngriti të gjithë ata që ishin aty, që ishte e gjithë organizata, kundër tij deri në pikën sa Husejni e pa vdekjen me sytë e tij. Pas të gjitha këtyre e pyeti: “Tani pas të gjitha këtyre krimeve që ke bërë, kush është dënimi yt më i vogël?”

Pa hezitimin më të vogël Husejni tha më varni sa më shpejt që të bie rehat. Abrishamchiu kishte marifet në marrjen në pyetje. Në mbledhje të tilla ai mbante me vete gangsterët dhe çerrat e tij të cilët bënin zhurmë për ta kënaqur atë dhe uleshin rreth e rrotull subjektit dhe i bënin presion sa të mundnin. Për shkak se e dinte që shumica e anëtarëve nuk kishin nge të bërtisnin dhe ai nuk mund ta kishte deri në fund tavolinën që kishte shtruar. Në mbledhjet e ashtuquajtura  ideologjike që organizonte thoshte se ashtu siç e ka krijuar Zoti të gjithë universin për dashurinë për Muhamedin, tani në kohën tonë e gjitha bota e krijesave i përket vëllai Masudit dhe motër Maryamit. Thoshte se për të kaluar urën e Siratit në ditën e kiametit duhet të përmendim emrin e prijësit tonë që është Massoudi që të kalojmë më rehat. Me plot kuptimin e fjalës ai është një sahan lëpirës! Për ta treguar më të ëmbël veten, ai ngatërronte çfarë të mundte dhe ua jepte forcave. Por cili është realiteti i Mehdi Abrishamchiut? Mehdi Abrishamchi është me plot kuptimin e fjalës një njeri pa namuz që për të arritur në karrige më të larta në organizatë ia dha gruan e vet dhuratë Massoud Rajavisë. Kjo gjë nuk justifikohet dhe nuk pranohet nga asnjë besim e asnjë fe në asnjë vend të botës. Dhe menjëherë pas kësaj ngjarjeje u martua me dikë që ishte 20 vjet më e vogël se ai. Domethënë me Mina Kheyabanin, motrën e Musa Kheyabanit. Një paçavure e vërtetë që i ka kaluar të gjitha kufijtë e servilizmit dhe burracakërisë.

Murat


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur