Para disa ditësh lexova një shkrim me titull: “Gjykimi i Mehdi Abrishamchiut , (Sherif) nga komandantët e lartë të kultit Rajavi në gjykatën e Parisit me akuzën për kryerjen e aktiviteteve terroriste, por kush është Mehdi Abrishamchi dhe për çfarë krimi është sjellë në gjykatë?
Pranë Massoud dhe Maryam Rajavisë ka një numër të madh përgjegjësish dhe komandantësh të organizatës të cilët në të vërtetë nuk kanë më pak përgjegjësi se Rajavi-të dhe në disa raste madje kanë më shumë. Kjo fjali nuk do të thotë që të heqim ndopak përgjegjësi nga supet e Maryam dhe Massoud Rajavisë, por meqë ra fjala , përkundrazi ajo që dua të them është kjo që të edukuarit nga Rajavitë në disa pika mund të jenë më mynafikë dhe më të këqij në esencë. Njëri nga këta persona është Mehdi Abrishamchi me pseudonimin Sherif.
Mehdi Abrishamchiu është një nga anëtarët dhe udhëheqësit e vjetër të organizatës që e ka filluar aktivitetin në këtë organizatë që në kohën e shahut. Me origjinë është nga Azerbajxhani por është rritur në Teheran dhe llogaritet si krahu i djathtë i Rajavisë dhe ka marrë pjesë në të gjitha vendimet e organizatës. Ai ka qenë burri i parë i Maryam Rajavisë dhe me të ka një vajzë me emrin Ashraf. Mehdi Abrishamchiu ishte përgjegjësi i marrëdhënieve të organizatës me qeverinë e Irakut, pozicion të cilin në organizatë e quanin përgjegjës i marrëdhënieve.
Të gjitha informacionet e Iranit në kohën e luftës me Irakun, u jepeshin Irakut dhe organeve të sigurisë së atij shteti nga Mehdi Abrishamchiu dhe ekipi që punonte me të. Mehdi Abrishamchiu është një nga personat që gjithmonë teorizonte temat e ashtuquajtura ideologjike në organizatë dhe gjithmonë ulej e bënte debat me forcat e organizatës. Ai personalisht ishte një njeri shumë dembel dhe me fjalor të pistë dhe ishte personi i parë që tha që familja është njësia e prishjes dhe nëse një ditë do të mbërrinin në pushtet do t’i zhdukë të gjitha bazat e familjes.
Mehdi Abrishamchi ishte një nga torturuesit e organizatës. Pas vitit 1993 dhe pasi çështja e divorcit të detyruar u bë e përgjithshme në organizatë dhe kontradiktat ishin rritur shumë edhe në mesin e udhëheqësve , organizata zbatoi një projekt i cili ishte ky që çdo personi që kishte problem me çështjet e revolucionare brenda organizatës dhe në një fjalë nuk pranonte Maryam Rajavinë, do t’i ngjitej damka si spiun , do të futej në një vend izolimi të cilin e quanin Khorus Abad dhe atje do t’i bëheshin torturat më të ashpra fizike dhe psikologjike. I torturonin aq shumë sa me hir a me pahir , do të pranonte se ishte një spiun i infiltruar , dhe kur e jepte me shkrim që ishte një i tillë e qëllonin dhe e torturonin edhe më shumë deri në atë pika sa dhjetëra persona kanë vdekur në ato vende në dorë të torturuesve si Abrishamchiu dhe janë varrosur nëpër shkretëtirën përreth kampit Ashraf. Emri Khorus Abad (Qyteti i gjelit) mbeti për shkak se ata i torturonin aq keq njerëzit aty sa gjeli nuk këndonte më por bënte vezë si pula.