Shkëlqesi... Senator.../Përfaqësues i nderuar i parlamentit...

Categoria: Artikuj

Përshëndetje

Për ne, domethënënë të mbijetuarit e ngjarjeve gjakatare terroriste në Iran, na është bërë e mundur t'ju shkruajmë shkurtimisht për një nga kultet e rrezikshme dhe terroriste që njihet nga njerëzit, qeveritë dhe shoqatat ndërkombëtare  me një të shkuar të zezë dhe të errët.

Kur flasim për Muxhahedinët Khalk që populli iranian i quan hipokritët, nuk flasim kurrë për një grup kundërshtar iranian me pikëpamje të veçanta politike. Kjo është shtrembërim e së vërtetës dhe historisë të cilën muxhahedinët mundohen ta tregojnë ndryshe për të tjerët. Kur flasim për Muxhahedintë Khlak, flasim për të si një sekt djallëzor si ai Jim Jonesit, Ura e Tempullit, Red Khamer-ët e Kamboxhës dhe sekti i Paul Schaferit Colonia Dignidad me qendër në Kili. Një sekt që retushon imazhin e tij, por që ideologjinë e ka plotësisht të njëjtë me ideologjinë shkatërrimtare sektare.

Kundërshtari politik ka një përkufizim të qartë dhe të përcaktuar dhe askush nga ne nuk mund ta pranojë që të jetë kundërshtar politik një  grup në të cilin urdhërat e liderit janë të padiskutueshme;  anëtarët  jetojnë në një kamp ushtarak të veshur me uniforma të caktuara; hanë , flenë dhe bëjnë punë të detyruar në orare të caktuara; femrat dhe meshkuj qëndrojnë të ndarë dhe detyrohen të mbajnë veshur rroba të veçanta dhe nuk kanë të drejtë të martohen.

Si mund ta quajmë kundërshtar politik një grup në të cilin burrat dhe gratë janë detyruar nga lideri i sektit të tyre të divorcohen me forcë duke ua marrë dhe fëmijët? Si mund ta quajmë kundërshtar politik një grup i cili bashkëpunon me ish-diktatorin e Irakut duke marrë leje për mbajtjen e armëve të rënda dhe të lehta, organizon mbledhje në të cilat anëtarët rrëfehen për gabimet dhe ideologjitë e tyre të gabuara, detyron anëtarët të djegin veten nëpër rrugët e Francës, ka një lider që nuk i lejon anëtarët e sektit të takohen me familjarët e tyre, udhëhiqet për 25 vite nga një burrë dhe më pas nga gruaja e tij? Si mund ta quajmë kundërshtar politik një sekt kaq të rrezikshëm?

Cili grup kundërshtar politik e ka shkrepur armën e tij kundër popullit të pafajshëm deri më sot? Kush e ka bërë këtë përveç sektit shkatërrimtar të Muxhahedinëve Khalk që deri më sot ka vrarë 12 mijë qytetarë iranianë në të cilët përfshihen zyrtarë dhe civilë të thjeshtë?   Cili grup kundërshtar politik ka vrarë 4 qytetarë të huaj,  si për shembull 4 qytetarë amerikanë në vitet 1970?

A mund t'i përkrahë terroristët e ISIS-it një grup kundërshtar politik dhe ta quajë pushtimin e Mosulit nga ana e tyre revolucion të Irakut? Apo këto veprime priten vetëm nga një grup shkatërrimtar dhe terrorist?

Shkëlqesi!

Sekti i Muxhahedinëve Khalk ka qenë për vite me rradhë në listat e zeza të organizatave terroriste të Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anglisë dhe disa prej vendeve të tjera perëndimore. Përveç kësaj, një numër i madh i qendrave për të drejtat e njeriut dhe atyre studimore perëndimore si RAND ,  Vëzhguesit e të Drejtave të Njeriut etj,  duke publikuar raporte të ndryshme , kanë konfirmuar natyrën sektare dhe terroriste të këtij grupi. Duke i shtuar dhe dhjetëra raporte të publikuara nga organizata perëndimore të shërbimit sekret mbi përdorimin e gjërë të dhunës, mos rrespektimin e të drejtave njerëzore të anëtarëve, pastrim parash, mashtrimin dhe terrorizmin në këtë grup. Të gjitha këto raporte janë publikuar në media të ndryshme dhe mund të gjenden.

Kështu mbetet vend për pyetjen se si disa persona apo qeveri  mund të bashkëpunojnë me një sekt kaq famëkeq?

A është i besueshëm ai grup burimi financiar i të cilit nuk është i qartë dhe në përgjgje të pyetjes se nga i siguron të ardhurat i shmanget përgjigjes ose jep përgjigjen klishe "ne i sigurojmë shpenzimet tona nga ndihmat e përkrahësve tanë"? A nuk duhet të japë një përgjigje të qartë për burimin e të ardhurave një grup i cili shpenzon çdo vit miliona dollarë për mbajtjen e konferncave të përvitshme në Francë dhe që paguan qindra mijëra dollarë për të ftuarit e marrë me qira për të mbajtur fjalime në podiumet e tyre?

Përse Departamenti Amerikan i Thesarit ka mbajtur disa herë nën vëzhgim personat që kanë marrë para nga ky grup? Përse autoritetet zyrtare amerikane i mohojnë marrëdhëniet me këtë grup?

Përse kundërshtarët e Rudy Giulianit, në kohën kur ai ishte zgjedhja e Trumpit për Departamendin Amerikan të Shtetit , u bënë pengesë për zgjedhjen e tij në këtë post me justifikimin se kishte marrëdhënie me Muxhahedinët Khalk? Është e qartë se shumë nga politikanët e dinë se me çfarë sekti kanë të bëjnë dhe se si mund ta përdorin famën e tij të keqe kundër politikanëve kundërshtarë.

Por është për të ardhur keq që disa vende dhe disa persona vazhdojnë të mos e përfillin të shkuarën e errët të këtij sekti të rrezikshëm dhe terrorist dhe me anë të mbështetjes ekonomike që marrin  nga ky grup, janë të gatshëm  të ekspozohen ndaj anonimitetit dhe diskreditimit.

 Është për t'u habitur që ky sekt i kryen aktivitetet e tij në mënyrë të lirë në qytetet e Evropës dhe Amerikës së Veriut duke ftuar në to edhe disa  nga personalitetet perëndimore të mbajnë fjalime  dhe nuk bëhet asnjë kufizim aktiviteti nga ana e autoriteteve përkatëse. A nuk do të thotë kjo, përkrahje e një grupi terrorist dhe sekti shkatërrimtar?

Ajo çfarë të mbijetuarit e incidenteve terroriste në Iran presin nga përfaqësuesit e nderuar të popullit është kjo që me anë të njohurisë së plotë mbi të shkuarën dhe gjendjen aktuale të këtij grupi, të bëhen pengesë për përhapjen e rrezes së veprimit të  këtij sekti në qytetin dhe vendin e tyre.  Ajo çfarë ne po themi është kjo që grupi i cili po vepron lirisht në vendin tuaj nuk është një kundërshtar politik, por një sekt mashtrues dhe shkatërrimtar nga i cili duhet patur kujdes dhe duhet kufizuar.

Ashtu siç Organizata Muxhahedinët Khalk ka kryer krime në Iran dhe Irak dhe vazhdon të zgjerojë aktivitetin e  vet në Shqipëri, gjithashtu mund të jetë i rrezikshëm edhe për qytetet dhe vendet e tjera ku ka shkelur.  Duhet të lutemi dhe të përpiqemi të gjithë sëbashku në cilin do vend të botës qofshim, për përhapjen e të drejtave të njeriut dhe drejtësinë që të bëhemi pengesë për ekstremistët dhe luftëdashësit.

Familjet e viktimave të terrorit të kultit terrorist Muxhahedinët Khalk

11 qershor 2019

 

 


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur