Zonja dhe zotërinj
Bordi i nderuar i drejtuesve të Vizion Plus
Mësova se do të përgatisni një emision me titull Real Story për gjendjen e muxhahedinëve. Unë jam një anëtar i ndarë nga MEK me një eksperiencë 25 vjeçare në atë organizatë, dhe tani jetoj ndaraz me të tjerë anëtarë të ndarë dhe punoj, jam aktivist i shoqatave të ndryshme të të drejtave të njeriut. Puna jonë bazohet në zbulimin e krimeve të Organizatës Muxhahedinët Khalk të cilat gjatë gjithë këtyre viteve është munduar t'i mbulojë. Unë kam luftuar që në moshën 16 vjeçare krah për krah me muxhahedinët kundër hoxhallarëve të Iranit dhe vitet më të bukura të jetës sime i kam shpenzuar duke luftuar me regjimin në pushtet në Iran. Në atë rrugë jam plagosur dhe ka vite që qëndroj në një karrige me rrota. Në vitin 2009 doja të shkoja jashtë Irakut për të mjekuar këmbën që më ishte infektuar dhe kishte dhimbje të shumta për shkak se për fat të keq nuk ishte mjekuar siç duhet kur e theva në vitin 2005, por përgjegjësit e organizatës jo vetëm që nuk më ndihmuan, përkundrazi më mbajtën për dy javë nën pyetje edhe gjatë kohës kur kam qenë ulur në karrige me rrota. Edhe përse nuk kisha fuqi të qëndroja ulur për shkak të dhimbjes së tmerrshme të këmbës, jam goditur dhe rrahur nga përgjegjësit e organizatës. Çfarë po u kërkoja unë? Unë doja të mjekohesha dhe t'i jepja fund dhimbjeve të mia, por në këmbim muxhahedinët më torturonin dhe më shtonin dhimbje mbi dhimbje.
Udhëheqësit e Organizatës Muxhahedintë Khalk janë munduar të zbardhin faqen e tyre të zezë me plot krime. Po ju njoftoj për rrezikun, mos u mashtroni nga gënjeshtrat e udhëheqësve të MEK-ut dhe mos lejoni që t'i mbulojnë krimet e tyre nëpëmjet ekranit. Nëse doni të keni një Real Story, duhet ta shikoni atë nga çdo kënd, ju duhet të dëgjoni kritikët dhe anëtarët e ndarë të organizatës që të dëgjoni çfarë u ka ndodhur atyre me kalimin e viteve. Ju gjithashtu duhet të dëgjoni popullin iranian që është viktimë e sulmeve të verbëra të muxhahedinëve.
Organizata Muxhahedinët Khalk është një organizatë sektare dhe terroriste anëtarët e të cilës nuk kanë asnjë të drejtë të zgjedhin për veten. Udhëheqësit e kësaj organizate, duke shtypur me dhunë dhe duke i bërë shantazh të gjithë anëtarëve të ndarë të organizatës, përhapin frikën në të që anëtarët e tjerët të kultit të mos guxojnë dhe të kenë frikë të largohen. Anëtarët që duan të ndahen përballen me tortura të rrepta duke zhvilluar mbledhje në të cilat fyhen, shahen, u bëhet presion psikologjik dhe rrihen barbarisht. Dhe gjatë burgosjes dhe torturave ka patur dhe raste ku disa prej tyre janë zhdukur apo janë vrarë.
Sjellja e MEK me femrat në brendësi të organizatës është e pamëshirshme dhe mizore. Ju duhet të dëgjoni femrat që janë dëmtuar në atë organizatë. Po ju tregoj disa nga krimet që kjo organizatë ka kryer mbi anëtaret femra.
Ndarja e foshnjave nga nënat
Divorcet e detyrueshme
Abortimi i foshnjave
Abuzimi seksual nga Masud Rajavi nën emrin e konfidencialitetit të femrave
Poshtërimi i femrave duke thënë se ato janë të dobëta dhe po të mos ishte dora e liderit ideologjik mbi to, nuk do të ishin gjë tjetër më shumë se të përdala. (Kjo u është përsëritur herë pas here femrave nëpër mbledhje të ndryshme nga Maryam Rajavi).
Me shpresën se do të bëni një program të paanshëm dhe gjithëpërfshirës.
Me rrespekt
Kerim Golami
Iran Fanou
Lini komentet tuaja
Posto koment si mysafir