Muxhahedinët Khalk në Shqipëri-Një vështrim nga brenda

Categoria: Artikuj

Hasan Heyrani, Tiranë Shqipëri

Njëri nga ish-anëtarët e MEK në Gjermani më telefonoi për të më thënë se kishte disa lajme për anëtarët e kultit në Shqipëri. Si fillim ai tha se kulti kishte marrë vendimin që t'i trasnferojë jashtë vendit të gjithë ata që ishin ndarë nga organizata në Shqipëri. Kjo sepse organizata kërkon të sprastrojë "kurifin" mes anëtarëve të MEK dhe atyre njerëzve që marrin rrogë nga sekti dhe thonë se vazhdojnë të mbështesin organizatën. Kjo sepse kur anëtarët e ndarë ballafaqohen me anëtarët e MEK-ut nëpër rrugët e Tiranës, krijojnë një lloj ndikimi të keq tek ata. Kjo influencë i bën disa anëtarë që gjenden nën presionin e kultit , të kërkojnë të largohen. Kulti kërkon ta zbrazë Tiranën nga çdo person të quajtur ish-mercenar që është kritikues i kultit, (këdo që ka mbetur).

Ia konfirmova këtij  shoku në Gjermani se ne në Tiranë gjithashtu kemi dëgjuar se për momentin ndodhet një regjistër me 35 persona të cilët pranojnë se të gjitha shpenzimet e tyre mbulohen nga kulti, por organizata nuk do ta bëjë publike këtë gjë sepse kërkon t'i trafikojë ata ilegalisht me anë të një kontrabandisti. Do të shkaktonte më shumë largime tek njerëzit nëse ata do të mendonin se MEK do të paguante për t'i trafikuar ata në  Europë.

Çmimi që i paguhet një trafikanti për person është afërsisht 3 deri në 4 mijë euro, ose më shumë. Prandaj, kulti i tha trafikantit se kanë shumë persona për të trafikuar kështuqë ta ulë çmimin në 2500 euro personin. Një grup prej tyre ka mbërritur tashmë.

Behruz Gorbani, një prift iranian në Norvegji, fshihet pas këtij projekti dhe është njëri prej mercenarëve të kultit (paguhet nga MEK). Duhet të përmend se unë kam folur me këtë prift nga International Church në Tiranë para se të zbuloja se kush ishte ai në të vërtetë.  Ghorbani po përpiqet të mbledhë para që të trafikojë njerëzit jashtë Shqipërisë. Ai ka kontaktuar me shokun tim në Gjermani për t'i kërkuar 2500 euro. Por miku im zbuloi se ky ishte një mashtrim dhe Ghorbani po punonte për kultin sepse çmimi për një person nga fillimi i kësaj pune deri në fund është 5000 euro. Në të përfshihet çmimi i një trafikanti drejt Greqisë dhe qëndrimi i përkohshëm në një rezidencë të fshehtë atje. Edhe pse janë 50 persona dhe kushton afërsisht 250 mijë euro, kulti zotohet të paguajë për të. Miku im në Gjermani gjithashtu më porositi të kem kujdes, pasi ky projekt të ketë përfunduar, ata do të hapin telashe për ju që do të qëndroni në Shqipëri.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur