Pengjet e MEK në Shqipëri kanë nevojë për ndihmë. Olsi Jazexhi interviston familjet

Categoria: Artikuj

Olsi Jazexhi  bisedon me familje e Akbar Khosravi, Mohammadreza Farajipoor dhe Bahman Mohammadnejad

Olsi Jazexhi  bisedon me familje e Akbar Khosravi, Mohammadreza Farajipoor dhe Bahman Mohammadnejad. Ata janë ushtarë të Organizatës Muxhahedinët Khalk (MEK, MKO, NCRI, Ushtrisë private të Sadam Husejnit), një organizate ish-terroriste e cila është strehuar në Shqipëri. Kryetarja e tyre , Maryam Rajavi dhe komanda e MEK nuk i lejojnë anëtarët  e tyre të kontaktojnë me familjet. Ata mbahen në izolim total, të shpëlarë nga mendja dhe të radikalizuar për të urryer dhe për të bërë xhihad kundër Iranit.

Qeveria shqiptare e cila mbështet dhe strehon MEK, mbështet drejtimin tiranik të Maryam Rajavisë dhe MEK-un në izolimin që i bëjnë anëtarëve të vet. Sidoqoftë, familjet e tyre duan të takojnë të dashurit e vet, t’i deradikalizojnë ata dhe t’i bëjnë të kthehen në shtëpi. Në videon në vazhdim, Jaafar Khosravi kërkon t’i dërgojë një mesazh vëllait të tij xhihadist Akbar Khosravit, i cili po mbahet në kampin e MEK në Shqipëri.  Alireza Farajipoor, Dokhtar Farajiporr dhe Farangis Farajipoor duan t’i dërgojnë një mesazh Mohammadreza Farajipoor-it i cili gjithashtu është një ushtar xhihadist i cili mbahet i mbyllur nga gangstera Maryam Rajavi në kampin e MEK në Manzë.

Mohammadreza Mohammanejad dhe Zahra Torabi, duan gjithashtu t’i dërgojnë një mesazh vëllait të tyre Bahman Mohammadnejad-it, i cili mbahet nga Maryam Rajavi në kampin xhihadist të MEK në Manzë. Organizata Muxhahedinët Khalk e cila e urren këtë video dhe pjesëtarët e familjeve të ushtarëve të vet, ka për të sulmuar dhe akuzuar drejtuesin e kësaj videoje Dr.Olsi Jazexhi si një torturë psikologjike kundër “luftëtarëve të lirisë” të cilët Maryam Rajavi i mban në Shqipëri, në gatishmëri për të bërë xhihad dhe terrorizëm kundër Iranit. Sidoqoftë Olsi Jazexhi i cili nuk ka frikë nga kërcënimet , shantazhet dhe fushatat me sulme kundër karakterit të tij nga  MEK-NCRI,  i interviston këto familje iraniane të cilat duan t’u dërgojnë mesazhe anëtarëve të dashur të familjeve të tyre të cilët po mbahen si pengje, të radikalizuar dhe si skllevër kulti  në Shqipëri nga gangsterja xhihadiste Maryam Rajavi.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur