Muxhahedinët dhe robërit iranianë të luftës

Categoria: Artikuj

Sejid Muhamed Xhevad Hasheminezhad, Gazeta Farihtegan

Disa nga pasojat e bashkëpunimit të muxhahedinëve me regjimin ba’athist të Irakut janë lejimi i operacioneve për infiltrim në frontet e luftës, mbajtja e robërve të luftës dhe marrja e tyre në pyetje. Qëllimi kryesor i këtij plani ishte marrja e informacioneve nga ushtarët rreth organeve ushtarake  të Iranit dhe krijimin e kushteve për thithjes e tyre.

Hadi Shems Haeri, një nga anëtarët e vjetër organizativ të organizatës, në lidhje me lirinë vepruese që Sadam Husejni u fali muxhahedinëve rreth robërve iranianë të luftës, zbuloi disa të dhëna nga marrëdhëniet shumë të mira të diktatorit të Irakut me  Rajavinë. Për të kompensuar mungesat e forcave ushtarake, Rajavi ktheu kokën tek pengjet iraniane që kishin rënë robër në luftën Iran-Irak.  Në një mbledhje ai deklaron: “Ne do ta zgjidhim problemin e forcave tona duke pasur akses te robërit e luftës. Këta robër janë të dy kategorive. Disa prej tyre janë pengje të qeverisë irakiane që kanë jetuar në kushte shumë të vështira, ku shumicën e kohës kanë jetuar në uri, në temperaturat mbi 40 gradë C pa mjete freskuese dhe ujë të ftohtë e ushqim të mjaftueshëm, dhe që gjatë ditës duhet të bënin punë të ndryshme shumë të lodhshme. Çdo ditë një numër i madh prej tyre janë sharë e fyer dhe gjithashtu janë dënuar duke u rrahur me kabull korrenti. Sjellja e qeverisë dhe ushtrisë irakiane me këta pengje ka qenë shumë çnjerëzore dhe e padurueshme. Qeveria irakiane, shumë prej pengjeve nëpër kampe, i ka dënuar me vdekje ose i ka pushkatuar menjëherë pas i kanë kapur peng në frontin e luftës. Dora e dytë e pengjeve janë ata ushtarë të kapur rob në luftë nga muxhahedinët, domethënë robër vullnetarë RD. Pengjet që vinin nga kampi i Irakut, domethënë pengjet e bashkangjitur, i quanin RP, ndërsa pengjet që ziheshin rob nga muxhahedinët në frontin e luftës quheshin RD. Domethënë kishim marrë leje nga qeveria e Irakut që t’i mbanin vetë pengjet që kapnin në operacionet ushtarake në kufi me Iranin. Për këtë gjë, qeveria e Irakut gjithashtu dha në dispozicion të muxhahedinëve një nga burgjet e mëdhenj në rrethinat e qytetit të Karkukut. Një nga këto burgje quhej Debec. Pas operacionit Mersad në të cilin mbetën të vrarë afërsisht 1860 persona nga anëtarët dhe kuadrot e muxhahedinëve, kampi  Ashraf ishte boshatisur. Muxhahedinët shkuan nëpër kampet irakiane dhe me premtime të gënjeshtërta mundën të marrin në kampin Ashraf rreth 2000 robër lufte. Shefi i bordit të shpërnguljes së pengjeve nga kampet irakiane, ishte Mehdi Abrishamchi.

Një numër i pengjeve iraniane që nuk kishin as informacionin më të vogël për organizatën e muxhahedinëve, për t’u larguar nga presionet rraskapitëse të irakianëve, u mashtruan nga premtimet e Abrishamchiut. Pas torturimit të robërve të luftës nga ba’athistët, pjesa tjetër e skenarit kryhej nga muxhahedinët. Me koordinim me irakianët, Abrishamchiu hynte në kampet ku mbaheshin pengjet iraniane dhe me anë të fjalimeve të tij ndiqte planin për mashtrimin dhe tërheqjen e disave prej tyre.

Samed Nazeri, një nga ish-zyrtarët informativë të Organizatës Muxhahedinët Khalk, në lidhje me këtë thotë: “Kishim një numër të madh të robërve të luftës të cilët ishin mashtruar nga Abrishamchiu . Sollëm një numër të madhe prej tyre, duke u thënë: “Ju jeni më rehat pranë nesh dhe mund të jetoni si të dëshironi. Në vend që të qëndroni këtu në këto kushte të vështira ejani dhe qëndroni me ne sepse ne së shpejti do të shkojmë në Iran. Atëherë edhe ju do të jeni të lirë, edhe ushtarë do të jeni. Të gjithë personat kishin për qëllim të arratiseshin nga kushtet e kampeve të Irakut. Irakianët dhe Organizata Muxhahedinët Khalk e dinin me saktësi se këto veprime ishin në kundërshti me traktatet ndërkombëtare, Konventën e Gjenevës dhe të drejtat e zakonshme të luftërave.”

Në një pikë kur përfaqësuesit e Kryqit të Kuq erdhën në kampin ku mbaheshin robërit e luftës, muxhahedinët larguan menjëherë jashtë nga kampi një numër prej robërve,  në mënyrë që të mos zbuloheshin nga Kryqi i Kuq. Disa prej atyre ushtarëve që i dërguam në shërbim në një qytet tjetër, ishin po ata robërit e luftës që nuk kishin asnjë identitet. Nuk ishin të identifikuar nga Kryqi i Kuq. I dërguan në një qytet tjetër për dy ditë që Kryqi i Kuq të vijë , të bëjë punën e vet e të iki. Këtë e bënë që këta të mos shkojnë e t’i thonë Kryqit të Kuq ne jemi pengje dhe këto janë kartat tona.”

Reza Musavi, një nga pengjet që i është bashkangjitur muxhahedinëve, gjithashtu thotë: “Kryqi i Kuq nuk ka parë dhe nuk na ka regjistruar në kampin ku ne ishim.”

Irakianët, në lidhje me muxhahedinët dhe pengjet e luftës, theksonin se Kryqi i Kuq nuk duhej të kishte informacion rreth kësaj çështjeje. Oficeri i Organizatës së Informacionit dhe Sigurisë së Irakut, i drejtohet personit ndërmjetës të muxhahedinëve duke i thënë: “Na jepni një listë të pengjeve. Këta persona duhet të mbahen larg Kryqit të Kuq.”

Mashtrimi i Kryqit të Kuq vazhdoi në të njëjtën mënyrë. Në një dokument Masudi rrëfen se çështja e pengjeve iraniane që regjimi ba’athist kishte vendosur në dispozicion të muxhahedinëve u zbulua dhe pasi erdhi te muxhahedinët në Irak, Kryqi i Kuq pati sukses në lirimin e tyre. Numri i përmendur i pengjeve ka qenë 850 persona.

Libri i ushtar Sejid Naser Husejnipur-it i titulluar  “Gjurma që mbeti”, në të cilin ka shkruar kujtimet e tij në kohën e robërisë në kampet e Irakut, është një dokument shpjegues i prezencës së elementëve të muxhahedinëve në kampet ku mbaheshin pengjet iraniane me qëllim për t’i tërhequr ata. Këto kujtime në vetvete janë një burim informacioni shumë i çmuar dhe i dorës së parë. Në një pjesë të kujtimeve të tij, ai shkruan: “Disa anëtarë të Organizatës Muxhahedinët Khalk u futën në kamp së bashku me disa oficerë që ishin të justifikuar politikisht. Para disa ditësh irakianët kishin thënë se do vinin disa bashkatdhetar për të na takuar. Kishte kohë që Organizata Muxhahedinët Khalk kishte rritur aktivitetin e saj në kampin e pengjeve të luftës. Ata përpiqeshin që të krijonin miqësi në mesin  e pengjeve iraniane. Sadam Husejni i kishte dhënë leje Masud Rajavisë që për të tërhequr robërit iranianë të luftës, dhe këtë punë ta bënte në fshehtësi. Në një kohë kur Sadami e kishte mbyllur derën e këtyre kampeve për Kryqin e Kuq Ndërkombëtar!  Një nga anëtarët e MEK ka thënë: “ Për momentin Irani nuk është në gjendje të mirë. Irani nuk ka mundur akoma të zbatojë rezolutën 598. Mundësia që lufta të fillojë përsëri dhe Amerika të sulmojë Iranin është e madhe. Irani është duke u shpërbërë. Zyrtarët iranianë deri më tani nuk kanë bërë asnjë hap për lirinë tuaj. Ju jeni harruar. Për zyrtarët iranianë nuk ka rëndësi nëse jeni gjallë apo vdekur. Nëse do të ishit të rëndësishëm për Iranin, përse pas gjithë atyre viteve luftë duhet të qëndroni në burg? Ju kërkoj të bashkoheni me ne që të keni një të ardhme të shndritshme dhe të mirë në Irak.”

Në videokasetat e mbledhjeve të fshehta të përfaqësuesve të organizatës dhe shërbimeve sekrete të Irakut, të cilat janë shtënë në dorë par rënies së regjimit të Ba’athit të Irakut, është diskutuar edhe kjo çështje gjithashtu: “Përfaqësuesi i organizatës (Abrishamchi) thekson se ka nevojë për riparime për të rritur mbrojtjen në disa pjesë kampit, sepse disa nga robërit iranianë mbahen atje: “Le të supozojmë se këtu është një kala (jep shpjegime mbi hartë) dhe duam të ndërtojmë një mur rreth saj. Një mure të ri, që përveç murit të vetë kalasë, duam të ngremë dhe një mur tjetër rreth kalasë  sepse robërit janë atje.”

Muxhahedinët duke përfituar nga kushtet e vështira që kanë robërit iranianë të luftës në Irak, janë marrë me rekrutimin e tyre. Shumë prej robërve të luftës që i janë bashkuar muxhahedinëve thonë se arsyet e bashkimit me ta kanë qenë kushtet e vështira nëpër kampet e Irakut dhe fjalimet manipuluese të muxhahedinëve.

Alireza Kasemi (ka qëndruar i burgosur në kampin e muxhahedinëve për 2 vjet): “Kur u zumë rob, na lidhën duart dhe filluan të na rrihnin. Kur na hipën sipër tankut që të na zhvendosnin mbrapa, një person ra nga tanku dhe tanku tjetër e shtypi fare. Na sollën në rrethinat e qytetit El-Amareh. Gjatë rrugën na mundoi shumë etja. Kërkuam ujë dhe nuk na dhanë. Erdhën dy ushtarë dhe filluan të qëllojnë makinën me breshëri plumbash dhe tre nga shokët ranë dëshmorë. Ishte një oficer, një ushtar dhe një me gradë të lartë. Gjithashtu për shkak të etjes, 100 deri në 150 persona nga 300-400 ranë dëshmorë.”

Abdulmexhid Abdullahi (tre vite rob lufte): “Gjatë këtyre viteve që kemi qenë atje, Iraku edhe na bënte presion psikologjik, edhe presion fizik, madje disa prej nesh vdisnin nga etja. Nxehtësia 70 e ca gradësh e Irakut, mungesa e ujit, ndërprerja e ujit të nxehtë që në depozitë shkonte deri në 60-70 gradë. Kushtet, kushtet ishin kushte robërie, dhe qeveria gjithashtu ishte qeveria e Sadamit. Me kaq mund t’i kuptoni të gjitha. Ata i merrnin statistikat duke rrahur me kabull. Edhe në drekë edhe në darkë, mënyra e foljes së tyre ishte me të rrahura me kabull dhe silleshin me ne sikur të ishim kafshë, jo njerëz.”

Vahid Husejnvandi (ka qëndruar vit si rob lufte në kampin e muxhahedinëve): “Pas bisedave që kanë kryer me ne, ne u thamë sa kohë na duhet të vijmë tek ju? Na thanë se pas 6 muajsh ose 1 viti do të jeni pranë nesh. Kur shkuan në kthetrat e tyre, pas disa kontratave të thjeshta, ngecëm. Ne nuk e dinim që ishte një komplot mes Sadam Husejnit dhe Organizatës Muxhahedinët Khalk, një komplot që robërit e luftës Iran-Irak i shndërronin në forca armike. Unë jam një person që është futur me liri në organizatë. Pas gjashtë muajsh kisha për qëllim të ndahesha. Ata më morën të drejtat njerëzore më parësore. Më rrahën ndërkohë që thoshin ne jemi një organizatë revolucionare dhe mbajmë anën e lirisë dhe po luftojmë për të. Nga viti 1997 kundërshtimet tona me ta u bënë serioze deri në pikën sa vendosën roje që të vinte me ne në çdo vend që shkonim. Në çdo vend ku shkoja, kisha një roje që më ruante që të mos arratisesha. Unë jam arratisur afërsisht tre herë. Një herë më kapën jashtë kampit Ashraf, një herë pranë qytetit Makube, dhe një herë tjetër pranë lartësirave verilindore pranë kampit Ashraf. Në çdo herë që më kapën, jam rrahur keq. Në burgun e tyre më futën brenda në një kontenier, dhe pas një periudhe një-dy mujore takimesh të ndryshme, derisa sipas fjalëve të tyre të na shtypin mirë që të mos e bënim më këtë punë.”

Muxhahedinët, me qëllim për të tërhequr pengjet iraniane në burgjet e regjimit të Ba’athit të Irakut, gjithashtu kishin dërguar edhe të infiltruar në mesin e tyre në mënyrë që të përfitojnë nga kushtet e vështira dhe rraskapitëse të kampeve, dhe t’i kthejnë robërit e luftës në anëtarë të Muxhedinëve Khalk. “Pasdite, irakianët futën në kamp dy persona duke i rrahur dhe sharë. Njëri prej tyre kishte dialekt Teherani. U kishte thënë djemve se ishte ushtar dhe pjesë e divizionit 25 Kerbela. Ai vetë tha se irakianët e kishin sjellë nga kampi numër 18 i Bakubes këtu për shkak se kishte kryer aktivitete fetare.  Tjetri e prezantonte veten si zëvendës i një batalioni të divizionit 10 Sejidul Shuhada (a.s). Në perëndim të diellit, Sami (një nga rojet irakianë të kampit) më thirri. E bëri lëmsh persishten me arabishten dhe më bëri të kuptoj që ata dy persona nuk janë robër lufte. Më pas vazhdoi: “Njësi e infiltruar, njësi e organizuar nga Masud Rajavi!” Për mua ishte e vështirë që ta kuptoja që dy persona të cilët nuk ishin robër lufte, të luanin pranë meje rolin e pengjeve. Ata mundoheshin të krijonin lidhje me persona të ndryshëm, të nxjerrin fjalë nga djemtë, të njohin komandantët, të njohin figurat kulturore dhe ndikuese, të spiunonin për irakianët dhe... Paradite shkova të kërkoja njërin prej tyre. Nuk e mbajta në mendjen time sikur dija diçka. Ata ishin të bindur që askush nuk e dinte që ata nuk ishin robër. Kur u ula pranë njërit prej tyre u mundova që ai të më nxjerrë fjalë. Më pyeti për gradën ushtarake dhe vendbanimin. Kur i fola për kushtet dhe jetën në kamp, më tha: “nuk kemi asnjë shpresë për t’u liruar. E vetmja rrugë shpëtimi për ne është të kërkojmë azil tek Organizata Muxhahedinët Khalk”.

Muxhahedinët kanë shkuar edhe më larg se kaq saqë me keqdashje për të thyer moralin e robërve, të vetmin kanal të tyrin për të komunikuar me botën e jashtme, domethënë dërgimin e letrave, e morën nën kontroll dhe duke ndërhyrë ose falsifikuar letrat e robërve, u munduan të thyejnë moralin e tyre për të krijuar kushtet për rekrutimin e tyre. Në lidhje me këtë, Farzan Azerpanahi, një rob i luftës së imponuar, shprehet: “E gjithë shpresa e robërve ishte kontakti me Iranin. Ardhja e një letre na bënte shumë të lumtur, por në mesin tonë kishte persona të cilët kishin 6 vite pa marrë ndonjë letër nga familjarët dhe kjo ishte shumë torturuese për ta. Muxhahedinët Khalk dhe Shërbimi Sekret irakian luanin një rol të veçantë në këtë gjë dhe këtë e quanin një lloj dënimi për robërit aktivë dhe fetarë.  Unë personalisht nuk besoja shumë te letrat që na vinin nga Irani. Sepse shumica e tyre ndërroheshin ose manipuloheshin nga muxhahedinët. Manipulimi i letrave bëhej me qëllim për të thyerjen dhe goditjen e moralit të robërve. Ndonjëherë vinte ndonjë letër që shpjegonte vdekjen e tmerrshme të babait të ndonjërit, ndonjëherë tjetër ndonjë letër që shpjegonte vdekjen në mënyrë të tmerrshme të nënës së ndonjë tjetri, ndonjëherë tjetër edhe vdekjen e motës së dikujt. Por më të këqija se të gjitha ishin letrat që përmbanin lajme nga ndarjet e bashkëshorteve të robërve. Një erdhi një letër në të cilën shkruhej se gruaja e njërit prej robërve të luftës kishte vdekur si shkak i një pickimi blete. Për mua këto gjëra ishin të papërtypshme. Ne me ato trupa të dobët dhe të hollë jetonin me vështirësi. Mbeteshim të gjallë nga goditjet me kabull, beton dhe shufra hekuri që secila prej tyre mund të linte në vend një elefant dhe nuk përkuleshim para nderit tonë, por këto letra na tronditnin. Vitin tjetër, për atë vëllain rob erdhi një tjetër letër që lajmëronte se gruaja e tij ishte e gjallë vazhdonte jetën normalisht. Kjo do të thoshte se letra e mëparshme ishte plotësisht false. Një herë, në një tjetër letër, gruaja e një të burgosuri kishte shkruar: “Është lodhur nga kjo gjendje dhe nuk mund të durojë më, kërkon të ndahet.” Ndikimi i asaj letre ishte aq i madh sa vëllai ynë desh luajti nga mendtë. Ai vuajti nga një krizë e fortë mendore që  qëndroi për shumë kohë. Në po atë gjendje shkroi letrën e përgjigjes dhe e dërgoi: “Shko në ferr! Shko ku të duash, unë nuk të dua!”

Kaloi një vit plot makthe për këtë vëlla rob lufte dhe më pas i erdhi letra e dytë, ajo ishte e mbushur plot me shenja habitje dhe pyetjesh: “Çfarë po thua? Çfarë do të thuash me shko në ferr? Ku të shkoj? A isha gjë kundër ikjes tënde ditën e parë? Dhe...” U bë e qartë që letra e parë ishte e manipuluar.

Letrat që ne dërgonim në fillim të robërisë ishin të mbushura me tregime ngjarjesh dhe përshëndetje për Imam Khomeinin dhe Republikën  Islamike. Në atë kohë Iraku ishte shumë i dobët në filtrimin e letrave , por kur muxhahedinët erdhën në Irak dhe filluan bashkëpunimin e vet me irakianët, gjendja e letra filloi të kishte probleme  saqë unë në që në çdo muaj merrja 15 letra me foto të ndryshme nga Irani, fillova të merrja vetëm dy ose tre letra në muaj dhe ato pa foto.

Në lidhje me robërit që merreshin nga muxhahedinët nëpër operacionet ushtarake në vitet 1986-1988,  Rajavi tregonte linjat se si duhet të silleshin me robërit  dhe sipas kësaj, pasi pengu të dorëzohej, askush nuk kishte të drejtë të fliste me të dhe vetëm kur të largoheshin nga vendi i operacionit ushtarak me duar të lidhura, silleshin me të në mënyrë të ngrohtë. Gjatë kohës së mbajtjes rob, duhet të bënin propagandën e tyre politike ndaj tyre që t’u bashkohen muxhahedinëve dhe organizata e shfrytëzonte në maksimum prezencën e saj në radio dhe televizion për të arritur qëllimet e saj propagandistike. Në operacionin Mersad (Forughe Javidan) gjithashtu komandantët e muxhahedinëve kishin thënë se personi që do të vendoste armën e tij në tokë dhe do të kapej rob, do të falej dhe plumbat e të drejtës nuk do të kishin punë me të, madje pas lëshimit të armës mund të largohej. Por ditën e dytë të operacionit kur shifrat e humbjeve u rritën, vendimi i udhëheqësve të muxhahedinëve ndryshoi dhe dhanë urdhër të pushkatohen të zënët rob, dhe kështu një numër i madh i të zënë rob gjatë operacionit u pushkatuan. Për shembull afërsisht 35 persona prej ushtarëve , ditën e dytë u dorëzuan te forcat e Muxhahedinëve Khalk të udhëhequra nga një person i quajtur Afshin(Abdulvahab Faraxhi). Komandanti u lidhi duar e sy dhe i mblodhi në një qoshe. Disa prej tyre, për shkak të etjes u kërkonin vazhdimisht rojeve t’u sillnin ujë. Një nga komandantët  e njësive i tha komandanti të vet se ata duan ujë. Afshini bëri me shenjë tek dy nga ekzekutuesit dhe tha: “Jepuni ujë robërve!” Ekzekutuesit pushkatuan pa mëshirë të gjithë robërit. Të njëjtë gjë të ngjashme me këtë kanë bërë dhe Xhelal Parash Nizeh dhe Nasrallah Shejasi Arani (Naki), dy nga komandantët, në oborrin e xhandarmërisë dhe gardës së qytetit Karand.  Në fillim të këtij operacioni kanë liruar shumë pengje nëpër rrethinat e Karandit dhe Islamabadit duke xhiruar dhe video të tyre, në mënyrë që mënyrën e sjelljes me pengjet më vonë ta përdorin për propagandë, por humbja në këtë operacion tregoi natyrën e vërtetë të brendshme të Rajavisë që i dha urdhër komandantëve t’i vrasin robërit në skenën e luftës.

Shumica e robërve të bashkuar me Muxhahedinët Khalk, në momentin kur të liruarit u kthyen në atdheun e tyre,   patën sukses në deklarimit të shkëputjes së tyre nga organizata dhe së bashku me robërit e tjerë u kthyen në atdheun e tyre islamik. Disa të tjerë që më vonë deklaruan ndarjen tyre nga ky grup  duke kërkuar kthimin në vend, janë kthyer nëpër  burgjet e Irakut ose muxhahedinëve dhe kanë qëndruar në izolim për një kohë të gjatë në fshatin Debec të Karkuk-it. Disa të tjerë gjithashtu preferuan të arratiseshin dhe u kthyen në Iran dhe kjo gjë është marrë si pretekst për më shumë rreptësi për të ndaluar arratisjen e robërve të tjerët të luftës. Disa të tjerë gjithashtu janë marrë në shenjë gjatë arratisjes në mënyrë që të jenë një mësim për anëtarët e tjerë. Një numër i vogël i robërve të mbetur gjithashtu gjatë viteve në vazhdim pak nga pak janë shkëputur nga ky grup terrorist  dhe janë kthyer në Iran ose janë vendosur nëpër vende të tjera. Robërit që u bashkuan me muxhahedinët e kuptuan shumë shpejt se sloganet puçe të këtij grupi nuk ishin gjë tjetër veçse mashtrim dhe iu bashkuan muxhahedinëve të detyruar për shkak të kushteve të vështira të robërisë, prandaj shumica e tyre në rastin e parë që u është dhënë në çdo mënyrë të mundshme, janë ndarë nga kjo organizatë ferri.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur