Muxhahedinët janë kameleonë politikë

Categoria: Artikuj

 Një ish-zyrtar i Pentagonit.

 

Michael Rubin, një hulumtues i insitutit "American Enterprise"  dhe ish-zyrtar i Pentagonit, në një artikull të publikuar në sajtin amerikan "National Interest", e ka quajtur organizatën Muxhahedinët Khalk një sekt terrorist që nuk është mik i Amerikës.

Sipas raportit të shërbimit ndërkombëtar  të qendrës së lajmeve investigative Habilian, në një pjesë të artikullit të tij, Rubin shkruan: "Mesa duket qeveria amerikane po rishikon pozitën e organizatës Muxhahedinët Khalk në diplomacinë e Shteteve të Bashkuara. Barbara Slavin, hulumtuese amerikane e cila ka një qasje të drejtë ndaj Republikës Islamike të Iranit, së fundmi ka raportuar se në diskursin e qeverisë amerikane, organizata Muxhahedinët Khalk nuk hiqet më nga rrethi i zëvendësit të mundshëm të qeverisë së Republikës Islamike të Iranit. Në një kohë kur "mos dalja nga rrethi" dhe "përkrahja" kanë shumë ndryshim, Slavin ka mjaft të drejtë të shqetësohet për këtë temë."

Në vazhdim, duke vënë në dukje dëshirën e disa prej politikanëve amerikanë për t'i falur më shumë kredite seç duhet Organizatës Muxhahedinët Khalk, Rubin thotë: "MEK nuk konsiderohet më një organizatë terroriste nga Ministria e Punëve të Jashtme e Amerikës, por kjo temë nuk e shndërron këtë grup në një ortak të besueshëm.  Sidoqoftë ata kanë arritur të bëjnë për vete shumë zyrtarë të cilët kanë marrë pjesë në konferencat e tyre dhe kanë lavdëruar Maryam Rajavin. Në mesin e këtyre rtarëve gjithashtu bie në sy edhe emri i John Boltonit dhe Rudi Giulianit. Disa zy kritikë besojnë se paguhen shuma të mëdha parash për të marrë pjesë në ato mbledhje, kjo konsiderohet rryshfet. Sigurisht që kjo në disa raste është e saktë dhe në disa të tjera jo. Disa prej këtyre personave i besojnë me të vërtetë fjalët e organizatës Muxhahedinët Khalk. Sigurisht që MEK është specialist në këtë që rreth programit të vet, t'u thotë zyrtarëve atë që u pëlqen atyre, dhe shumica e zyrtarëve të lartë nuk kanë shumë eksperiencë në punën me Iranian  as mjetet e mjaftueshme për të kontrolluar saktësinë e pretendimeve të Organizatës Muxhahedinët Khalk. Disa zyrtarë të tjerë gjithashtu mendojnë se MEK ka treguar se është në gjendje të depërtojë në objektet bërthamore të Iranit duke siguruar informacione , por çështja e rëndësishme është kjo që në shumicën e rasteve, informacioni që jep MEK është i gabuar.  Kjo çështje ka më shumë gjasa që disa nga shërbimet sekrete të huaja  në botë si MOSAD  të përdorin Organizatën Muxhahedinët Khalk që kështu informacionet e zbuluara t'i publikojnë në mënyrë indirekte me anë të kësaj organizate. "

Në vazhdim,  në lidhje me mos pranimin e kritikave ndaj grupit terrorist të muxhahedinëve, Rubin shkruan: "Po aq bujare sa është Organizata Muxhahedinët Khalk me përkrahësit e saj të huaj, aq edhe e ashpër dhe shkatërruese mund të jetë me kritikët. Zakonisht kur është publikuar ndonjë artikull kundër dëshirës së saj, ka mbajtur qëndrim të ashpër dhe menjëherë ka përgatitur përgjigje me referenca dhe fletë të ndryshme që po t'i studiojmë me vëmendje këto referenca,  rezulton se edhe me prezencën e jashtme të burimit të informacionit, teksti i gjendur në të nuk i pranon kurrë anëtarët e këtij grupi. Këta karrema interneti vazhdojnë të përpiqen që kritikën ta quajnë të pabazë dhe kritikuesin ta prezantojnë si të pa besueshëm."

Ky hulumtues amerikan, në një pjesë tjetër të artikullit të vet, duke vënë në dukje neverinë e popullit iranian për MEK-un terrorist, shkruan: " Tema që e largoi përgjithmonë Organizatën Muxhahedinët Khalk nga Irani, është bashkëpunimi i tyre me Sadam Husejnin në luftën e Irakut me Iranin. Në pikëpamjen e shumicës së iranianëve,  bashkëpuni i MEK me Sadam Husejnin është i pafalshëm. Për të përafruar mendjet e amerikanëve, mund të përmendim John Walker Linzin, një taleban të famshëm amerikan. Edhe pse Joh Walker mbështeste një grup nga i cili u shfaq Bin Laden , një grup i cili vrau mijëra ushtarë amerikanë në Afganistan, nuk mund të krahasohet akoma me MEK, sepse numri i viktimave iraniane si pasojë e bashkëpunimit me Sadam Husejnin , është disa herë më i madh. Muxhahedinët Khalk që nuk mundën të fitojnë përkrahjen dhe bashkëpunimin e popullit iranian, janë kthyer nga personat lakmitarë dhe ata që besojnë shpejt. Ata janë kameleonë politikë. Në kohën kur ishin në Iran, shfaqeshim si një përzierje e socializmit dhe islamit, në Irak ishin sekularë; ishin rrënjësisht Ba'athistë pa natyrë arabe, ndërsa në francë filluan të bëhen demokratikë. Në të vërtetë ky grup asociativ është një sekt që i dikton anëtarëve të vet se ku duhet të jetojnë, si duhet të martohen dhe se si duhet të divorcohen."


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur