Duke u shprehur se populli iranian ka qenë gjithmonë viktimë e terrorizmit, Nagavi Husejn tha: "Amerikanët e dinë që nuk kanë guxim të ndërmarrin sulm ushtarak kundër Iranit."
Sipas raportit të qendrës së lajmeve investigative Habilian, Sejid Husejn Nagavi Husejni, duke vënë në pah deklaratat e Trumpit i cili e quan popullin iranian terrorist, tha: "Terrorist është Trumpi dhe ekipi i tij qeveritar. Populli i Irakut, Sirisë, Bahrejnit, Jemenit dhe Afganistan është vrarë nga Trumpi dhe aletët e tij dhe për mendimin tonë, Trumpi duhet të dënohet për krime kundër njerëzimit në Gjykatën Ndërkombëtare."
Ky anëtar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare dhe politikës së jashtme të Kuvendit të Këshillit Islamik, duke u shprehur se Trumpi i ka zbardhur faqen Hitlerit, tha: "Armët e amerikanëve janë në dorë të ISIS-it dhe Arabisë Saudite, dhe këto të fundit me atë të tyre vrasin njerëzit në Siri dhe Jemen. Qeveria e Bahrejnit vret protestuesit për liri me armët amerikane, gjithashtu në duart e terroristëve të Afganistanit që vrasin popullin, janë armët amerikane."
Përfaqësuesi i popullit të Veraminit në Kuvendin e Këshillit Islamik, deklaroi: "Populli i Iranit ka qenë gjithmonë viktimë e terrorizmit, viktimë e terroristëve të cilët janë planifikuar gjithmonë nga amerikanët, dhe në të vërtetë sot po këta terroristë janë nën mbrojtjen e tyre (amerikanëve)."
Ai deklaroi: "Amerikanët e dinë se nuk duhet të ndërmarrin aksione ushtarake kundër popullit iranian , dhe në të vërtetë nuk janë në një pozicion që të mund të kryejn sulm ushtarak, prandaj kjo politikë shkopinjsh dhe karrotash , është për të lodhur popullin dhe për të krijuar përçarje në mesin e tij."
Nagavi Husejni deklaroi: "Amerika ka sunduar gjithmonë duke krijuar përçarje ndër popuj, dhe mendon se mund ta përdorë kët politikë me sukses edhe në Iran gjithashtu. Qëllimi i tyre është lufta psikologjike dhe tani as nuk kanë guxim për luftë ndaj Iranit dhe as nuk janë prej atyre që bisedojnë."
Ky anëtarë i komisionit të Sigurisë Kombëtare dhe i politikës së jashtme të Kuvendit të Këshillit Islamik, theksoi: "Populli ynë gjatë këtyre 40 viteve që kanë kaluar, e ka vëzhguar me zgjuarsi aktivitetin e amerikanëve dhe në kushtet e tanishme gjithashtu do të qëndrojë me shkathtësi përballë komploteve të Amerikës dhe Trumpit."
Lini komentet tuaja
Posto koment si mysafir