Maryam Rajavi, një grua me iluzionin e presidencës
Më 18 tetor 1989 Maryam Rajavi është prezantuar nga Massoud Rajavi si një presidente. Ky ka qenë një emërim pa zgjedhje dhe pa prezantimin e kandidatëve të tjerë dhe pa votimin e drejtpërdrejtë të anëtarëve të tjerë. Sigurisht të gjitha emërimet e tjera në kultin e muxhahedinëve janë bërë në të njëjtën mënyrë dhe në vërtetë është imponuar mbi anëtarët.
Nga ai vit e më pas, çdo vit më 18 tetor mbajnë festime , gara sportive dhe programe artistike në organizatë duke bërë dhe disa ditë pushim. Kjo bëhej në një mënyrë që anëtarët qaheshin se në fillim të tetorit fillonte puna intensive.
Projektet e vështira, ndërtimet, lyerjet me bojë dhe ndërtimi i vendeve, dekorimet e reja , qenia nën komandën e kuzhinës për gatimin e ushqimeve dhe ëmbëlsirave, ushtrimet artistike dhe sportive që shoqëroheshin me orë të tëra pune fizike, ua merrnin frymën anëtarëve.
Gjatë gjithë kohës programi zgjaste një javë, por anëtarëve u merrte një muaj kohë dhe energji. Presionet më të shumta ishin shpirtërore dhe psikike. Për të rregulluar sloganet, këngët, skenarët dhe shfaqjet, anëtarët mbaheshin nën presion se të gjitha sloganet duhet të ishin lavdëruese për Maryamin dhe të përshtatshme për presidencën e saj. Si për shembull: “Maryamen hënën ndriçuese, mbi shpatullat e heronjve do ta dërgojmë në Teheran.”
Ose : “Nga Massoudi është ky urdhër, dërgimi i Maryam-it në Teheran. Islam o e para e grave të botës! Islam, o e para Kouthar!”
Muxhahedinët e sektit Rajavi janë mësuar që gjithmonë të ngrenë një gurë më të madh seç e kanë forcën. Udhëheqësit e sektit sipas urdhrave të Rajavisë nuk i kanë kushtuar asnjë vëmendje gjendjes fizike të anëtarëve dhe moshën e tyre duke u vendosur atyre presionet më të shumta fizike. Gjatë asaj kohe sloganet e fitimit të Teheranit arrinin kulmin në dorën e Maryam Rajavisë dhe krijonte aq shumë propagandë saqë të gjithë mendonin se po këtë ditën e sotme ose nesër do të vijë në Teheran.
Interesant është fakti që vetë Maryam Rajavi kishte më shumë se të gjithë iluzion dhe besonte se po në këtë tetor do të ulej në fronin e udhëheqjes në Teheran. Mesatarja që i nevojitet një personi për të pushuar në një ditë është 8 orë, por gjatë festave në sektin Rajavi, në veçanti gjatë muajit tetor, koha që marrin anëtarët për të pushuar është 4 orë. Gjatë kësaj kohe programi i tyre është mëngjes, punë, drekë, punë dhe gjumë.
Ndoshta kështu i lodhte dhe i rraskapiste Massoud Rajavi anëtarët e MEK me pretekstin e festës së zgjedhjes së Maryam Rajavisë presidente. Pas mbarimit të festave të tetorit, shumë prej anëtarëve vuanin nga dhimbjet e mesit, duarve, këmbëve dhe qafës. Kjo shfaqje qesharake është zhvilluar vazhdimisht për vite me radhë dhe vazhdon më me forcë.
Është interesante që kur anëtarët pyesnin se çfarë u bë me çështjen e përmbysjes së pushtetit dhe ikjen e Maryam Rajavisë në Teheran dhe përse shtyhet për çdo vit, përgjigja është ju nuk e keni kryer mirë detyrën tuaj dhe ikja e Maryamit ka mbetur pas për shkak se nuk jeni në krah të saj. Dhe kështu i qortonin rëndë anëtarët. Ju e keni privuar popullin iranian nga e mira e presidencës së Maryam Rajavisë dhe nesër duhet të jepni llogari para popullit dhe të mbani përgjegjësi. Në këtë prizëm, ky iluzion i presidencës nuk do të kurrë fund. Në këtë tetorin e sivjetshëm bëhen 31 vite nga premtimi i urdhrit të Massoud Rajavisë për të dërguar Maryam Rajavinë në Teheran dhe me patjetër fajtorët kryesorë janë anëtarët dhe jo Massoudi që nuk dihet a ekziston!
Rustem Albugabish
Lini komentet tuaja
Posto koment si mysafir