MKO ka vrarë Muhamed Jahjain

Categoria: Artikuj

 

Dokumente të veprimtarisë terroriste të muxhahedinëve

Shehid Muhamed Jahjai

Profesioni: Trupë e Komitetit të Revolucionit Islamik

Mosha: 19 vjeç

Gjendja civile: Beqar

Vendi i rënies dëshmor: Rruga "Setarekhan"

Data e rënies dëshmor: 11 shtator 1981

Biografia

Lindi në vitin 1962 në një familje besimtare dhe të varfër. Ishte vetëm 6 vjeç kur e humbi babain e tij bujar, dhe për shkak të varfërisë nuk mundi të vazhdojë shkollën gjatë ditës. Gjatë ditëve punonte  dhe netëve mësonte dhe kështu me shumë vështirësi arriti të merrte diplomën e klasës së gjashtë. Pas kësaj filloi punë në një dyqan kovaçi nga ku siguronte shpenzimet e jetës për nënën dhe motrën e tij të vogël dhe për shkak të përgjegjësisë së mbajtjes së familjes nuk mundi t'i vazhdonte mësimet. Në ditët e përhapjes së Revolucionit Islamik merrte pjesë dhe ishte aktiv në protesta dhe marshime dhe luftone sëbashku me shokët e tij kundër bandave të oficerëve  gjatë orarit të ndalimit të qarkullimit duke treguar pasion dhe sakrificë të pabesueshme. Në ditën e bekuar të 11 shkurtit, ditën e fitores së gjakut mbi shpatën, mori pjesë në zaptimin e qendrës ushtarake shtypëse të regjimit të shahut.

Pas fitores së Revolucionit Islamik u bë pjesë e gardës dhe ishte roje në xhaminë e Imam Husejnit (a.s)  dhe e kryente detyrën e tij me seriozitet dhe ndershmëri. Me krijimin e komiteteve të Revolucionit Islamik, iu bashkua komitetit të rajonit numër 2 dhe shërbente ditë e natë. Ishte turn i Islamit dhe vilajetit të fakihut, dhe jetën e tij e shikonte si dhuratën më të vogël që mund të jepte për këtë dhuratë hyjnore.

Qëndronte si digë përballë shatërrimeve dhe konspiracioneve të grupeve anti-revolucionare dhe duke e njohur mirë natyrën e tyre, luftën kundër atyre e konsideronte pjesë të luftës kundër forcave arrogante të botës

Dëshmia e rënies dëshmor

Shehid Jahjai ishte gjithmonë vullnetar në çdo operacion të rrezikshëm që dilte para. Pas drekës së ditës së premte të muajit gusht të vitit 1981 i bëhet një telefonatë vendit të shërbimit të këtij shehidi për një përleshje të armatosur në rrugën "Setarekhan" dhe ai shkoi në vendin e ngjarjes si vullnetar. Komandanti i tij i kujton se është orari i tij i pushimit dhe nuk është nevoja të shkojë, por shehidi këmbënguli dhe si përfundim sëbashku me një nga vëllezërit e tjerë(shehid Hamid Reza Hejdari) shkojnë drejt rrugës "Setarekhan".

Në atë rrugë, tre muxhahedinë terroristë i kishin zënë pritë dhe qëlluan mbi automjetin ku ata ndodheshin duke i dërguar këta të dashuruar me Allahun pranë të Dashurit të tyre nëpërmjet disa plumbave.

Mjeku ligjor, në raportin e tyre të vdekjes , për arsyen e ndërrimit jetë shkruan:

"Një i ri i moshës afërsisht 22 vjeçare... vendi i hyrjes së plumbit është anës kokës, gjë që ka shkaktuar gjakderdhje në kafkë dhe është bërë shkak që të ndërrojë jetë. Jepet leja për varrim."

Nuk ishte më shumë se 19 vjeç dhe për sa kohë që  ka qenë i vetëdijshëm ka qenë gjithmonë në përpjekje dhe mundim dhe nuk u mbështeste tek askush tjetër përveç Allahut dhe vdiq nga dora e muxhahedinëve, faqezinjve terroristë mercenarë të forcave arrogante të botës, dhe tregoi se pretendimi i këtyre terroristëve për "mbështetje të popullit" është thjeshtë një përrallë.

Testamenti

"Unë Muhamed Jahjai shpreh dëshirën të bie shehid dhe ia dorëzoj nënën dhe motrën Zotit. Mjerisht me këtë jetë të shkurtër që kam nuk munda t'i shërbej Islamit, shpresoj që rënia ime dëshmor të jetë e dobishme për Islamin. Shpresoj që vëllezërit dhe shokët të vazhdojnë këtë rrugë pas vdekjes sime..."

Islami është fitimtar, hipokritët janë të shkatërruar.

O Zot na e ruaj udhëheqësin tonë!

Vendi i prehjes së shehidit: Varreza Beheshte Zahra, pjesa 24, rreshti 94, numri 7.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur