MEK, më e urryera në mesin e iranianëve—Nga terrori te propaganda

Categoria: Artikuj

Forcat iraniane ndërmorën operacionin mbrojtës Mersad më 26 korrik të vitit 1988, operacionin e fundit të madh ushtarak të kryer në luftën e imponuar të Irakut në provincën perëndimore të Kermanshahut, për të kundërsulmuar me sukses grupin terrorist të Muxhahedinëve Khalk (MEK) që ishin të mbështetura nga SHBA dhe Sadam Husejni. (1) Dy ditë para operacionit, MEK, e cila kishte mbledhur forcat e saj në kufirin e Irakut me Iranin dhe ishin të armatosur me artileri të rëndë të pajisura nga Sadam Husejni, filluan të pushtonin territorin iranian. MEK avancoi nën mbulimin e rëndë ajror nga Iraku, duke shkelur rezolutën numër 598 të UNSCR-së, të pranuar nga të dyja palët, Irani dhe Iraku, e cila do t’i jepte fund luftës më 8 gusht të vitit 1988. (2)

Njëkohësisht me operacionin Forughe Javidan të MEK, ushtria irakiane bombardoi disa fshatra iraniane rreth Kermanshahut me armë kimike të shkatërrimit në masë duke vrarë qindra civilë iranianë e duke lënë 2300 të plagosur. (3) Për të mos e përmendur, gjatë luftës 8 vjeçare Iran-Irak janë kryer më shumë se 350 sulme të mëdha me gaz  në rajonet e kufirit, (4) dhe nuk ka pasur asnjë rezolutë të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara që ta dënonte  përdorimin e armëve kimike; në fakt , mund të ishte një, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën veton mbi dënimin. Sigurisht, ofensiva e MEK dështoi, duke lënë mijëra martirë. Pas luftës, sidoqoftë, organizata vazhdoi sulmin e saj kundër civilë iranianë dhe zyrtarëve të qeverisë. Gjatë katër dekadave të kaluara , nga afërsisht 17000 iranianë të vrarë në sulme terroriste, afërsisht 16000 prej tyre kanë rënë viktima të akteve terroriste të MEK. (5) Kulti, pavarësisht historisë së tij të errët, sidoqoftë, në ditët e sotme po financohet fuqishëm nga regjimi amerikan dhe sauditët për të vazhduar së shpërndari lajme të rreme dhe propaganda përmes fushatave të keqinformimit për pikësynim të vetëm manipulimin dhe provokimin e opinionit publik.

Në shkurt të vitit 2020, New York Times intervistoi 10 ish-anëtarë të MEK të cilat thanë se kampi i MEK në Shqipëri kishte “troll farm”. (6) Troll farm është një grup i institucionalizuar interneti me qëllim për të ndërhyrë në opinion politik dhe vendimmarrjet. Sipas fjalorit të Cambridge, një troll është dikush që lë me qëllim një mesazh sulmues në internet, në mënyrë që të mërzisë dikë, për të tërhequr vëmendje apo për të shkaktuar probleme. Troll farm-i i MEK në Shqipëri ose troll fabric, ka promovuar opinionet e përkrahësve të MEK nën linja specifike  për arsye specifike, përhapur lajme të rreme, dhe e ka përkushtuar veten për të manipuluar dhe provokuar publikun për rebelim dhe dhunë. Disa analistë si Kenneth R.Timmerman dhe Paul R.Pillar gjithashtu besojnë se grupi punëson protestues për të ndarë opinionin publik në mërgim. (7) Në një artikull të publikuar nga The Intercept më 9 qershor 2019, dy ish-anëtarë të MEK pretenduar se “Heshmat Alavi” nuk është një person real, dhe artikujt e publikuar në atë emër në fakt janë shkruar nga një grup njerëzish në krahun politik të MEK.(8) Alavi ka kontribuar në disa media duke përfshirë Forbes, The Diplomat, The Hill, The Daily Caller, The Federalist dhe edicionin në anglisht  të faqes së Al Arabiya-s. Sipas The Intercept, një nga artikujt e Alavi-t të publikuara nga Forbes, është nga përdorur nga Shtëpia e Bardhë për të justifikuar sanksionet e administratës së Donald Trump-it kundër Iranit.

“Ne ishim gjithmonë aktivë në prodhimin e lajmeve dhe historive të rreme për t’i shpërndarë në shtypin e huaj dhe në Iran”,-zbulon në intervistë Reza Sadeghi, një anëtar i MEK deri në vitin 2008, i përfshirë në aktivitetet e lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjithashtu edhe në operacionet në ish-bazën e MEK në Iran, kampin Ashraf. 

“Në kampin Ashraf, kishte kompjuterë të rregulluara për të bërë operacione të informimit online. Përgjatë viteve, ky aktivitet u bë më intensiv me prezantimin e platformave të medias sociale  si Facebook dhe Twitter.”

Ka dhjetëra, ose ndoshta qindra rrjete të tjera që janë në një hap me kërkesat e fshehta të luftëdashësve që mbështesin ndryshimin e regjimit. Objektivat e tyre janë të pushtojnë mendjet, të shtrembërojnë historitë, të shqetësojnë dhe t’i bëjnë thirrje publikut , për të përdorur njerëzit si artileri mbështetëse nën bombardimin konstant me provokime dhe lajme të rreme.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur