I vetmi objektiv i anëtarëve të MEK është të bien martirë duke vdekur për Maryam Rajavi

Categoria: Artikuj

Nga Anne Khodabandeh

Lajmet e vdekjes së të paktën dy anëtarëve të MEK nga COVID-19 javën e shkuar janë shqetësuese. Në prill, Shqipëria ishte paralajmëruar se refuzimi i MEK për të lejuar zyrtarët e shëndetit publik për të pasur akses në kampin e mbyllur të muxhahedinëve në Manëz mund të vendoste në rrezik jetët e rezidentëve të kampit dhe qytetarëve të zonës.  Familjet e anëtarëve të MEK  i kanë bërë Edi Ramës  dhe qeverisë së tij një peticion për të ndërmarrë hapa për të parandaluar një tragjedi. Për fat të keq, shteti shqiptar shfaqet në tërësi të ketë dështuar për të sfiduar, ndryshuar dhe kontrolluar kultin Rajavi. Zyrtarët e shëndetësisë vazhdojnë të jenë të ndaluar të kenë akses në kampin e mbyllur të MEK, i cili nuk ka asnjë doktor të regjistruar  në mesin e rezidentëve të vet, dhe vdekjet atje nuk janë subjekt i ndonjë raporti korone. Është e vështirë për t’u imagjinuar kushtet më të vështira në luftën kundër pandemisë së korona virusit.

Në vend që të vendosë jetët e ndjekësve të saj në pararojë të shqetësimeve të saj, liderja e MEK, Maryam Rajavi pretendoi me gëzim se këta të fundit kanë vdekur si martirë  dhe i mbushi ata me lavdërime vetëm pse vdiqën. Dy gjëra janë kuptimplota në këto deklarata të pashpirta. Së pari, shkaku i vdekjes mungonte,  ndryshe nga të gjitha vdekjet e mëparshme  për të cilat janë dhënë disa shkaqe qofshin të vërteta apo jo. Një lëshim i tillë do të interpretohet si pranim; këta individë me të vërtetë kanë vdekur nga COVID-19.

Së dyti, Rajavi ka gjetur një rrugë të re për të shfrytëzuar konceptin e martirizimit, të cilin burri i saj e manipuloi për vite të tëra me mjeshtëri. Jo vetëm që faqet e MEK i kanë konsideruar të vdekurit si martirë, por tani Rajavi i lavdëroi që vdiqën pa e braktisur luftën. Duke bërë kështu, Rajavi ka ripërcaktuar për anëtarët e saj se çfarë do të thotë martirizim. Tani gjithçka që dikush duhet të bëjë për të rënë dëshmor, është të vdesë duke iu bindur Rajavisë.

Në vitin 1965, themeluesit e MEK së bashku me mësimet e mësuara nga luftërat revolucionare marksiste, adoptuan edhe kulturë shi’ite të martirizimit. MEK festoi vetëvrasjen e saj të parë me bombë në 11 shtator: një aktivist i ri i MEK bëri një hap para për të kapur Ayatollah Sayyid Asad Allah Madani pas faljes së ditës së premte më 11 shtator të  vitit 1981, duke shpërthyer një bombë që u vrau të dy. Lufta revolucionare para dhe pas Revolucionit të vitit 1979 prodhoi një numër të madh dëshmorësh; shumica të shkaktuar nga spastrimet e zellshme të opozitës ndaj Republikës Islamike të sapoformuar nga Ayatollah Khomeini.

Kur Massoud Rajavi mori në dorë drejtimin e MEK, fati i organizatës ishte vulosur. Guru-ja i vetë caktuar nxiti një kontroll të rreptë mendor (shpëlarje truri) i cili rezultoi në një anëtarësim plot frikë dhe të bindur pa mend ndaj tekave dhe kërkesave të tij. Në shndërrimin e MEK nga një grup revolucionar në një kult të individit duke  përdorur një fushatë terroriste kundër Iranit, Rajavi kuptoi se martirizimi ishte një mall që mund të depozitohej si ari dhe dollarët. U bë e njohur në MEK si banka e gjakut, sa më shumë gjak aq më mirë. Për Rajavinë, “libri i martirëve” vepronte si prospektet e aksioneve të një kompanie duke e reklamuar atë.

Dhe kështu , përgjatë operacionit katastrofik të Forughe Javidam në vitin 1988 ( të cilin e shfrytëzoi për të sulmuar anëtarët e tij se nuk besonin mjaftueshëm tek ai) , vazhdoi vendosja e skuadrave vetëvrasëse në Iran në dekadën e ardhshme, duke vendosur në rrezik grupe të ndryshme anëtarësh, si në rastin e betejës në kampin Ashraf. Gjatë katër dekadave të kaluara, Rajavi ka grumbulluar një tufë të madhe të korrash me martirë nga sulmet vetëvrasëse me bombë, vetëvrasjes me vënie zjarri dhe përtypjen e kapsulave të cianurit në emër të “luftës” kundër “regjimit të mullave”.  Ndërkohë që vdekjet nga këto taktika i shtoheshin bankës së gjakut të Rajavisë, banka e gjakut në vetvete i grumbulloi atij kapital politik nga të tjerë luftënxitës të etur për gjak. John McCain, Rudi Giuliani dhe John Bolton, të gjithë treguan vullnet për të rrezikuar reputacionin e tyre për të mbajtur fjalime fitimprurëse dhe për të mbështetur MEK-un bazuar mbi këtë bankë gjaku; MEK do të marrë rezultatet e kërkuara.

Por që nga koha kur MEK është dëbuar në Shqipëri, Maryam Rajavi është privuar nga mundësitë për të krijuar martirë. Pretendimet e saj se agjentët e  regjimit të Iranit duan të vijnë në kampin  e MEK për të vrarë anëtarët e saj  në fakt nuk kanë asnjë bazë dhe përdoren për të frikësuar anëtarët në nënshtrim të vazhdueshëm. Përkundrazi , asaj i është dashur të mbështetet në linjën bazë të tretjes përmes vdekjes e cila e ka ulur numrin e anëtarëve të MEK gjatë dy dekadave të fundit, të cilat janë vdekjet e shkaktuara nga: shkaqet natyrale si mosha e vjetër, sëmundjet; vdekjet nga vetëvrasjet dhe vdekjet nga vrasjet të cilat shpesh janë paraqitur si vetëvrasje. Çfarëdo qofshin shkaqet e këtyre vdekjeve, numrat e tyre janë shumë jo proporcionale në krahasim me demografinë e  njëjtë të një popullate që jeton në një shoqëri normale. Me fjalët të tjera, vdekjet tek MEK nuk janë natyrale dhe as të pashmangshme, por vetëm të dëshirueshme. Ata i shtohen bankës së gjakut të dëshmorëve.

Varret e anëtarëve të MEK në një varrezë publike në Tiranë.

Këto vdekje, sidoqoftë, nuk janë të zakonshme (njerëz të vjetër dhe të sëmurë duke vdekur në krevat), nuk janë të mjaftueshme. Më parë,  në maj të vitit 2003, Massoud Rajavi komandonte 3800 anëtarë, një koalicion oficerësh të konsoliduar në kampin Ashraf, Iraq. Sipas një raporti të UNHCR-së të vitit 2017, në vitin 2016 në Shqipëri janë zhvendosur në total 2901 individë. Në fund të vitit 2016 policia shqiptare raportoi : “Në vendin tonë ka rreth 2745 anëtarë të MEK. 11 anëtarë kanë vdekur, 80 prej tyre janë larguar nga vendi ynë me letra të rregullta, 65 janë larguar ilegalisht. Muxhahedinët që vazhdojnë të jenë anëtarë të plotë të MEK dhe vazhdojnë të ndjekin rregullat e tyre për jetën janë 2621 anëtarë. Muxhahedinët e ndarë nga MEK janë 124 persona.”

Nga kjo ne shikojmë se problemi më i madh për Rajavinë nuk është  numri i  vdekjeve të parakohshme dhe  jo në  proporcion  në mesin e ndjekësve të saj, por është tkurrja më e madhe nëpërmjet dezertimit të anëtarëve. Që kur kanë ardhur në Shqipëri, anëtarët janë zhgënjyer. Pavarësisht shpëlarjes së trurit, presionit dhe dënimeve për shkak të mosbindjes, shumë anëtarë kanë fituar avantazh nga lokacioni i ri për t’u arratisur nga grupi. Për momentin, kanë mbetur vetëm 2000. Për të parandaluar largime të tjera, Rajavi ka krijuar një kamp të mbyllur dhe të izoluar për të burgosur anëtarët e skllavëruar, ki në mënyrë cinike punojnë deri në vdekje për “çështjen”. Koha i ka rraskapitur ata luftëtarët e fuqishëm që ishin zotuar për të luftuar dhe rrëzuar regjimin iranian. Tani anëtarët janë të moshuar dhe të sëmurë dhe në rrezik për të hequr dorë. Sipas Rajavisë, pikësynimi i tyre i vetëm tani është të vdesin nën shërbimin e saj dhe të depozitohen si martirë. Definicioni i MEK për martirizimin është boshatisur me të vërtetë.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur