Djelmoshat e marrë me qira

Categoria: Artikuj

Muhamed Mehdi Husejn Pur, Shoqata Habilian

Në kohë të ndryshme të historisë së Republikës Islamike, armiqtë kanë përfituar gjithmonë nga kërkesat ligjore të popullit të vendit tonë. Por kundërshtimi i parë dhe përballa me këto qëllime dhe veprime të armiqve është bërë dhe do të vazhdojë të bëhet nga vet njerëzit.

Revolucionin Islamik mund ta marrim si një shembull të dukshëm të këtyre përplasjeve dhe përballjeve. Pas tij kanë ndodhur shumë ngjarje të rëndësishme si shkatërrimi i foleve të spiunazhit, ndalimi i lëvizjeve separatiste në fillim të revolucionit, ngjarja e 5 marsit të vitit 1981, shkarkimi i Beni Sadrit, kryengritja e armatosur e muxhahedinëve deri te trazirat e vitit 1999 dhe 2000, trazirat e dhjetorit të vitit 2017 dhe i kaosi i fundit që u krye me pjesëmarrjen e njerëzve "shembullorë". Të gjitha këto lëvizje janë shkatërruar në bërthamë dhe nuk ekzistojnë më.

Në ngjarjet e vitit 1981, me mbështetjen financiare të Amerikës, Sadamit dhe mbështetësve të tjerë dhe me anë të krijimit të qendrave të përhapjes së kaosit, shtëpive ekipore dhe të terrorit, muxhahedinët filluan të vrisnin në masë njerëzit e thjeshtë dhe qeveritarët  e shtetit dhe arritën t'i shkaktojnë shumë dëme popullit. Edhe pse ata nuk i arritën plotësisht qëllimet e tyre për shkak të rezistencës së popullit dhe u  ndaluan me ndjenjë neverie, në vitin 1988 ata mësynë vendin dhe pasi u dëbuan me operacionin Mersad, kërkuan mburojë te ba'athistët dhe padronët e tyre perëndimorë. Që nga ajo kohë perëndimorët e kuptuan që arena e luftimit me Iranin islamik  nuk është vend për djelmosha dhe se duhet të futeshin vet në mënyrë të drejtpërdrejtë në këto përballje.

Muxhahedinët të cilët një ditë pretendonin se luftonin kundër imperializmit, çdo veprim që kanë bërë në vitin 1981, ka qenë i planifikuar nga imperialistët dhe jo vetëm planifikimi, por edhe zbatimi ka qenë nën përgjegjësinë e tyre. Ata nuk kanë lënë gjë pa bërë, duke mos përjashtuar dhe çarjen e barkut të nënave shtatëzëna me brisk që pret moketet, por sot ata vetëm zbatojnë planet si djelmosha të vegjël dhe ndikimi i tyre është vetëm vizatimi nëpër muret e rrugicave pa krye. Gjithçka që ata mund të bëjnë është pagimi i disa huliganëve me precendentë penalë për të prishur dhe vënë zjarrin një ose disa bankave dhe xhamive.

Ngjarjet e fundit janë shembuj të dukshëm të kalamanllëkut të tyre. Kur njerëzit ishin të shqetësuar për gjendjen ekonomike dhe kërkonin të tregonin protestimin e tyre ndaj qeveritarëve, duke punësuar një ose disa huliganë me precedentë u munduan të përfitojnë nga kërkesat ligjore të popullit, por si gjithmonë me zgjuarsinë e popullit, këta mundime hasën në barrierë.

Grupet kaotike të vitit 1981 që përbëheshin nga njerëz me precedentë penalë, u kthyen në grupe që shkelnin nderin e njerëzve dhe maksimumi që arritën të bënin ishte vetëm prishja ose vënia zjarr e një ose disa qendrave private dhe shtetërore. Për momentin gjendja e tyre është e tillë që edhe perëndimorët i kanë humbur shpresat tek ata dhe madje as nuk marrin përsipër rrezikun për t'u turpëruar duke goditur Iranin islamik me anë të tyre.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur