Pyetja e urtë e Imam Khomeinit dhe zbulimi i natyrës së muxhahedinëve

Categoria: Artikuj

Doktor Sejid Muhamed Musavi Zade, Shoqata Habilian

Në çfarë lloji të ringjalljes në botën e përtejme besoni ju? Kjo ishte një nga pyetjet kyçe me të cilën  Imam Khomeini  i është drejtuar delegacionit të muxhahedinëve në takimin e tyre në Nexhef të Irakut. Në përgjigje, të dërguarit e organizatës i thanë se besonin në një ringjallje në një botë të re  që është vazhdim i kësaj jete në të cilën bëhet një ndryshim i papritur në sasi dhe në cilësi gjithashtu. Kështu, Imam Khomeini , gjatë atij takimi i shpjegon atyre çështjen e ringjalljes sipas këndvështrimit të Kur'anit dhe Profetit(a.s) . Por  përse Khomeini e bën këtë pyetje në një takim me anëtarët e Organizatës Muxhahedinët Khalk në shkurt të vitit 1972? Për t'i dhënë përgjigje kësaj pyetjeje,  duhet të kërkojmë disa vite para se të pyetej, në kohën kur u themelua organizata në vitin  1966 dhe pretendonte se duke përdorur ideologjinë islamike , kërkonte të luftonte regjimin Pahlevi. Organizata Muxhahedinët Khalk pretendonte se  fakti se ishin në luftë dhe ishin muslimanë, do të ndalonte të rinjt e tjerë muslimanë të bashkoheshin me grupet marksiste. Kjo u bë shkak që shumë njerëz besimtarë të shpresonin në luftën e tyre dhe e shikonin Organizatën Muxhahedinët Khalk si një alternativë joislamike. Kjo u bë shkak që shumë tregtarë t'i ndihmonin financiarisht, por  koha tregoi se muxhahedinët nuk ishin të sinqertë në pretendimet e tyre dhe me anë të studimit të marksizmit, fituan pikëpamje  eklektike. Kështu, Oganizata Muxhahedinët Khalk, deri para vitit 1976 dhe deklarimit të Mariksizmit si ideologjinë e tyre zyrtare, mundohej ta ruajne pamjen e saj të jashtme që kështu të ruante marrëdhëniet e saj me lëvizjet islamike.  Kështu organizata i kishte ndarë anëtarët e saj në grupe të ngushta dhe sipas klasifikimit të tyre u jepte në dispozicion  detajet. Kështu as tekstet që studionin nga Marksizmi nuk ua linin në dispozicion të tjerëve që të mos fitonin mendim të keq ndaj tyre.  Kjo sjellje e dy anshme, e bën të vështirë të kuptosh ideologjinë e tyre të vërtetë. Ata shkuan pranë Khomeinit  në Nexhef me këtë sjellje hipokriti  duke vënë në dukje si tekstet e tyre më të pëlqyer shkrime si "Rruga e profetëve" dhe "Lëvizja e Husejnit" duke menduar se duke paraqitur këto libra dhe duke folur rreth fesë, ai do t'i përkrahte.  Kjo pikëpamje u bë shkak që ata t'i thonin Khomeinit se dijetarët e tjerë e kishin aprovuarm dhe nëse i aprovonte dhe ai, kishte mbaruar puna.  Prandaj Imam Khomeini u bëri atyre pyetje rreth ringjalljes dhe kuptoi ekzistencën e materializmit  në ta të cilët jepnin interpretime materiale me mbulesë fetare. Kështu mund të kuptojmë që pyetja e Khomeinit ka qenë shumë e thellë dhe e llogaritur. Gjatë kohës që kanë qenë në Nexhef,  muxhahedinët janë përpjekur shumë të marrin opinion të favorshëm nga Khomeini, por si përfundim ai nuk i aprovoi. Në vitet  pas Revolucionit, Khomeini  foli për këto takime  dhe tha se kishte parë  që muxhahedinët flisni më shumë për Kur'anin dhe Nahxhulm Belagën se sa vet ai që ishte student i fesë. I dukej se kjo gjë ishte një mjet për të arritur një qëllim tjetër.

Përveç kësaj, gjatë atij takimi me anëtarët e Organizatës Muxhahedinët Khalk, Khomeini u kishte thënë të bënin kujdes me aktivitetet guerilase, dhe u kishte thënë se kjo gjë nuk mund të bëhej shkak që njerëzit të pëlqenin revolucionin. Por përse Khomeini e theksonte këtë çështje? Në atë kohë, grupi i muxhahedinëve i cili ishte nën ndikimin e "Guerilasve Dëshmorë të Kombit" mundohej  të futej në fazën e luftës së armatosur dhe për të mos mbetur mbrapa nga ai grup, u fut në atë fazë në gusht të vitit 1972 dhe humbi që në  atë vit.  Kështu mund të kuptojmë që në atë takim Khomeini jo vetëm që ka theksuar se muxhahedinët do të ndahen ideologjikisht por edhe do të lënë rrugën muslimane për të ndjekur atë marksiste. Si përfundim,  shqyrtimi i takimeve të anëtarëve të MEK me Khomeinin në Nexhef, tregon se në kohën kur shumë njerëz nuk e kishin kuptuar natyrën e vërtetë dhe hipokrizinë e tyre, imami duke bërë disa pyetja të zgjuara dhe sigurisht duke studiuar detajet e tyre, e kuptoi mirë natyrën e tyre dhe kështu nuk i aprovoi. 


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur