Slogani amerikan i luftës kundër terrorizmit dhe mashtrimi i 11 Shtatorit!

Categoria: Artikuj

18 vite pas rrëzimit të dy kullave binjake në New York, vështrimi i botës është akoma te terrorizmi që në atë ditë tronditi sigurinë e Amerikës dhe shumë njerëz pyesin se a e kanë rritur sigurinë në rang mbarëbotëror ngjarjet që ndodhën pas rrëzimit të tyre, apo jo?

Pas sulmit terrorist ndaj  kullave binjake në të cilat zhvillohej biznesi ndërkombëtar në New York, Shtëpia e Bardhë vendosi  të sulmojë ushtarakisht dy shtete si Iraku dhe Afganistani. Këto sulme që u bënë me preteksin e luftës kundër terrorizmit, jo vetëm që nuk i zhduku terroristët por u bënë shkak që të lindin terroristë të rinj.

Në Afganistan, prezenca e ushtrisë amerikanë gjatë dy dekadave të fundit, nuk ka dhënë asnjë ndihmë në vendosjen e sigurisë. Këto ditë dëgjojmë shumë lajme për shpërthime të ndryshme në Kabul dhe qytete të tjera të Afganistanit dhe Washingtoni duke mbyllur njërin sy ndaj pavarësisë së qeverisë së këtij vendi, ka filluar bisedime me talebanët përfundimi i të cilave është rritja e pasigurisë për popullin afgan.

Sot Afganistani nuk vuan vetëm nga kriza e talebanëve por edhe nga ajo e ISIS-it. Po ai grup terrorist për shkak të të cilit Amerika sulmoi Iraku, sot e ka shtrirë dhunën dhe krimet e veta nga Siria deri në Afganistan.

Në Irak për shkak të prezencës së Iranit, ka më shumë qëndrueshmëri se në Afganistan, por në këtë vend nuk është zgjidhur akoma as çështja e kurdëve dhe as ajo e përçarjes fetare suni-shia. Kjo gjendje i ka shtuar më shumë shqetësimet për të ardhmen e Irakut.

Përveç Afganistanit dhe Irakut, edhe vende të tjera po pëballen me të njëjtin problem me krizën e terrorizmit. Siria është një shembull i qartë i paqëndrueshmërisë së rajonit pas ngjarjes së 11 Shtatorit. Edhe Pakistani nuk ka mbetur pa e pësuar nga sulmi ndaj terrorizmit dhe Washingtoni e ka mohuar disa herë pavarësinë e këtij vendi me justifikim luftën kundër Al-Kaedës.

Katari dhe Turqia që janë emëruar si vende që janë të afërta ideologjikisht me Al-Kaedën, gjithashtu nuk kanë mbetur të paprekur nga akuzat e Amerikës dhe e gjithë kjo ndodh në një kohë kur Arabia Saudite, e  cila ka luajtur rolin më kryesor në sulmin e 11 Shtatorit, ka mbetur akoma e bashkuar me Amerikën dhe Shtëpia e Bardhë jo vetëm që nuk ka vepruar kundër qeverisë më të rëndësishme të terrorizmit në botë, por me ndihmën e Tel Avivit dhe Riadit vazhdon të marrë në shenjestër vendet viktima të terrorizmit

Mos kushtimi vëmendje faktit që Arabia Saudite dhe Izraeli kanë marrë akuzat më të shumta në lidhje me sulmin e 11 Shtatorit , tregon se ekziston mundësua që kriza e 11 Shtatorit të jetë planifikuar më parë për të justifikuar prezencën ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Lindjen e Mesme.

Hapat që qeveritë e ndryshme amerikane kanë ndërmarrë në luftën kundër terrorizmit, asnjëherë nuk e kanë patur kuptimin e luftës kundër përgjegjësve të sulmit të 11 Shtatorit. Arabia Saudite vazhdon ta mbështesë ideologjinë fundamentaliste tekfiriste, Mosadi akoma vazhdon të krijojë grupe radikale në rajon dhe shaktuesit e tensioneve në rajon nuk janë zhdukur, por janë duke u shtuar.

Sot, qeveria e Donald Trumpit me saktësi e mbron shtimin e tensionit në rajon dhe deri në kohën kur një ashpërsi e tillë do të ketë në dorë pushtetin në Shtëpinë e Bardhë, nuk mund të shpresosh në mos përsëritjen e ngjarjeve si ajo e 11 Shtatorit.

 

 


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur