Një çati dhe dy qiej të Amerikës në përballje me terrorizmin

Categoria: Artikuj

Pa dyshim, një nga shakatë më qesharake të shekullit 21 është pretendimi i Amerikës për luftën kundër terrorizmit. Udhëheqësit e Shtëpisë së Bardhë të cilët pas ngjarjes së mashtrimit të 11 shtatorit të vitit 2001 kanë pretenduar vazhdimisht se po bëjnë gjithçka për të luftuar terrorizmin, gjatë këtyre 18 viteve që kanë kaluar pas asaj ngjarjeje, nuk kanë lënë shenja mira në lidhje me këtë çështje. Në vazhdim do të shqyrtojmë rezultatin e veprimeve të Amerikës kundër terrozimit në tre fusha:

Afganistani, Vietnami i dytë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dërguan ushtrinë në Afganistan me qëllim për të zhdukur talebanët dhe Al-Kaedën, por gjatë këtyre viteve jo vetëm që nuk ia ka arritur atij qëllimi, por me futjen e Al-Kaedës dhe grupeve të tjera si ISIS në arenën politike dhe të sigurisë së Afganistanit, këtij shteti fort të dëmtuar, i është dhënë një dorë e mirë kaosi dhe arritja e paqes së qëndrueshme në këtë vend është bërë më e pashpresë se çishte më parë. Përveç kësaj, deri në vitin 2013, numri i humbur i forcave të huaja ka arritur në mijëra persona dhe problemi i kultivimit të drogës jo vetëm që është shfaqur, por po rritet çdo ditë e më shumë. Prandaj, mund të themi: "Amerika, gjatë zbatimit të politikave të saj në Afganistan, është përballur me një humbje qesharake të cilën kërkon ta mbulojë me veprime si bisedimet për paqe në Afganistan."

Një pengesë për Irakun dhe asgjë tjetër

Në vitin 2003, djali i paduruar Xhorxh Bush, pas lëshimit të një rezolute nga Këshilli i Sigurisë së OKB dhe me justifikimin e zhdukjes së armëve të shkatërrimit në masë të qeverisë ba'athiste të Irakut, vendosi të sulmojë ushtarakisht atë vend. Që nga viti 2003 e më pas terrorizmi dhe ekstremizmi fetar kanë shpërthyer në masë në Irak me shfaqjen e Al-Kaedës së Irakut dhe ISIS-it të cilët e shkatërruan deri në themele dhe  e përgjakën këtë vend,  duke lënë pas qytete të rrënuara plotësisht.

MEK, fëmija i përkëdhelur i zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë

Në këtë mes, tragjedia më e trieshtueshme e popullit iranian është historia pa mbarim e strehimit të armiqve më gjakatarë të popullit trim të Iranit në gjirin e Amerikës. Ky vend i cili një kohë i llogariste muxhahedinët në mesin e grupeve terroriste, tani nën presionin e lobeve luftënxitëse dhe nga e djathta  është detyruar që jo vetëm ta njohë zyrtarisht këtë njësi shkelëse të të drejtave të njeriut por duhet edhe ta heqë dhe emrin e tyre të keq nga lista e organizatave terroriste që kështu me këtë veprim si një dajë më i mëshirshëm se nëna, të marrë nën mbrojtje këtë fëmijë kopil që ka vrarë shumë njerëz që i kanë dalë para gjatë rrugës. Por, në mbarim të të gjitha këtyre që thamë, pyetja kryesore është kjo se përse Amerika është sjellur kaq skandalisht gjatë këtyre 18 viteve të luftës së saj kundër terrorizmit? Ose me fjalë më të thjeshta, përse e ka turpëruar veten kaq shumë Amerika gjatë këtyre viteve duke e kthyer Irakun dhe Afganistanin në një Vietnam të dytë dhe duke përkrahur Rajavin? Përgjigjen e këtyre pyetjeve të ndërlikuara, duhet ta kërkojmë në disa arsye të ndryshme:

1-Para së gjithash, në vendet të cilat i ka sulmuar me preteksin e luftës kundër terrorizmit, Amerika ka patur politikë të dyfishtë ndaj terroristëve. Arsyeja kryesore e ndjekjes së kësaj politike të pistë është kjo që as marrja e fuqisë nga terroristët dhe as nga anti-terroristët nuk është në interes të strategjive politike të Amerikës.

2-Problemi tjetër i këtij shteti në luftën kundër terrorizmit është fakti që Amerika në përgjithësi i ndan terroristët në të mirë dhe në të këqinj. Kjo gjë tregon mendimin e gabuar të këtoj shteti dhe mendimtarëve të tij rreth fenomenit të tmerrshëm të terrorizmit, sepse nëse partitë dhe politikanët amerikanë do të kishin një mendim të saktë rreth terrorizmit do ta dinin se grupimi i ekstremistëve terroristë në miq dhe armit është shumë naiv sepse militanët selefistë i quajnë mosbesimtarë që meritojnë vdekjen të gjithë ata që i kundërshtojnë  dhe nëse bashkohen me Perëndimin, ky bashkim do të jetë i përkohshëm.

3-Një tjetër pengesë për luftën e sinqertë kundër terrorizmit nga Amrika, është miqësia e vjetër e saj me Izraelin. Ndikimi i madh i Izraelit në Amerikë rezulton në përhapjen e konfliktit kundër atyre që besojnë se çlirimi i Palestinës është i domosdoshëm. Një shembull i këtij ndikimi shikohet te sjellja e Amerikës me Abdullah Azzamin. Vrasja e këtij udhëheqësi palestinez të rrymave selefiste, tregon armiqësinë e thellë të Mosadit dhe Izraelit me çdo lloj lëvizje që kërkon çlirimin e Palestinës nga sionistët.

Si një parashikim i së ardhmes në lidhje me regresin e luftës amerikane kundër terrorizmit, mund të thuhet: Nëse Trump dhe shokët e tij do të vazhdojnë të ndjekin rrugën e tanishme të luftës kundër terrorizmit, do të jemi dëshmitarë të rritjes së urrejtjes ndaj Amerikës në botën islame dhe të shtimit të fuqisë së grupeve kundërshtare të saj në rajonin e Lindjes së Mesme.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur