Organizata e sotme Muxhahedinët Khalk përpiqet që duke mbajtur të fshehur të kaluarën e saj, me përfitimin e përkrahjve të marra nga përkrahësit perëndimorë, me organizimin e konferencave vjetore ( e fundit u mbajt muajin e kaluar në Paris) dhe gjithashtu me mbajtjen e fjalimeve dhe tregimin e ngjarjeve të ndryshme, e ka prezantuar veten si mbështetëse të të drejtave të njeriut dhe të vetmen rrugë shpëtimi për iranianët nga dhuna dhe shtypja që pretendon se u është imponuar njerëzve që nga koha e vendosjes së regjimit islamik.
Duke vënë në dukje akuzat e këtij grupi në lidhje me kushtet e papërshtatshme të të drejtave të njeriut në Iran dhe kufizimet e ashpra të vendosura nga regjimi kundër popullit(që në shumë raste bëhet dokument për lëshimin e rezolutave nga OKB-ja) , shkrimtari i këtij artikulli kërkon të bëjë të qarta disa nga krimet e sjelljet çnjerëzore të këtij grupi kundër anëtarëve të vet dhe gjithashtu kundër disa qytetarëve të thjeshtë të vendit që tregojnë se kjo organizatë nuk është e denjë për pretendime në lidhje me të drejtat e njeriut, dhënien e lirisë, ndalimin e torturimeve dhe gjërave të tjera si këto që kohët e fundit pretendohen fuqishëm nga kjo organizatë dhe përkrahësit e saj.
Maryam Rajavi, udhëheqësja e Organizatës Muxhahedinët Khalk, në një deklaratë ku ka shpalosur dhjetë nene mbi lirinë, të drejtat e njeriut dhe të drejtat e grave, citon disa artikuj të cilët për efekt të kufizimeve që kemi në këtë artikull do të përmendim vetëm disa prej tyre që të vërtetohet se e shkuara dhe gjendja aktuale e anëtarëve të ruajtur në kampet e kësaj organizate është shumë e turpshme që këta të kenë pretendime të atilla në këtë fushë. Në një vështrim kalimthi mbi gjendjen aktuale dhe atë në të shkuarën të organizatës, dallohet gjendja e ndërlikuar e anëtarëve nën menaxhimin e kësaj organizate. Në një gjendje që sipas rrëfimeve të disa anëtarëve të arratisur dhe të ndarë nga organizata dhe raporteve të disa organizatave ndërkombëtare, disa prej këtyre personave janë privuar nga të drejtat primare të njeriut si e drejta e zgjedhjes dhe vendosjes për të ardhmen, e drejta për t'u ndarë nga organizata, e drejta e të jetuarit në liri,e drejta e takimit me anëtarët e familjes, e drejta e martesës dhe krijimit të familjes, e drejta e zgjedhjes së llojit të veshjes (ata janë të detyruar të veshin uniforma ushtarake në ngjyrë jeshile) dhe shumë nga të drejtat parësore të njeriut që në rast se nuk zbatohen rregullat, i presin torturat dhe kufizimet më të ashpra. Në vijim, do të shqyrtojmë shkurtimisht disa prej këtyre rasteve.
Divorci i detyruar dhe ndalimi i martesës
Deri në vitin 1989 anëtarët e kësaj organizate gëzonin lejen për t'u martuar dhe në shumë raste me urdhër të organizatës janë detyruar të bëjnë "martesë organizative" me anëtarë të tjerë të grupit. Këto kushte ndryshuan me zbatimin e fazës së tretë të "Revolucionit Ideologjik" duke u bërë më të ashpra dhe më anti-njerëzore deri në pikën kur Masud Rajavi më 18 tetor të vitit 1989, në një mbledhje ku merrnin pjesë edhe anëtarët e Këshillit Qëndror të Organizatës Muxhahedinët Khalk, lexoi një tekst dhe i detyroi të gjithë anëtarët që në sajë të "Divorcit organizativ" të ndaheshin nga partnerët e tyre.
Në atë mbledhje, Masud Rajavi e ka prezantuar gruan e tij Maryam Rajavi njëkohësisht me të si udhëheqësen e parë të Organizatës Muxhahedinët Khalk. E quajti atë "Udhëheqësen e parë" të organizatës dhe kështu deri më sot ende vazhdon të jetë udhëheqësja e parë duke u quajtur edhe "lidere fetare dhe ideologjike". Nga ajo ditë, të gjithë anëtarët dhe udhëheqësit e organizatës, u urdhëruan të divorcojnë gratë e tyre. Që nga ajo ditë, gratë nuk u lejuan më të shkojnë në shtëpitë e tyre për të parë burrat.
Sterilizimi i grave
Më shumë se çdo grup tjetër, MEK pretendon për barazinë ndërmjet mashkullit dhe femrës, por gratë anëtare të sektit janë të privuara nga të drejtat e veta më primare. Pjesa e tmerrshme e temës është kjo që organizata nuk ishte e kënaqur vetëm me ndalimin e martesës për femrat anëtare. Ky sekt, për të zhdukur çdo mundësi të kthimit të dëshira femërore apo prindërore te këto anëtare dhe kthimin e tyre në mundshëm në gjendjen e mëparme, gjatë viteve të qëndrimit në kampin Ashraf, në sajë të një skenari të tmerrshëm çnjerëzor, bëri sterilizimin e grave.
Betul (Nasrin) Soltani(43 vjeçe), njëra nga anëtaret e ndarë nga kulti që ka një përvojë 20 vjeçare bashkëpunimi dhe anëtarësimi në këtë organizatë, është njëra nga anëtaret e ndara nga burri i saj e cila ka lënë fëmijën e saj duke u ngjitur në poste të larta organizative të Këshillit të Lidershipit.
Në lidhje me këtë ajo thotë: " Në një nga mbledhjet e Këshillit të Lidershipit të organizatës, Masud Rajavi i tha Nafise Badamçiut( e vetmja doktoreshë anëtare në Këshillin e Lidershipit) se përgjigjësia e saj e parë më e rëndësishme ishte sterilizimi i grave dhe çdo grua që do ta bënte atë do të shpërblehej nga vet Masud Rajavi. Të sterilizoheshe, në organizatë do të thonte të ngjiteshe në pozicion. Për shembull në mbledhjet e organizatës Masud dhe Maryam pyesnin Nafise Badamçiun se sa femra kishin arritur në majë të kalasë deri më tani? Sa gra ishin në rradhë? Sipas kësaj anëtareje të ndarë nga kulti i Muxhahedinëve Khalk, deri në kohën kur ajo ka qenë prezente në atë sekt, (18 tetor 2008) më shumë se 150 gra janë bërë operacion për t'u sterilizuar.
Ndarja e fëmijëve nga nënat
Divorcimit të detyruar të grave të martuara, detyrimit të tyre në jetesën si beqarë, kontrollit dhe abuzimit seksual ndaj tyre, i duhet shtuar edhe ndarja e fëmijëve nga nënat e tyre. Sipas statistikave, 70 përqind e femrave anëtare të Organizatës Muxhahedinët Khalk në Irak kanë qenë beqare dhe deri më tani nuk janë martuar ndonjëherë dhe gjithses 10 përqind e femrave që kanë qenë të martuara në atë sekt, kanë patur fëmijë. Kështu, këto femra të martuara kanë qenë të privuara nga përkujdesja për fëmijët e tyre.
Në raportin e Shërbimit Federal Gjerman, shkruhet: "Fëmijët e vegjël të anëtarëve që ishin aktivë në organizatë, janë akomoduar në "shtëpitë e fëmijëve" që kishte krijuar organizata në shtetet perëndimore ashtu si në qytetin e Kolnit. Këta fëmijë janë ndarë nga prindërit e tyre që të përgatiten dhe edukohen nga organizata për të luftuar në luftë si ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare."
Sulmi amerikan ndaj Irakut dhe lufta e parë e gjirit Persik në vitin 1990, ishte preteksti më i mirë në duart e udhëheqësve të organizatës të trafikoheshin drejt vendeve perëndimore për një kohë të shkurtër të gjithë fëmijët që ndodheshin pranë prindërve të tyre në kampin e organizatës në Iran në mënyrë që të qëndrojnë të sigurt nga rreziqet e luftës. Numri i fëmijëve ishte afërsisht 800. Në fillim u futën në Jordani dhe nga atje u zhvendosën në Gjermani në njërin nga kampet e ruajtura. Kanë marrë mësime rreth besimt dhe ideologjive të organizatës që të jenë forcat e viteve të ardhshme të këtij sekti dhe të edukohen ashtu siç e pranojnë udhëheqësit e tyre.
Ndalimi i komunikimit me familjen
Pas rënies së Sadamit dhe pushtimit të Irakut, pas një farë kohe, udhëheqësit e organizatës mundësuan për një kohë të shkurtër që anëtarët të komunikojnë me familjet e tyre, por me vërtetimin e efekteve negative të këtyre takimeve për të ardhmen e organizatës dhe rritjen e dëshirës së anëtarëve për t'u ndarë, kjo mundësi u bllokua menjëherë dhe kjo gjë nuk u mundësua më kurrë.
Anëtarët e ndarë nga organizata thonë se nuk kishte asnjë lloj komunikimi të të rrethuarve me botën e jashtme dhe shumë nga anëtarët e organizatës, pavarësisht se dëshirojnë të takohen me familjen e tyre, të detyruar dhe të vënë nën presion nga organizata, e mohojnë atë. Përgjegjësit e kampit marrin firma nga anëtarët dhe përgatisin formularë në të cilët deklarohej se nuk kishin për qëllim të takoheshin me familjen dhe të largoheshin nga kampi. Dhe sa herë që vëshguesit e të drejtave të njeriut vinin të bënin intervista me anëtarët e organizatës, ata paraqisnin ato formularët e manipuluar dhe e gjitha kjo ndodhte në një kohë kur anëtarët nuk dinin asgjë rreth kësaj teme.
Ndalimi i largimit nga organizata
Një nga veprat e tjera të organizatës së muxhahedinëve, ishte një proces shumë i frikshëm për personat që për çdo arsye donin të largoheshin nga organizata, në një mënyrë që shumë nga anëtarët e pakënaqur, për të parandaluar akuzat dhe përfundimin e keq si pasojë e kësaj kërkese, të detyruar preferonin të vazhdonin bashkëpunimin e tyre me organizatën në pritje të plotësimit të kushteve për një rast më të mirë për t'u arratisur nga kampi.
Procesi i marrë parasysh për personat që deklaronin dëshirën e tyre për t'u ndarë nga organizata, ishte organizimi i takimeve të shumta sqarimi për të ndryshuar kërkesën e tyre dhe në raste kur personi këmbëngulte për t'u ndarë, e arrestonin për një kohë nga 2 deri në 10 vite (me pretekstin se duhet të qëndronin në karantinë për një kohë të caktuar në mënyrë që të digjen informacionet që kanë dhe të mos jenë në dijeni për informacionet e reja). Para rrëzimit të Sadam Husejnit, personi që kërkonte ndarjen, pasi kalonte procesin e gjatë të burgimit, dorëzohej tek autoritetet e regjimit ba'athist dhe duhet të qëndronte për një kohë të pacaktuar në burgjet e Irakut si ai i Abu Graibit dhe në qoftë se gjatë kësaj kohe nuk ndryshonte mendim, lëshohej në një rajon mes Irakur dhe Iranit, që zakonisht vdiste nga ndonjë nga minat e mbetura nga koha e luftës ose zhdukej nga përgjegjësit e organizatës. Në këtë mënyrë paqartësia e përfundimit të anëtarëve të pakënaqur të organizatës, krijonte frikë dhe dilemë në mesin e anëtarëve të tjerë derisa ata ta mbanin të fshehtë mospëlqimin e tyre dhe për të ruajtur jetën e tyre, pranonin që fati i tyre të caktohej nga organizata.
Fjalët përfundimtare
Kalimin e disa dhjetëvjeçarëve nga aktivitetet e Organizatës Muxhahedinët Khalk kundër regjimit të Republikës Islamike dhe mos arritjes së qëllimeve të caktuara (pavarësisht shkaktimit të dëmeve të mëdha ndaj popullit iranian) dështimi i procesit ushtarak dhe terrorist të kësaj organizate është bërë i qartë dhe kërkesa e qëllimi i mbështetësve të këtij grupi terrorist për të ndryshuar qasjen e tij është duke u shfaqur dhe kjo gjë në disa forma është e analizueshme.
Në lidhje me këtë, mbështetësit ndërkombëtare të muxhahedinëve gjithashtu duhet të kenë si qëllim një proces për ta njohur këtë grup zyrtarisht si një një grup liridashës dhe në kundërshtues zyrtar të regjimit të Republikës Islamike të Iranit. Heqja e emrit të orgnaizatës Muxhahedinët Khalk nga lista e organizatave terroriste dhe përpjekja e organizuar për të fituar aprovimin e një vendi europian për të pranuar anëtarët e kësaj organizate, ka hapur rrugën për të injektuar më shumë ndihma ekonomike (që luan një rol vendimtar në mbijetesën e kësaj organizate). Kjo tregon se pas një kohe rënie dhe konfuzioni, tani liderët perëndimorë të muxhahedinëve kanë një plan të ri. Ata që ka për qëllim që sëpari të ndryshojë imazhin aktual të organizatës në shoqëri dhe rritjen e reputacionit të saj si një grup liridashës, humanist dhe sëdyti, do të ndodhin disa ndryshime në vendosjen e politikave dhe veprimet e udhëheqësve të organizatës që pak nga pak përgatit mundësitë për njohjen e tyre zyrtare dhe përkrahjen si opozitë zyrtare e Republikës Islamike dhe mundësisht të hapë rrugë për të marrë më shumë pjesë në bashkësinë ndërkombëtare.
Kjo analizë na bën të kuptojmë se e rruga e përballjes së sukseshme me përpjekjen e përkrahësve të këtyre grupeve terroriste për t'u dhënë atyre zyrtaritet dhe prezantimi i tyre si simbole të lirisë dhe të ardhmes së ndritur të popullit iranian, është informimi i popullit (në veçanti të rinjtë) në lidhje me të shkuarën e krimeve të tmerrshme të këtyre grupeve (si Organizata Muxhahedinët Khalk dhe gjithashtu sekti i bahaizmit) kundër të drejtave të njeriut, dhe në veçanti kundër klasave të ndryshme të njerëzve të vendit të tyre. Gjithashtu duhet t'i bëjmë me dije për natyrën anti-njerëzore dhe egoistike të udhëheqësve të tyre që me ndryshimin e vitrinës dhe përzgjedhjen e sloganeve liridashëse për të drejtat e njeriut, nuk do të bëjnë asnjë ndryshim thelbësor në vetvete.
Lini komentet tuaja
Posto koment si mysafir