Si i ka rezistuar MEK (Kulti Rajavi) dezintegrimit?

Categoria: Artikuj

Organizata Muxhahedinët Khalk(MEK, MKO, NCR, NLA, Kulti Rajavi), një opozitë e armatosur e Republikës Islamike të Iranit, pas pushtimit amerikan të Irakut në vitin 2003, dhe pas rrëzimit të   Sadam Husejnit, i vetmi lideri i një shteti që sponsorizonte Massoud Rajavin, është përballur me ndryshime dramatike .

Sipas raportit të RAND, USA e cilësoi kampin Ashraf të kultit si një bazë armiqësore prandaj kur MEK u dorëzua te forcat amerikane, grupi u çarmatos. Por sëshpejti, instruksionet nga Washingtoni e mbajtën kultin të paprekur brenda në bazën e tyre në Irak duke i garantuar mbrojtje.

John Bolton, i cili në atë kohë ka shërbyer si përfaqësues i qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në UN, ishte lobisti kyç i MEK-ut. Ai ka qenë dhe është një pjesëmarrës i paguar në takimet vjetore të Maryam Rajavi.  Disa të tjerë si Bolton gjithashtu, në vend të interesave kombëtare të USA,  dëshironin të tensiononin konfliktin me Iranin për përfitimet politike dhe ekonomike të një elite. 

Gjatë  viteve pas rrëzimit të Sadam Husejnit në vitin 2003 në Irak, qeveritë pasuese të Irakut kanë këmbëngulur që grupi terrorist i cili konsiderohej si një kërcënim për sigurinë e vendit, duhet të largohej nga Iraku.

Më në fund, administrata e SHBA hyrë në bisedime me autoritetet shqipëtare dhe me mbështetjen e Hillary Clinton, e cila në atë kohë ishte Sekretare e Shtetit, grupi u shpërngul në Tiranë. Qëllimi ishte të shpërbënin grupin dhe t'i integronin anëtarët e tij në shoqërinë normale. Në atë kohë ky quhej një akt humanist i cili nuk kishte asnjë qëllim politik.

Pasi administrata e re zuri vend në Washington dhe John Bolton u bë Këshilltar i Sigurisë Kombëtare dhe Rudi Giuliani, i cili ka vizituar disa herë Maryam Rajavin, u bë avokati personal i presidentit Trump, këto plane ndryshuan dhe një bazë e izoluar që i përkiste forcave ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, iu dha kultit terrorist për të ndërtuar një bazë të re. Qëllimi ishte të ndalonin defektet e mëtejshme të grupit i cili ishte bërë shumë i lehtë pas kalimit nga kampi Liberty në një bllok apartamentesh në qytetin e Tiranës. USA u premtoi autoriteteve shqiptare se qëndrimi i MEK në vendin e tyre do të ishte i përkohshëm dhe nuk do të shkaktojë asnjë problem për qeverinë shqiptare.  Kjo nuk është çështja për momentin sigurisht pasiqë është shkak i marrjes së pushtetit nga qeveritarë të rinj në Shtepinë e Bardhë.

Politika e administratës së Trumpit ka qenë ushtrimi i presionit maksimal ndaj Iranit në mënyrë që ta bëjë qeverinë t'i përkulet kërkesave të Amerikës. Përkrahja  e sektit terrorist, i cili ka pretenduar se ka vrarë të paktën 6 qytetarë amerikanë në Teheran para revolucionit, dhe braktisja e planit për shpërbërjen e tij, është pjesë e kësaj politike. Një politikë e cila po vërteton se është plotësisht e gabuar dhe që ka hedhur poshtë të gjitha arritjet e ish-administratës amerikane.

Liderët e MEK kanë parandaluar shpërbërjen e grupit me ndihmën direkte të ekipit amerikan të linjës së ashpër të presidentit Trump. Tani sekti ndodhet në Shqipëri dhe përfaqëson një kërcënim për sigurinë e Europës më shumë se në çdo vend tjetër.

Dikush mund të pyesë, Donald Trump kishte për qëllim të kërcënonte Iranin apo Europën? Iraku arriti të largojë sektin terrorist nga vendi i tij. A do të mundet Europa në përgjithësi dhe në veçanti Shqipëria, të bëjnë të njëjtën gjë?

Fund

 


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur