Karantina është një lloj ndarjeje veçmas për personin që kërkon të largohet nga kulti dhe të vazhdojë jetën e tij. Përse e bën një gjë të tillë kulti i muxhahedinëve?
Duhet të kthehemi pak prapa dhe të shohim se në çfarë forme ka qenë karantina në të kaluarën. Masud dhe Maryam Rajavi në Irak (Liberty dhe Ashraf) kishin zgjedhur një vend të posaçëm për këtë dhe personi që futej në të ishte komplet i ndarë nga të tjerët dhe mund t'i bënin çfarë të donin. Por nga ana tjetër ai person ishte rehat sepse nuk përballej me persona të ndryshëm. Por në Shqipëri, në qytet dhe pallat ndryshon puna. Përsëri më vjen një pyetje në mendje, përse karantinë?
Kur dikush nuk ka armë dhe as nuk punon në ndonjë institucion të lartë , dhe nuk ka asnjë informacion nga bota përreth, çfarë kuptimi ka ta mbash mbyllur?
Më 3 tetor të vitit 2017, pas disa debateve të gjata që u bënë me mua që të hiqja dorë nga largimi , kur e panë që unë isha shumë i vendosur për të dalë nga kulti, më thanë se duhet të qëndroja dy muaj pastaj mund të largohesha. Për shkak se nuk doja të kapesha me ta, pranova dhe më thanë që nga ai moment e më pas nuk duhet të shkoja më në mbledhjet e organizuara nga kulti sidomos në ato ku merrte pjesë dhe vet Maryam Rajavi. Kjo nuk ishte e rëndësishme, por ajo që më vriste psikologjikisht ishte fakti që duhet të qëndroja i mbyllur me orë të tëra në dhomën time që të tjerët të mos e kuptonin që unë isha duke u ndarë. Më thanë që nëse më ndodh diçka, askush nuk do të ishte në dijeni për fatin tim dhe kjo gjë i jepte hapësirë MEK-ut dhe Maryam Rajavit që të shpikte çfarë të donte.
Ky ishte për një presion të vazhdueshëm psikologjik që moment pas momenti shtohej më shumë dhe ndonjëherë për mua ishte më e lehtë të vdisja sesa të jetoja. Për këtë arsye kam vendosur të bie rehat dhe kam tentuar t'i jap fund jetës sime. Një muaj nën presion për asgjë dhe është vetëm një hakmarrje absurde sepse unë nuk di asnjë lloj informacioni. Nga ana tjetër në këtë mënyrë donin të sistemonin kohën e ndarjeve dhe t'i thonin qeverisë shqiptare që të ndarët në mesin e tyre janë pak, sepse do të kishte rënie politike për ta.
Po, një muaj presion psikologjik për çdo ditë ndoshta mund ta thyejë dhe ta vrasë një person.
Kam dëgjuar çdo ditë përë një muaj të tërë vetëm sharje. Ky ishte shpërblimi ynë për 28 vite punë natë e ditë në çdo kohë, vend dhe kusht të mundur. Kjo ishte historia e mbylljes sime në karantinë, sigurisht që tani në burgun Ashraf 3 ndryshon puna dhe ata kanë mundësi t'i bëjnë anëtarëve të ndarë çfarë të duan.
Lini komentet tuaja
Posto koment si mysafir